Wednesday, November 5, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Amant Josifi, lidhjet me Olsi Ramën dhe si i shpëtoi prangave në Shqipëri

Editor by Editor
September 15, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Amant Josifi, lidhjet me Olsi Ramën dhe si i shpëtoi prangave në Shqipëri
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Amant Josifi arriti t’u shpëtojë prangave kur një skuadër speciale e policisë spanjolle erdhi ta arrestojë në Shqipëri, por kjo nuk e pengoi policinë shqiptare që arrestimin e tij në Dubai ta quajë një sukses të përbashkët me partnerët e huaj.

Në fakt, policia shqiptare e ka pasur të vështirë t’i afrohet Josifit, për shkak të lidhjeve të tij me nivelet e larta të pushtetit. Në moshën 26-vjeçare u emërua në një post që i ofronte siguri, si këshilltar i ministres së atëhershme të Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Edhe pse në moshë të re, Amant Josifi krijoi lidhje fitimprurëse me një grup të rinjsh të shkolluar në perëndim që arritën t’i zhvasin miliarda euro qytetarëve europianë, nëpërmjet mashtrimit me call-centera. Ish-ministrja e Jashtme dhe e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nuk ka shpjeguar asnjëherë se cili ishte rekomandimi që e solli 26-vjeçarin Amant Josifi në zyrën e saj si këshilltar.

Marrëdhënia e pasqaruar me Olsi Ramën

Përveçse këshilltar i Xhaçkës, Amant Josifi rezultoi të jetë edhe ortak në biznes me vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën. Është fjala për kompaninë e quajtur Pegasus Communications, ku Josifi ishte ortak me Olsi Ramën, vëllain e vogël të kryeministrit Edi Rama.

Olsi Rama zotëronte 35% të aksioneve të kompanisë Pegasus Communicatios, ndërsa 30% zotërohej nga Amant Josifi. As Olsi Rama nuk ka folur në asnjë rast për marrëdhënien që kishte me Amant Josifin, pasi ky u shpall në kërkim nga Gjykata në Spanjë në nëntor të vitit të kaluar për veprat penale “Mashtrime me rrethana rënduese”, “Krim kibernetik”, “Skema piramidale” dhe “Organizata kriminale”.

Një shkrim i rrjetit të gazetarëve OCCRP shpalosi për herë të parë skemën e mashtrimit me “call-center” nga Gjeorgjia, Ukraina deri në Tiranë dhe zbuloi se pika e kontaktit në vendin tonë ishte Amant Josifi.

Ja çfarë shkruante media investigative për Josifin dhe lidhjet e tij:

“31-vjeçari Josifi ka lidhje të fuqishme në Shqipëri. Ai ka qenë këshilltar zyrtar i ministrit të Mbrojtjes që nga dhjetori 2017, kur u emërua nga Olta Xhaçka, anëtare e Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama.

Josifi është gjithashtu një ish-partner biznesi i vëllait të kryeministrit, Ols (Olsi) Rama, me të cilin bashkëprononte një firmë telekomunikacioni dhe telemarketing, Pegasus Communications Shpk, derisa Josifi shiti aksionet e tij në dhjetor 2017.

Nëna e tij, Pranvera Strakosha, është një ish-gjyqtare, e cila tani është Komisionere për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, një ombudsmen i ngarkuar me mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të qeverisë.

Në përgjigje të pyetjeve të OCCRP, Josifi konfirmoi se ai kishte një call center në Shqipëri dhe se kishte marrë pjesë në festën e Milton Group (kompania mëmë e mashtrimit) në janar. Por ai mohoi çdo lidhje formale me Milton Group dhe tha se qendra e tij ishte krejtësisht e shkëputur.

Ai tha se ishte “thjesht me pushime” në Kiev gjatë kohës së festës dhe ishte njohur me David Todua (koka e skemës ponzi)”.

Kush janë djemtë e Milton Group

Mediat europianë i kanë kushtuar një vëmëndje të veçantë të ashtuquajturit grupi Milton, një grup djemsh të shkolluar në Perëndim që ngritën një skemë mashtrimi me call-center dhe arritën të zhvasin qindra mijëra qytetarë në mbarë Europën. Kokat e grupit ishin David Todua, Rati Tchelidze, Guram Gogeshvili, Joseph Mgeladze dhe Michael Benimini.

Josifi ishte një njohje e tyre, që drejtonte degën e Shqipërisë dhe që bëri pjesën e tij për zhvatjen e miliardave duke organizuar skemën në vendin tonë.

Grupi Milton arriti që përmes mashtrimit të krijojë skema false të incestimit duke i bindur viktimat e saj se po fitonin në bursa, duke i zhvatur në disa raste qindra mijëra paund.

