Monday, June 9, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Analizë/ Krahasimi mes De Biazit dhe Silvinjos, kush rezultoi trajner më i mirë me Shqipërinë në Europian?

Editor by Editor
July 1, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Sport
0
Analizë/ Krahasimi mes De Biazit dhe Silvinjos, kush rezultoi trajner më i mirë me Shqipërinë në Europian?
0
SHARES
158
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Klaudio Ndreca

Tani që Europiani i Gjermanisë ka përfunduar për Shqipërinë dhe jemi më të ftohtë për të  krahasuar 2024 me 2016, dy herë tona këtë turne, mund të bëjmë një analizë të ndryshimeve që kishim në Kombëtare ku në herën e parë drejtoheshim nga De Biazi dhe tani drejtoheshim nga Silvinjo. Dy trajnerë që bashkohen në një pikë, emrat e tyre janë shënuar në historinë e Shqipërisë dhe kanë marrë pasaportë shqiptare.

Cilat ishin ndryshimet mes tyre dhe kush rezultoi trajneri më i mirë në Europian? Atëherë, pikësëpari le ta nisim nga pikët, e para që tërheq menjëherë vëmendje. Në kohën e De Biazit, Shqipëria doli me 3 pikë nga grupi, ndërsa tani, në kohën e Silvinjos, doli me 1 pikë. Si në kohën e De Biazit dhe në kohën e Silvinjos, fati ynë i keq ishte që ndodheshim në Grupin A në 2016 dhe në Grupin B në 2024. Për ata që janë ende konfuz për të marrë kuptimin e gjithë kësaj, bëhet fjalë për kualifikimin nga grupi si vendi i 3 më i mirë.

Duke e luajtur ndeshjen e fundit përpara të tjerëve, më pas rivalët mund të bëjnë kombinimet e tyre për të nxjerrë nga gara, siç ndodhi në këtë Europian, megjithëse këtë herë, Shqipëria mori vendin e fundit dhe nuk e pësoi nga kjo skemë, por ajo e De Biazit u dogj pikërisht për këtë arsye. Sigurisht që krahasimi i pikëve nuk qëndron i gjithi pasi kjo Shqipëri kishte në grup Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, që ndryshon nga rivalët e Francës.

Por në kohën e De Biazit ne kemi mundur Portugalinë në transfertë, e cila po në atë vit, fitoi Europianin apo jo? Për më tepër kemi fituar me Francën në shtëpi dhe kemi barazuar me Francën në transfertë, ku pavarësisht se miqësore, tani nuk ia kemi dalë dot ende me rivalë të këtij kalibri për të dalë me një rezultat pozitiv. Ndoshta barazimi me Kroacinë i afrohet pak, por nuk e njohim ende fitoren. E parë në këtë prizëm, De Biazi është në avantazh.

Pika e dytë ku De Biazi kryeson karshi Silvinjos është përbërja e lojtarëve për rezultatet e nxjerra. Në kohën e De Biazit, Shqipëria nuk e kishte një lojtar kalibri si tani, nuk e kishte një Asllani, një Bajrami, një Armando Broja, një Arbër Hoxha, një Mario Mitaj. Treshja e sulmit të Shqipërisë kundër Rumanisë në 2016 ka qenë Lenjani-Sadiku-Lila, ndërsa në mesfushë Abrashi-Basha-Memushaj. Madje situata ka qenë aq e rëndë sa Memushaj u bë gati disa herë të linte Kombëtaren, por nuk po gjendej dot një zëvendësues për të dhe Lediani jo vetëm që i duhej të rikthehej nga halli, edhe në momentin kur po sforcohej, por rezultonte më i miri.

Ndërsa krahasimi i futbollit modern të Mitaj me të Agollit është një tjetër tregues për ndryshimin e cilësisë. Megjithë respekt për Agollin dhe punën e tij, por Mario Mitaj është niveli tjetër. Dhe pikërisht me këta lojtarë, De Biazi mori 3 pikë në Europian dhe ndaj Zvicrës ishte pranë barazimit me rastin e famshëm të Gashit, ku ne luajtëm për shumë minuta me 10 lojtarë. Silvinjo deklaroi se e vetmja mënyrë sesi Shqipëria mund të rritet është eksperienca dhe marrja pjesë në Europian dhe Botëror më shpesh, por rezulton se në herën e parë, kemi qenë disi më mirë se hera e dytë, jo në pamjen e spektaklit, por të produktivitetit krahasimisht me mundësinë.

Pika e tretë që Silvinjo kryeson ndaj De Biazit, është nuhatja për të ardhmen dhe trashëgimia. De Biazi ishte një trajner që e korrte suksesin duke përdorur gjithçka për gjithçka aty, pa menduar shumë gjatë. Pra e kërkonte suksesin e momentit dhe jo të lënies së një trashëgimie. Kjo u pa qartë edhe në zgjedhjen e lojtarëve për Francë, la jashtë një yll momenti si Rashica, vetëm se nuk kishte luajtur me Kombëtaren në kualifikuese.

