Wednesday, June 25, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Armëpushimi po zbatohet teksa i dërguari i Trumpit thotë se bisedimet për paqe me Iranin janë premtuese

Editor by Editor
June 25, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Armëpushimi po zbatohet teksa i dërguari i Trumpit thotë se bisedimet për paqe me Iranin janë premtuese
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Armëpushimi i ndërmjetësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mes Iranit dhe Izraelit, është duke u zbatuar të mërkurën, një ditë pasi të dyja vendet treguan shenja se lufta ajrore ka përfunduar, të paktën tani për tani.

Të dyja palët shpallën fitoren të martën pas 12 ditëve luftë, në të cilën SHBA-ja ndërhyri duke kryer bombardime në mbështetje të Izraelit për t’i shkatërruar objektet e Iranit për pasurimin e uraniumit.

I dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha të martën vonë se bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë “premtuese” dhe se Uashingtoni mban shpresë për një marrëveshje për paqe afatgjatë.

“Ne tashmë po flasim me njëri-tjetrin, jo vetëm drejtpërdrejt por edhe përmes ndërmjetësve. Mendoj se bisedimet janë premtuese. Shpresojmë të arrijmë një marrëveshje për paqe afatgjatë që do ta ringjallë Iranin”, tha Witkoff në një intervistë për Fox News.

“Tani na mbetet të ulemi me iranianët dhe të arrijmë një marrëveshje për paqe gjithëpërfshirëse, dhe jam shumë i bindur se do ta arrijmë këtë”, shtoi ai.

Trump tha gjatë fundjavës se bombarduesit amerikanë kishin “shkatërruar plotësisht” programin e Iranit për zhvillimin e armëve bërthamore. Irani pohon se veprimtaria e tij për pasurimin e uraniumit ka qëllime paqësore.

Por, pretendimi i Trumpit është kundërshtuar nga një raport fillestar i një prej agjencive të inteligjencës së administratës së tij, sipas mediave amerikane.

Vlerësimi fillestar i inteligjencës gjeti se bombardimet e fundjavës nuk arritën t’i shkatërrojnë centralet bërthamore të Iranit, të ndërtuara nën tokë, raportuan Neë York Times, Washington Post dhe CNN, duke cituar zyrtarë të njoftuar me raportin e inteligjencës ushtarake nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes së Pentagonit (DIA).

Shtëpia e Bardhë e quajti vlerësimin e inteligjencës “krejtësisht të gabuar”.

Por, raporti i DIA-s tha se vetëm hyrjet e objektit thellësisht nëntokësor në Fordo u shkatërruan, ndërsa strukturat nën tokë mbetën të paprekura, sipas mediave amerikane.

Administrata e Trumpit i tha Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të martën se sulmet e fundjavës kishin “dëmtuar” programin bërthamor të Iranit, por jo deri në nivelin e pohuar nga Trumpi se objektet ishin “shkatërruar plotësisht”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se sulmi ka eliminuar kërcënimin bërthamor ndaj Izraelit dhe se ai është i vendosur ta pengojë çdo përpjekje të Teheranit për ta ringjallur programin e tij të armëve.

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se vendi i tij e ka përfunduar me sukses luftën, duke e quajtur atë “fitore të madhe”, sipas mediave iraniane.

Pezeshkian i tha gjithashtu princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, se Teherani është i gatshëm t’i zgjidhë mosmarrëveshjet me SHBA-në, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA.

Izraeli e nisi luftën e papritur ajrore më 13 qershor, duke sulmuar objektet bërthamore iraniane dhe duke vrarë komandantë të lartë ushtarakë në goditjen më të rëndë ndaj republikës islamike që nga lufta e viteve ‘80 me Irakun.

Irani, i cili e mohon se bën përpjekje për ndërtimin e armëve bërthamore, u kundërpërgjigj me breshëri raketash mbi objektet ushtarake dhe qytetet izraelite.

Autoritetet iraniane thanë se 610 njerëz u vranë në vendin e tyre nga sulmet izraelite dhe 4.746 u plagosën.