Madje, një markë investimi e grupit Milton sponsorizoi edhe një klub futbolli spanjoll të nivelit më të lartë dhe u reklamua në gazetat kryesore, duke i dhënë kredibilitet investitorëve të mundshëm.

Markat e grupit Milton kishin hapësirë ​​zyre në disa shtete. Shumica e viktimave regjistroheshin pasi shikonin një reklamë në mediat sociale. Brenda 48 orëve merrnin një telefonatë.

Në anën tjetër të telefonit zakonisht ishte një qendër telefonike, me po të njëjtat veçori që ka një biznes legjitim, një zyrë moderne me një departament të burimeve njerëzore, objektiva mujore dhe bonuse, ditë pushimi dhe konkurse për operatorin më të mirë. Disa qendra telefonike luanin muzikë motivuese në sfond.

Viktimat regjistroheshin në markat fiktive të krijuara nga grupi Milton. Më pas udhëzoheshin nga ndërmjetësi që të bënin tregti të paracaktuar për të humbur paratë e klientit dhe për të fituar para për ndërmjetësin.

Disa udhëzoheshin të shkarkonin në kompjuterin e tyre një program që i lejon mashtruesit të kontrollojë nga distanca kompjuterin e tyre dhe të kryejë lëvizje në emër të klientit. Klientët mendonin se po bënin lëvizje të zgjuara në bursa të vërteta, por paratë e tyre thjesht vidheshin.

Në Shqipëri, vitin e kaluar u arrestuan 4 bashkëpuntorë të Amant Josifit, ndërkohë që vetë ai i shpëtoi prangave. Atëherë u hodhën dyshime për një dekonspirim të aksionit, falë njohjeve të fuqishme që kishte i riu.

Në media u raportua se pak orë para se të niste aksioni i policisë për arrestimin e tij, zyrat e call center u boshatisën me urgjencë dhe Josifi u largua në drejtim të paditur. Emri i tij nuk u përmend as në konferencën që zhvilluan prokurorët e SPAK.

Irisa Puca, Adrian Korriku, Bernardo Saraçaj dhe Erind Pysqyli janë 4 të arrestuarit në operacionin ndërkombëtar që u udhëhoq nga Eurojust, Europol dhe Guardia Civil spanjolle. Hetimet atëherë u shtrinë në disa vende të Europës, përfshirë Shqipërinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Ukrainën./LAPSI

Previous Post

U ekzekutua për hakmarrje në Itali, arrestohet autorët e vrasjes së Elson Kalaverit

Next Post

Udhëtimi i vdekjes/ Kush ishte kurthi i policit që i çoi 6 mafiozët drejt plumbave?

Next Post
Udhëtimi i vdekjes/ Kush ishte kurthi i policit që i çoi 6 mafiozët drejt plumbave?

Udhëtimi i vdekjes/ Kush ishte kurthi i policit që i çoi 6 mafiozët drejt plumbave?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Teoria konspirative nga Bernie Ecclestone: McLaren e ndihmon Lando Norris për të fituar titullin.

Teoria konspirative nga Bernie Ecclestone: McLaren e ndihmon Lando Norris për të fituar titullin.

November 4, 2025
Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

November 4, 2025
Liverpool arrin një fitore të rëndësishme në Angli me një gol të vetëm, duke e mbyllur krizën.

Liverpool arrin një fitore të rëndësishme në Angli me një gol të vetëm, duke e mbyllur krizën.

November 4, 2025
Neda Balluku flet për divorcin me bashkëshortin: Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë.

LAJME

Teoria konspirative nga Bernie Ecclestone: McLaren e ndihmon Lando Norris për të fituar titullin.

by timoni.al
November 4, 2025
0

Botërori i Formula 1 po përjeton një fund emocional këtë vit, me një situatë të pazakontë që nga viti 2012,...

Read moreDetails
Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

November 4, 2025
Liverpool arrin një fitore të rëndësishme në Angli me një gol të vetëm, duke e mbyllur krizën.

Liverpool arrin një fitore të rëndësishme në Angli me një gol të vetëm, duke e mbyllur krizën.

November 4, 2025
Neda Balluku flet për divorcin me bashkëshortin: Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë.

Neda Balluku flet për divorcin me bashkëshortin: Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë.

November 4, 2025
Max Dowman regjistrohet si futbollisti më i ri në librin e rekordeve të Champions League.

Max Dowman regjistrohet si futbollisti më i ri në librin e rekordeve të Champions League.

November 4, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Teoria konspirative nga Bernie Ecclestone: McLaren e ndihmon Lando Norris për të fituar titullin.

Teoria konspirative nga Bernie Ecclestone: McLaren e ndihmon Lando Norris për të fituar titullin.

November 4, 2025
Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

November 4, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al