Friday, June 20, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Analiza e Andi Bushatit: Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?

Editor by Editor
October 22, 2023
in AKTUALITET, OP-ED, Vendi
0
Analiza e Andi Bushatit: Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
0
SHARES
67
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arrestimi i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, dhe kufizimi i lirisë për ish kryeministrin, ka nxjerrë edhe njëherë në sipërfaqe papagallët e sponsorizuar të reformës në drejtësi, të cilët kanë shpallur me të madhe mbylljen e epokës së pandëshkueshmërisë.

Në fakt, pyetja që shtrohet është tjetër: a ka marrë fund pandëshkueshmëria, apo vetë drejtësia, që duhet ti trajtonte të gjithë, si të barabartë para ligjit?

Natyrisht, çështja e privatizimit të klubit Partizani, për të cilën u prangos dhëndëri dhe pothuajse u arrestua Berisha (vetëm mosha mbi 75 vjeç e favorizoi për masa më të buta) është një histori të cilës i duhet shkuar deri në fund.

Unë personalisht e kam denoncuar tjetërsimin e një objekti sportiv dhe kthimin e tij në shesh ndërtimi, që gjatë kohës kur Berisha ishte në pushtet dhe vazhdoj të mendoj se bashkë me ngjarje si Gërdeci, apo 21 janari, ajo është një nga historitë që e ka njollosur qeverisjen tetë vjeçare të demokratëve.

Por, thënë këtë, duket se SPAK dhe Gjykata e posatçme kanë pasur më së paku standarte të dyfishta dhe me e shumta, motivim politik, në qëndrimin ndaj Sali Berishës.

Le ta shpjegojmë shkurtimisht. Mes viteve 2008- 2012, një bashkim familjesh pronarësh të vjetër, privatizojnë klubin sportiv Partizani, që deri më athere i përkiste ministrisë së mbrojtjes. Në krye të përfaqësimit të tyre ligjor vihet Jamarbër Malltezi.

Procesi kryehet nga një sërë institucionesh me shpejtësi të madhe dhe pretendohet se punonjësve që nuk donin të nënshkruanin u ushtrohet presion.

Si përfundim, në këtë truall, ngrihen 17 kulla, ku dyshohet se Malltezi ka marrë më shumë pjesë sesa i takon si pronar, pasi ai është shpërblyer për ndikimin që ka pasur si dhëndër i shefit të qeverisë.

Çdo shqiptar që i lexon këto rradhë e pranon me gojën plot: Epo natyrisht që ka ndodhur kështu, pasi ai kishte në favor vjehërrin kryeministër.

Duket sikur edhe SPAK ka ndjekur të njëjtën logjikë, duke nxituar të akuzojë Berishën për korrupsion pasiv dhe duke kërkuar nga ai detyrim paraqitje dhe pengesën për të udhëtuar jashtë shtetit.

Në fakt, në një vend normal kështu duhet të ndodhte. Por me një ndryshim, ky standart duhej aplikuar për të gjithë…

Nëse Berisha dyshohet se për këtë dosje e gjithë administrata dhe pjesa politike e ministrive ka vepruar nën presionin e tij, a nuk është pikërisht kjo fabula për të cilën Edi Rama akuzohet tek inceneratorët, koncesionet në shëndetësi, apo gjetkë?

Këtu qëndron, në fakt, kërcitja e madhe. Në rastin e kryeministrit që është në pushtet, SPAK ka adoptuar alibinë e këtij të fundit, se keqbërësit kanë ngrënë kumblla dhe dardha pas shpinës së tij. Pra, se Edi Rama, është i pastër, por e kanë tradhëtuar bashkëpuntorët rrugës.

Ndërsa, për kryeministrin që ka rënë nga pushteti, që për më tepër është edhe lideri i opozitës, kuti është i ndryshëm: Nuk mund të ndodhë gjë poshtë, pa urdhëruar ai që ka në dorë dhe gurin dhe arrën.

Pra e njëjta njësi matëse që të parin e pastron, shërben që të dytin ta penalizojë. Askujt nga drejtësia nuk i ka shkuar në mend alibia qesharake e përdorur për Ramën, se dhëndri mund të ketë komplotuar pas shpinës së vjehërrit.

