Saturday, June 7, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Analiza e BBC: Si u bënë armiq Irani dhe Izraeli?

Editor by Editor
April 15, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Mendim i Lire
0
Analiza e BBC: Si u bënë armiq Irani dhe Izraeli?
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Irani ka lëshuar drone dhe raketa në drejtim të Izraelit si hakmarrje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tyre në kryeqytetin sirian Damaskut, ku humbën jetën disa persona. Ndryshe nga sa akuzohen, Izraeli as e ka konfirmuar e as mohuar hapur se ka kryer sulmin në konsullatë. Ndaj edhe motivet janë të paqarta. Por kjo shkëndije nuk vjen nga hiçi. Të dy vendet kanë zhvilluar një luftë në hije prej vitesh – duke sulmuar objektivat e njëri-tjetrit pa marrë përgjegjësi. Sulme të tilla janë shumëfishuar ndjeshëm gjatë luftës në Gaza, një konflikt që shpërtheu pasi grupi palestinez Hamas sulmoi komunitetet izraelite tetorin e kaluar.

Pse Izraeli dhe Irani janë armiq?

Të dy vendet ishin aleatë deri në Revolucionin Islamik në Iran në vitin 1979, kur një regjim mori pushtetin dhe kundërshtoi ideologjinë e Izraelit. Irani nuk e njeh të drejtën e ekzistencës së Izraelit dhe bën thirrje për fshirjen e këtij shteti. Udhëheqësi suprem i vendit, Ayatollah Ali Khamenei, më herët e ka cilësuar Izraelin një “tumor malinj” që duhet të çrrënjoset dhe të shkatërrohet. Izraeli beson se Irani përfaqëson një kërcënim për ekzistencën e këtij shteti, bazuar në retorikën e Teheranit, krijimin e aleatëve të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, të betuar për të shkatërruar Izraelin, financimin dhe armatosjen e grupeve palestineze, duke përfshirë Hamasin dhe grupin militant “Hezbollah nga Libani”.

Irani donte të hakmerrej pas sulmit në konsullatë

Irani thotë se bombardimi i Izraelit gjatë natës ishte në përgjigje të një sulmi ajror të ndodhur në konsullatën e tyre në kryeqytetin sirian Damask më 1 prill që vrau komandantë të lartë ushtarakë iranianë. Irani fajëson Izraelin për këtë sulm ajror, të cilin e konsideron shkelje të sovranitetit. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por shumë supozojnë se ata e kanë kryer slmin. 13 persona u vranë në sulm, mes tyre gjeneral brigade Mohamad Reza Zahedi, komandanti i lartë i Forcave Quds, pjesë e Gardës Republikane të Iranit, aktive jashtë vendit. Zahedi ishte figura kryesore në operacionin e Iranit për armatosjen e Hezbollahut.

Kush janë aleatët e Iranit?

Irani ka ndërtuar një rrjet aleatesh dhe forcash aleate në Lindjen e Mesme, për të cilat thotë se janë pjesë e një “boshti rezistence” ndaj pranisë dhe interesave të Amerikës. Siria është aleati më i rëndësishëm i Iranit, i cili, së bashku me Rusinë, e ndihmoi regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad t’i mbijetonte luftës civile që zgjati 10 vjet. “Hezbollahu” në Liban është grupi më i fuqishëm i armatosur i mbështetur nga Irani. Ata kanë shkëmbyer zjarr me Izraelin pothuajse çdo ditë që nga shpërthimi i luftës me Hamasin. Po ashtu, Irani mbështetet nga disa grupe militante shiite në Irak që kanë qëlluar me raketa bazat amerikane në Irak, Siri dhe Jordani. Amerika u hakmor kur tre ushtarë u vranë në një bazë ushtarake në Jordani.