La jashtë gjithashtu Gjimshitin se nuk kishte luajtur në klub dhe Rrahmanin. Ndërkohë Silvinjo veproi ndryshe, thërriti një 20-vjeçar si Medon Berisha dhe Arbër Hoxhën që nuk kishin luajtur në kualifikuese dhe mori një Armando Broja dhe Jasir Asani që nuk kishin luajtur prej thuajse 6 muajsh në klube. Ndërkohë pas Europianit të 2016, Shqipëria “u fik” papritur pasi ajo lojë e prodhuar, ata lojtarë nuk premtonin për të ardhmen dhe vazhdimësinë, ishte një sukses i korrur vetëm për momentin.

Ndërkohë Shqipëria e Silvinjos tani është më e frikshme në kualifikueset e Botërorit sesa në ato të Europianit të kaluara. Me një Arbër Hoxha kaq shumë të ndezur, me një Medon Berisha premtues, me Brojën që pritet të kthehet në formë, me Mitajn që pritet të bëj një hap të madh dhe në klub dhe me një mesfushë të konsoliduar me Asllanin dhe Bajramin, jo vetëm që kemi siguri për të ardhmen, por presim të shkruajmë menjëherë historinë pasardhëse me ta.

Pika tjetër ku Silvinjo kryeson ndaj De Biazit është ajo e thithjes së tifozëve në stadiume dhe vendi i parë në një grup kualifikues. Nëse në Europianin e Francës shkuam mes shumë kombinimeve të fatit, këtë herë mbërritëm si vendi i parë në një grup kualifikues.

Nëse më parë ditëm të merrnim vetëm dy barazime ndaj një rivali si Danimarka që duhej ta linim mbrapa, këtë herë morëm dy fitore kundër Cekisë dhe Polonisë, që janë thuajse të të njëjtit nivel me danezët. Madje për një moment, e lamë Leëandoëski-n pa shijuar Europianin e tij të fundit dhe kjo është një arritje. Ndërkohë, futbolli është më i bukur dhe më emocionues. Në kohën e Silvinjos, biletat avullojnë për një orë, ka më shumë shoë, më shumë spektakël dhe rezultate, të paktën në kualifikuese.

Dhe pika ku De Biazi e mbyll duelin me Silvinjon, është gjetja e golit. Italiani e dinte brumin që kishte dhe për këtë arsye, e kërkonte golin vazhdimisht nga goditjet standarte, duke vendosur në punë të gjithë dijeninë e tij për futbollin dhe për të kapur në befasi kundërshtarin. Shumë gola në kohën e De Biazit kanë ardhur për shkak të skemave të tij. Ndërkohë në kohën e Silvinjos, golat kanë ardhur në saj të cilësive individuale të vetë lojtarëve, ndërsa trajneri i ka dhënë thjeshtë liri për t’i shprehur ato. Në fakt, dukej se plani i Silvinjos ishte i njëjtë edhe në Europian, besonte se golat do të vinin po në të njëjtën mënyrë, si në kualifikuese, por nuk ndodhi.

Trajneri ynë tha se që nga janari që po punonte për Europianin dhe kishte provuar shumë skema dhe nga goditjet standarte për të gjetur golin. Por në 3 golat e shënuara në Europian, njëri vjen nga gabimi i Di Marcos, tjetri nga aftësia personale e Arbër Hoxhës dhe i vetmi që e ka një shpjegim logjik ishte goli i realizuar nga Qazim Laci me sulmimin e hapësirës, që mund të jetë e punuar në stërvitje.

Gjithashtu Silvinjo u shpreh se mendoi shumë gjatë për të ulur diferencën e madhe mes ekipeve dhe për të mos pësuar 5 apo 6 gola në grup, por duke hequr ndeshjen Gjermani-Skoci të përfunduar në shifrat 5-1, në këtë Europian, fitoret e tjera kanë ardhur me diferencë të 1 ose 2 goli, madje ka pasur një tendencë ku ekipet e vogla kanë fituar pikë ndaj ekipeve të mëdha. Pyetja është, nëse De Biazi do të merrte në kohën e tij dy lojtarë të kësaj Shqipërie tani, të kësaj forme, Asllanin dhe Bajramin, çfarë mund të bënte me ta? Ndoshta çudira! /Sport Ekspres/

Previous Post

E PLOTE/ Masat e qeverisë pas skandalit tek Onkologjiku

Next Post

“Tregimi i tij i sofistikuar krahasohej me Orwell dhe Kafkën”, mediat e huaja shkruajnë për vdekjen e Kadaresë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

June 8, 2025
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025
Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

June 8, 2025
Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

June 8, 2025
Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës
AKTUALITET

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

by Editor
June 8, 2025
0

Barcelona synon të realizojë disa shitje gjatë kësaj vere për të krijuar hapësirë financiare për afrime të reja, dhe një...

Read moreDetails
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025
Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

June 8, 2025
Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

June 8, 2025
E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

June 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

June 8, 2025
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al