Bombardimet hakmarrëse nga Irani vranë 28 njerëz në Izrael./REL

Previous Post

FIFA ka hapur një çështje kundër Cabral, për të hetuar se çfarë i ka ndodhur Rüdiger

Next Post

33 mln euro të padeklaruara?! Paratë e përfituara nga rrjetet sociale/ Tatimet nis hetim ndaj Kozakut dhe Ujkut të Shijakut dhe “VIP-ave” të TikTok-ut

33 mln euro të padeklaruara?! Paratë e përfituara nga rrjetet sociale/ Tatimet nis hetim ndaj Kozakut dhe Ujkut të Shijakut dhe "VIP-ave" të TikTok-ut

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Nga nënshkrimi i kontratës prej mijëra eurosh te shkeljet juridike/ Media italiane: Kryhet operacioni i parë i riatdhesimit të qeverisë italiane direkt nga Shqipëria

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier, zona “pushtohet” nga tymi

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier, zona “pushtohet” nga tymi

June 25, 2025
33 mln euro të padeklaruara?! Paratë e përfituara nga rrjetet sociale/ Tatimet nis hetim ndaj Kozakut dhe Ujkut të Shijakut dhe “VIP-ave” të TikTok-ut

33 mln euro të padeklaruara?! Paratë e përfituara nga rrjetet sociale/ Tatimet nis hetim ndaj Kozakut dhe Ujkut të Shijakut dhe “VIP-ave” të TikTok-ut

June 25, 2025
Armëpushimi po zbatohet teksa i dërguari i Trumpit thotë se bisedimet për paqe me Iranin janë premtuese

Armëpushimi po zbatohet teksa i dërguari i Trumpit thotë se bisedimet për paqe me Iranin janë premtuese

June 25, 2025
Nga nënshkrimi i kontratës prej mijëra eurosh te shkeljet juridike/ Media italiane: Kryhet operacioni i parë i riatdhesimit të qeverisë italiane direkt nga Shqipëria
AKTUALITET

by Editor
June 25, 2025
0

ITALIA- Media italiane "Altreconomia" ka publikuar një artikull të detajuar ku thuhet seItalia ka kryer riatdhesimin e parë direkt nga Shqipëria. Sipas...

Read moreDetails
Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier, zona “pushtohet” nga tymi

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier, zona “pushtohet” nga tymi

June 25, 2025
33 mln euro të padeklaruara?! Paratë e përfituara nga rrjetet sociale/ Tatimet nis hetim ndaj Kozakut dhe Ujkut të Shijakut dhe “VIP-ave” të TikTok-ut

33 mln euro të padeklaruara?! Paratë e përfituara nga rrjetet sociale/ Tatimet nis hetim ndaj Kozakut dhe Ujkut të Shijakut dhe “VIP-ave” të TikTok-ut

June 25, 2025
Armëpushimi po zbatohet teksa i dërguari i Trumpit thotë se bisedimet për paqe me Iranin janë premtuese

Armëpushimi po zbatohet teksa i dërguari i Trumpit thotë se bisedimet për paqe me Iranin janë premtuese

June 25, 2025
FIFA ka hapur një çështje kundër Cabral, për të hetuar se çfarë i ka ndodhur Rüdiger

FIFA ka hapur një çështje kundër Cabral, për të hetuar se çfarë i ka ndodhur Rüdiger

June 25, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nga nënshkrimi i kontratës prej mijëra eurosh te shkeljet juridike/ Media italiane: Kryhet operacioni i parë i riatdhesimit të qeverisë italiane direkt nga Shqipëria

Nga nënshkrimi i kontratës prej mijëra eurosh te shkeljet juridike/ Media italiane: Kryhet operacioni i parë i riatdhesimit të qeverisë italiane direkt nga Shqipëria

June 25, 2025
Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier, zona “pushtohet” nga tymi

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier, zona “pushtohet” nga tymi

June 25, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al