Thursday, December 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arratisja nga Turqia dhe misioni në vendet europiane, të papriturat e Ismail Qemalit! Nga Janina në Stamboll, Porta e Lartë e dënoi me 7 vjet internim

Editor by Editor
January 20, 2024
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Mendim i Lire, Vendi
0
Arratisja nga Turqia dhe misioni në vendet europiane, të papriturat e Ismail Qemalit! Nga Janina në Stamboll, Porta e Lartë e dënoi me 7 vjet internim
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 24 janar të vitit 1844 lindi në Vlorë Ismail Qemali, i konsideruar si Babai i Kombit. Ismail Qemali lindi në një nga familjet më të mëdha të Shqipërisë së Jugut. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, vijoi studimet në shkollën plotore turke në Selanik, ku ishte internuar familja e tij dhe më pas kreu gjimnazin “Zosimea” në Janinë.

Në vitin 1860, punoi si përkthyes pranë zyrës së përkthimit të Portës së Lartë. ATSH raporton se nga vitet 1862-1864 shërbeu në administratën vendore në Janinë e më pas u transferua në Tërhallë (Thesali) e përsëri në Stamboll. Mori pjesë, së bashku me Jani Vreton, Hoxhë Tahsinin, Kostandin Kristoforidhin, Pashko Vasën e Sami Frashërin, në mbjedhjen e parë për caktimin e alfabetit të shqipes dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare.

Ismail Qemali pati në vijim një varg detyrash të larta në administratën turke si kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Stamboll, mytesarif i Varnës (Bullgari), guvernator i Danubit të Poshtëm (TulxhëBullgari) etj. Më 1877 Porta e Lartë e akuzoi si kundërshtar të politikës së Sulltan Abdyl Hamitit II dhe përkrahës të pikëpamjeve liberale të Mithat Pashës (funskionar i lartë i Perandorisë, reformator, opozitar). Me këto akuza Porta e Lartë e dënoi me 7 vjet internim në qytetet Kytahja, Eskishehir dhe Bursa në Anadoll. U lirua më 1884 dhe u emërua si mytesarif i sanxhakut të Galiopolit dhe guvernator i Vilajejtit të Tripolit Libi. Më 1900 për t’u shpëtuar ndjekjeve të sulltanit, u arratis nga Turqia dhe i dorëzoi dorëheqjen sulltanit, duke e motivuar largimin e tij nga Stambolli, se në këtë mënyrë do t’i shprehte më mire idetë e tij dhe do t’i kushtonte kujdesin e duhur çështjes shqiptare.

Ismail Qemali qëndroi në vende të ndryshme të Europës ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. U aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare, mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Ismail Qemali zhvilloi gjithashtu veprimtari të ngjeshur politike në Europë për njohjen e kombit dhe të të drejtave të tij. Ai shpejt do të shpallte në shtypin e kohës, vendas dhe të huaj, platformën e tij politike për autonominë e plotë të Shqipërisë ndaj Perandorisë. Mori pjesë në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj, që ishte për njohjen e e të drejtave të kombeve të Perandorisë, por u hodh kundër Xhonturqve, kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake. Më 1909 mori pjesë në kundërrevolucionin kundër Xhonturqve dhe u zgjodh kryetar i Partisë Liberale (Ahrar).

U dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjes kundërosmane të viteve 1910-1912. Së bashku me Luigj Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi Memorandiumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912. Më 19 nëntor 1912, njoftoi bashkëatdhetarët se do të mblidhej në Shqipëri një Kuvend Kombëtar. Në këtë kuvend, që u mblodh nën kryesinë e tij më 28 nëntor 1912 lexoi deklaratën e shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë dhe ngriti flamurin kombëtar. Pas kësaj u caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme dhe minister i Punëve të Jashtme.

Në politikën e tij të jashtme Ismail Qemali u bë i papajtueshëm ndaj çdo cënimi të pavarësisë e të sovranitetit kombëtar. Pavarësisht kushteve të vështira të brendshme e të jashtme, qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali mori një varg masash për organizimin dhe ndërtimin e shtetit të pavarur. Në të gjitha këto veprimtari Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës, mbrojti me vendosmëri shtetin e pavarur shqiptar.

