TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka refuzuar që të komentoj arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Duke folur në konferencën me Presidenten e KE-së, Rama theksoi se kur përmbyllen çështjet mbase ia vlen të bësh koment.
“Unë s’bëj komente për politikën e brendshme në prani të të ftuarve nga jashtë. Nuk bëjmë komente për çështje që i takojnë drejtësisë. Kur përmbyllen çështjet, mbase në ndonjë rast, ia vlen të bësh koment, sikundër mund të jenë ata katastrofike, siç është shpifja”, tha Rama.