Në Jemen, Irani mbështet lëvizjen “Houthi”, e cila kontrollon pjesët më të populluara të vendit. Për të treguar mbështetjen e tyre për Hamasin në Gaza, Houthi-t kanë gjuajtur raketa dhe drone drejt Izraelit, si dhe po sulmojnë edhe anijet tregtare që lundrojnë në brigjet e këtij vendi, duke fundosur të paktën një. Irani gjithashtu armatos dhe stërvit grupet e armatosura palestineze si Hamasi, i cili sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke ndezur luftën aktuale në Gaza dhe konfliktet në Lindjen e Mesme më të gjerë. Megjithatë, Irani mohon se ka gisht në sulmet e 7 tetorit.

Krahasimi i fuqisë ushtarake të Iranit dhe Izraelit

Irani është gjeografikisht shumë më i madh se Izraeli dhe vendi ka afër 90 milionë banorë, pothuajse dhjetë herë më shumë, por kjo nuk do të thotë fuqi më të madhe ushtarake. Regjimi ka investuar shuma të konsiderueshme në raketa dhe drone. Kanë një arsenal të madh për vete, e po ashtu furnizojnë edhe aleatët, Houthis në Jemen dhe Hezbollah në Liban. Ajo që i mungon Iranit është një sistem modern i mbrojtjes ajrore dhe avionëve luftarakë.

Irani e ka furnizuar Moskën me drone sulmuese Shahid dhe Rusia thuhet se tani po përpiqet të nisë prodhimin e këtyre armëve.

Irani, Izraeli dhe… Benjamin Netanyahu

Në ndryshim nga Irani, Izraeli është një nga fuqitë ajrore më të avancuara në botë. Sipas raportit të bilancit ushtarak të IISS, Izraeli ka të paktën 14 skuadrilje reaktivësh, duke përfshirë avionë F-15, F-16 dhe avionët më të fundit të teknologjisë F-35 “stealth”. Izraeli gjithashtu ka përvojë me nisjen e sulmeve thellë në territorin e armikut.

A kanë Irani dhe Izraeli armë bërthamore?

Izraeli supozohet se zotëron armë bërthamore, por publikisht janë të paqartë. Irani nuk posedon armë bërthamore. Vitin e kaluar, mbikëqyrësi bërthamor botëror gjeti grimca uraniumi të pasuruara deri në 83.7 për qind- shumë afër asaj që nevojitet për armët – në objektin e magazinimit nëntokësor të Iranit, i quajtur “Fordo”. Irani tha se mund të ketë pasur “luhatje të paqëllimshme” në normën e pasurimit. Por në fakt, Irani ka pasuruar hapur uraniumin në pastërtinë 60 për qind për më shumë se dy vjet, duke shkelur një marrëveshje të vitit 2015 me fuqitë botërore. Megjithatë, kjo marrëveshje ka qenë në prag të kolapsit që kur ish-presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme dhe vendosi sanksione të ashpra ndaj Iranit në vitin 2018. Izraeli e kundërshtoi këtë marrëveshje që në fillim.

Çfarë mesazhi po dërgon Irani me këtë sulm?

Autoritetet e Iranit dhe Izraelit janë nën presionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Të dy e dinë se po luajnë me zjarrin. Ka zëra në Izrael se ushtria duhet të zgjerojë konfrontimin e saj me grupin e armatosur nga Libani. Por për momentin nuk ka asnjë lëvizj

Previous Post

Mediat greke: Mitsotakis fut Belerin kandidat për eurodeputet

Next Post

Nga shefat e policisë tek ‘kokat’ e krimit, mbyllen hetimet për dosjen ‘Metamorfoza’

Next Post
Nga shefat e policisë tek ‘kokat’ e krimit, mbyllen hetimet për dosjen ‘Metamorfoza’

Nga shefat e policisë tek ‘kokat’ e krimit, mbyllen hetimet për dosjen ‘Metamorfoza’

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

June 7, 2025
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

June 7, 2025
“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

AKTUALITET

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

by Editor
June 7, 2025
0

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, foli pas barazimit pa gola që Shqipëria regjistroi në “Air Albania” ndaj Serbisë. Në...

Read moreDetails
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

June 7, 2025
“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

June 7, 2025
“Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

“Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

June 7, 2025
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al