Previous Post

Moti i keq/ Bashkia Fushë-Arrëz shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës

Next Post

Fotolajm/ Borëpastruesja përmbyset në mes të rrugës

Next Post
Fotolajm/ Borëpastruesja përmbyset në mes të rrugës

Fotolajm/ Borëpastruesja përmbyset në mes të rrugës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Para, gjoba dhe pezullimi për gjashtë muaj: të gjitha dyshimet ndaj Zwayer, arbitruesi i ndeshjes Inter-Liverpool.

Para, gjoba dhe pezullimi për gjashtë muaj: të gjitha dyshimet ndaj Zwayer, arbitruesi i ndeshjes Inter-Liverpool.

December 10, 2025
Të drejtat e reja të transmetimit për Champions-in: ndarja e fitimeve mes pesë ligave kryesore.

RENDITJA: Arsenal siguron kualifikimin, ndërsa Bayern, PSG dhe City qëndrojnë pas. Ja ndryshimi i situatës pas raundit të 6-të.

December 10, 2025
Video/ Alonso në rrezik për t'u shkarkuar, Manchester City i Guardiolës mund të përmbysë Realin dhe të vendosë fatin e trajnerit spanjoll të madrilenëve.

Video/ Alonso në rrezik për t’u shkarkuar, Manchester City i Guardiolës mund të përmbysë Realin dhe të vendosë fatin e trajnerit spanjoll të madrilenëve.

December 10, 2025
Bardhi viziton Kongresin Amerikan: Diskutova me përfaqësues republikan dhe demokrat

AKTUALITET

Para, gjoba dhe pezullimi për gjashtë muaj: të gjitha dyshimet ndaj Zwayer, arbitruesi i ndeshjes Inter-Liverpool.

by timoni.al
December 10, 2025
0

Skandali i vitit 2006 në Bundesligën 2 dhe polemikat e fundit që përfshijnë arbitrin gjerman Felix Zwayer kanë nxitur reagime...

Read moreDetails
Të drejtat e reja të transmetimit për Champions-in: ndarja e fitimeve mes pesë ligave kryesore.

RENDITJA: Arsenal siguron kualifikimin, ndërsa Bayern, PSG dhe City qëndrojnë pas. Ja ndryshimi i situatës pas raundit të 6-të.

December 10, 2025
Video/ Alonso në rrezik për t'u shkarkuar, Manchester City i Guardiolës mund të përmbysë Realin dhe të vendosë fatin e trajnerit spanjoll të madrilenëve.

Video/ Alonso në rrezik për t’u shkarkuar, Manchester City i Guardiolës mund të përmbysë Realin dhe të vendosë fatin e trajnerit spanjoll të madrilenëve.

December 10, 2025
Bardhi viziton Kongresin Amerikan: Diskutova me përfaqësues republikan dhe demokrat

Bardhi viziton Kongresin Amerikan: Diskutova me përfaqësues republikan dhe demokrat

December 10, 2025
"Turp, PD e tregoi se është pa udhëheqje" / Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula në ‘Top Story’: Opozita nuk paraqet seriozitet.

“Turp, PD e tregoi se është pa udhëheqje” / Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula në ‘Top Story’: Opozita nuk paraqet seriozitet.

December 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Para, gjoba dhe pezullimi për gjashtë muaj: të gjitha dyshimet ndaj Zwayer, arbitruesi i ndeshjes Inter-Liverpool.

Para, gjoba dhe pezullimi për gjashtë muaj: të gjitha dyshimet ndaj Zwayer, arbitruesi i ndeshjes Inter-Liverpool.

December 10, 2025
Të drejtat e reja të transmetimit për Champions-in: ndarja e fitimeve mes pesë ligave kryesore.

RENDITJA: Arsenal siguron kualifikimin, ndërsa Bayern, PSG dhe City qëndrojnë pas. Ja ndryshimi i situatës pas raundit të 6-të.

December 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al