Dhe nuk mbaron këtu. Në çështje si ajo e inceneratorëve, për shembull, vjedhja tashmë është e verifikuar, paratë janë gjetur se ku kanë shkuar dhe sërish kryeministri nuk preket. Në rastin e dosjes “Partizani”, abuzimi është ende një proces në hetim, por kaq majafton që të shkohet drejt e tek ish kreu i qeverisë.   

Në çështjen e parë, protagonistët kryesorë lihen ti shpëtojnë burgut, ndërsa Malltezi prangoset në një nga mjediset më publikë të vendit, në areoportin e Rinasit dhe filmohet për tu bërë shembull.

Në raste të tjera, si Tahiri apo Ahmetaj, procedurat parlamentare për ti hapur rrugë prokurorëve zgjasin e zgjasin, kurse për Berishën shkelet kushtetuta, duke marrë vendimin e kufizimit të lirisë, pa miratimin e kuvendit.

Nëse Rama nuk është guxuar as të merret njëherë në pyetje, Berisha akuzohet dhe duhet të dorëzojë pashaportën, a thua se ndokush ka frikë se ai mund të bëjë atë që në fakt do të uronin të gjithë armiqtë e tij, të arratisej.

Po të shtosh këtu, emrat e spakistëve që e kanë marrë vendimin, koordinimin mes pjesës politike dhe asaj të prokurorisë për të kryer aksionin, mënyrën se si u furnizuan mediat, duket qartë se peshorja e drejtësisë është zhbalancuar frikshëm.

Prandaj, duhet të jesh i shitur kokë e këmbë, që për këtë drejtësi me dy standarte, të shpallësh hapjen e një faqeje të re në histori. Dosja “Partizani”, domosdoshmëria e zbardhjes reale të së cilës, as që vihet në diskutim, nuk mund të shërbejë si ilustrim për këtë fabul të shëmtuar.

Përpara se të shënojë fundin e pandëshkueshmërisë, ajo po përforcon një dielmë tjetër: a kemi të bëjmë një drejtësi vulnerabël ndaj më të fuqishmëve, apo në të kundërt, kemi mbërritur në një fazë të re, në atë kur këta të fundit po e përdorin si mjet për të goditur rivalët./Lapsi

Previous Post

Plagosi të miturin në Fier, arrestohet pas dy orësh arrati autori

Next Post

Sulmet në Gaza, OKB: Është përhapur lija e dhenve dhe zgjebja

Next Post
Sulmet në Gaza, OKB: Është përhapur lija e dhenve dhe zgjebja

Sulmet në Gaza, OKB: Është përhapur lija e dhenve dhe zgjebja

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kishin dalë me varkë për të peshkuar, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen për shkak të motit të keq

Kishin dalë me varkë për të peshkuar, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen për shkak të motit të keq

June 20, 2025
“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”! Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”! Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

June 20, 2025
Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

June 20, 2025
Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik/ Avokati i familjes Ademaj: Po tentojnë të shmangin burgimin e përjetshëm! Drejtori i QKUK-së: Do të qëndrojë në spital aq sa duhet

AKTUALITET

Kishin dalë me varkë për të peshkuar, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen për shkak të motit të keq

by Editor
June 20, 2025
0

Policia Kufitare ka ndërhyrë për të shpëtuar dy shtetas që rrezikoheshin të mbyteshin në liqen, për shkak të motit të...

Read moreDetails
“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”! Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”! Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

June 20, 2025
Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

June 20, 2025
Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik/ Avokati i familjes Ademaj: Po tentojnë të shmangin burgimin e përjetshëm! Drejtori i QKUK-së: Do të qëndrojë në spital aq sa duhet

Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik/ Avokati i familjes Ademaj: Po tentojnë të shmangin burgimin e përjetshëm! Drejtori i QKUK-së: Do të qëndrojë në spital aq sa duhet

June 20, 2025
Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, publikohen notat e maturantëve

Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, publikohen notat e maturantëve

June 20, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kishin dalë me varkë për të peshkuar, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen për shkak të motit të keq

Kishin dalë me varkë për të peshkuar, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen për shkak të motit të keq

June 20, 2025
“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”! Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”! Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

June 20, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al