Saturday, March 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Apeli vulos fajësinë, dënohet “Rrumi i Shijakut”

Editor by Editor
July 23, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Apeli vulos fajësinë, dënohet “Rrumi i Shijakut”
0
SHARES
33
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, duke e shpallur fajtor për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve publikë.

Laho u dënua me 3 vite burg, por përfitoi ulje prej 1/3 për gjykim të shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me 2 vite burg. Shpenzimet procedurale iu ngarkuan të pandehurit.

Sipas hetimeve të SPAK, Laho i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, i dënuar më herët me 2 vite burg për korrupsion, shumën prej 600 mijë lekësh dhe i ka premtuar dhe 300 mijë lekë më shumë, me qëllim që të mos ushtronte ankim për një çështje pronësie. Shuma e parave, sipas SPAK është dhënë në formë ryshfeti dhe që të mos bëhej ankimim në Apel për një çështje lidhur me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

Aleksandër Laho është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai mbeti i plagosur në vitin 2019, në atentatin që iu bë prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, me të cilin ndodhej në të njëjtën makinë, ku ndërroi jetë shoferi Andi Maloku.

Në atë kohë, atij iu sekuestrua telefoni nga ku rezultoi një video, ku ai po komunikonte me një zyrtar të avokaturës së shtetit për rastin korruptiv.

Aleksandër Laho vijon të jetë në kërkim nga autoritetet shqiptare, ndërsa avokati i tij ka pretenduar se ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak se pas atentatit në vitin 2019 nuk mori ndërhyrjen e duhur mjekësore dhe nga plumbat ka mbetur i dëmtuar, duke i gjymtuar edhe një këmbë.

Njoftimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Engert Pëllumbi (anëtar),  më datë 23.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 43 akti, datë 28.05.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankimin e paraqitur nga i pandehuri A.L., ndaj vendimit nr. 12, datë 06.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 12, datë 06.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me këtë ndryshim:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L. për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 244 dhe 50, shkronja gj) të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

– Në bazë të nenit 406 paragrafi 1 i K.Pr.Penale të pandehurit A.L. i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.

– shpenzimet procedurale edhe në gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurit.

U shpall në Tiranë, më 23.07.2025.

Previous Post

Pano Soko jep dorëheqjen nga Nisma Thurje: Shkatërruam çdo gjë për 1 javë

Next Post

Dimal/ Dy makina përfshihen në aksident rrugor, të plagosur 2 fëmijë 12 dhe 8 vjeç jashtë rrezikut për jetën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Drejtoresha politike e Fierit, Balluku, shpreh reagimin e saj pas Asamblesë Kombëtare të PS-së: Nder dhe privilegj të udhëheq kryeqytetin e socialistëve.

March 21, 2026
Një moment historik! Talenti shqiptar i moshës 16-vjeçare bën debutimin me ekipin e parë të Bayern Munich në Bundesligë.

Fitore tejet emocionuese në duel për mbijetesë, Bylisi mposht Flamurtarin me një penallti të dhënë në minutën e fundit.

Iran ndaj kërcënimeve të Trump për ishullin Kharg: "Nëse shkelni territorin tonë, do ta përshkallëzojmë konfliktin në Detin e Kuq"

Iran ndaj kërcënimeve të Trump për ishullin Kharg: “Nëse shkelni territorin tonë, do ta përshkallëzojmë konfliktin në Detin e Kuq”

AKTUALITET

by timoni.al
March 21, 2026
0

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku ka shprehur falënderimin e saj pas rizgjedhjes si drejtuese politike e Qarkut Fier gjatë Asamblesë Kombëtare të...

Read moreDetails
Një moment historik! Talenti shqiptar i moshës 16-vjeçare bën debutimin me ekipin e parë të Bayern Munich në Bundesligë.

Një moment historik! Talenti shqiptar i moshës 16-vjeçare bën debutimin me ekipin e parë të Bayern Munich në Bundesligë.

March 21, 2026
Fitore tejet emocionuese në duel për mbijetesë, Bylisi mposht Flamurtarin me një penallti të dhënë në minutën e fundit.

Fitore tejet emocionuese në duel për mbijetesë, Bylisi mposht Flamurtarin me një penallti të dhënë në minutën e fundit.

March 21, 2026
Iran ndaj kërcënimeve të Trump për ishullin Kharg: "Nëse shkelni territorin tonë, do ta përshkallëzojmë konfliktin në Detin e Kuq"

Iran ndaj kërcënimeve të Trump për ishullin Kharg: “Nëse shkelni territorin tonë, do ta përshkallëzojmë konfliktin në Detin e Kuq”

March 21, 2026
Premier League: Welbeck ndëshkon Liverpool-in, Brighton e dëmton rëndë pozicionin e “Reds”-ave në tabelë.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Drejtoresha politike e Fierit, Balluku, shpreh reagimin e saj pas Asamblesë Kombëtare të PS-së: Nder dhe privilegj të udhëheq kryeqytetin e socialistëve.

Drejtoresha politike e Fierit, Balluku, shpreh reagimin e saj pas Asamblesë Kombëtare të PS-së: Nder dhe privilegj të udhëheq kryeqytetin e socialistëve.

March 21, 2026
Një moment historik! Talenti shqiptar i moshës 16-vjeçare bën debutimin me ekipin e parë të Bayern Munich në Bundesligë.

Një moment historik! Talenti shqiptar i moshës 16-vjeçare bën debutimin me ekipin e parë të Bayern Munich në Bundesligë.

March 21, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al