Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp ka thënë se arrestimet për koncesionin e sterilizimit i takojnë sistemit të drejtësisë.
Rama tha se SPAK po e bën punën siç duhet dhe se e mbështet për cdo rast.
‘Kompania që ka bërë sterilizimin i ka aty ato që ka bërë nuk janë në letër janë aty. Nuk është koncesion në radhë të parë. është partneritet publik privat. Se çfarë është bërë shkoni dhe e keni në sistemin shëndetësor shqiptar. Pyesni mjekët që janë marrë me ndërhyrjet kirurgjikale. Nuk po u them të thelloheni me tutje me të dhënat. Çdo letër që unë marr e përcjellë në desitancionin përkatës.
I gjithë ky diskutim është puna e mirë që po bën një organ tjetër që quhet SPAK. Për mua është e thjeshtë fare. Janë të ndara gjërat, në qeveria mua dhe shumë të tjerët na bashkojnë qëllimet e shpallura. Skam qëllime të pashpallura. SPAK po e bën detyrën si duhet. Unë i inkurajoj që t’i nxjerrin ujin e zi çdo ngjarje dhe rasti dhe kanë mbështetjen time.’- tha Rama.