Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Alfred Peza vendos të mos transmetojë Kampionatin Evropian, shqiptarët nuk do ta shikojnë Kombëtaren në RTSH

Editor by Editor
October 17, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Media
0
Alfred Peza vendos të mos transmetojë Kampionatin Evropian, shqiptarët nuk do ta shikojnë Kombëtaren në RTSH
0
SHARES
10.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

RTSH-ja, e keq drejtuar nga Alfred Peza, nuk do transmetojë Kampionatin Evropian të Futbollit 2024. Kjo është “dhurata” që Alfred Peza i bën publikut dhe telespektatorit shqiptar në ditët kur Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është një hap larg kualifikimit në fazën finale të kampionatit Evropian të Futbollit.

Ky është një tjetër skandal i madh i radhës në administratën e Televizionit Publik Shqiptar i financuar nga lekët e taksapaguesve shqiptarë, të cilët janë të prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ky mohim i pashembullt i të drejtave për të ndjekur eventin që tashmë ishte kthyer në traditë në RTSH. As sistemi totalitar nuk ua mohoi shqiptarëve këtë të drejtë, por kapteri po.

Ai në kuadër të një RTSH-je të madhe në epokën digjitale “pa dashje” rrit llogaritë e tij (6 shifrore në euro) duke iu bërë favore televizioneve private me të drejtën e taksapaguesve. Konkretisht Alfred Peza është tërhequr me dashje nga marrja e të drejtave të transmetimit të ndeshjeve të Kampionatit Evropian të futbollit 2024 për territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ky transmetim ka qenë historikisht pjesë e Televizionit Publik në çdo kohë, në komunizëm, në vitet ‘90 e më vonë dhe ai ishte dritarja ku shqiptarët shikonin falas për 1 muaj një event sportiv që ndiqet nga miliarda njerëz në botë.
Me mosveprimin e tij Alfred Peza ia ka pasuar të drejtën e transmetimit platformave private të cilat do e transmetojnë Kampionatin Evropian të futbollit me pagesë.

Sfidohet kapteri të dalë publikisht të sqarojë pozicionin e tij për të gjithë taksapaguesit shqiptarë pse e la transmetimin e Kampionatit Evropian të futbollit ta marrin platformat private. Logjika është e thjeshtë, këtë vit që do marrë pjesë Kombëtarja Shqiptare e futbollit edhe çmimet e përfitimit nga transmetimet në Shqipëri janë më të larta, por jo për RTSH-në.

Peza nuk u ka rezistuar dot ofertave që shkonin për llogarinë e tij (atë të cilën do ta bëjë të madhe nën maskën se do bëjë RTSH të madhe). Pikërisht Alfred Peza i la rrugë të lirë platformës private duke mos marrë pjesë fare në konkursin për marrjen e të drejtave të transmetimit. Sjellim në vëmendje se transmetuesit publikë gëzojnë të drejtën të japin oferta favorizuese për transmetimin e këtyre eventeve dhe kanë prioritet në paraqitjen e ofertave.

Por kapteri nuk donte ta bënte këtë për shqiptarët pasi ai donte ta konvertonte kënaqësinë e telespektatorëve në kënaqësinë e shtimit të shifrave në llogaritë e tij. Bazuar në fakte dhe në eksperiencat e mëparshme, RTSH do të fitonte nga sponsorat rreth 2 milion euro nëse transmetonte këtë event ndërkombëtar, përveç rritjes së imazhit edhe plotësimit të detyrimeve ndaj publikut.

Lexuesi dhe telespektatori i prekur direkt nga kjo padrejtësi e kupton vetë pjesën që ka marrë Alfred Peza në këtë rast. Shkrimet tona çdo ditë kanë sjellë padrejtësitë e kapterit në një institucion publik, tymi i të cilave tani ka dalë sheshit dhe askush më nuk mund ta fshehë atë. Të gjithë duhet të reagojnë fort ndaj këtij skandali me përmasa kombëtare.

Publiku taksapagues, Këshilli Drejtues dhe Komisioni i Medias të vendosin para përgjegjësisë kapterin milioner i cili i ka rrudhur prodhimet e programeve të RTSH-së në 0.
Kapter Peza jo vetëm që taksapaguesve shqiptarë u hoqi të drejtën e transmetimit të Kampionatit Shqiptar të Futbollit, por ai sot e ka katandisur RTSH pa transmetim në faqen e Web-it.

Kushdo mund të verifikojë fare lehtë që RTSH është i vetmi televizion në Shqipëri që nuk transmeton programet e veta në internet, ndërkohë që për vite me radhë ishte i pari TV që e implementoi dhe e vendosi si standard. Ah sigurisht kjo arritje (në zbritje) është në vazhdën e zbatimit të platformës fituese që drejtori kishte me emër “për një RTSH të madhe në epokën digjitale“.

Ai mori Orlandon si Drejtor IT me qëllim që ta përdorte për tenderin e faqes WEB, por ky i fundit kur pa pjesën e tortës që donte kapteri u dorëhoq nga detyra, duke e lënë Alfred Pezën në pritje të Edlir Rrapajt si Drejtues të Njësisë Teknike. Por kandidaturën e këtij të fundit Këshilli Drejtues e ka refuzuar disa herë tashmë, por kapteri e do medoemos, jo se e dogji malli për të, por sepse e ka të bindurin e tij dhe do ta përdorë për firmosjen e pjesëve që do shkojnë në llogari të Mister Milionshit.

Për këtë arësye kapteri nuk po plotëson vendet vakante të dy inxhinierëve më të mire në tregun mediatik shqiptar, të pushuar padrejtësisht nga puna pasi nuk firmosën dokumentacionin që binte në kundërshtim me ligjin, për dy tendera që donte të mbyllte sa më shpejt kapteri me Lamajn, për të sjellë në këto pozicione “qoka” të Rrapajt. Gojët e liga thonë që mund të djegë Tafanin dhe Xhanijën si kandidatura të papërshtatshme vetëm që Rrapaj të vijë dhe ta bëjë “Kapterin/RTSH-në e madhe”, pasi ai për këtë pozicion drejtues do të sakrifikojë dy rroga të superpaguara për një rrogë modeste shteti. (Edlir… shqiptarë jemi…pyesim gjithmonë sa e ke rrogën).

Gjithashtu nën drejtimin e Alfred Pezës, RTSH-ja nuk transmeton më as në aplikacionet për telefon, tablet apo TV, ku ishte lider dhe i pari në këto platformë pa pagesë që kishte zënë vend në jetën e shqiptarëve brenda dhe sidomos jashtë vendit.

Por kapteri nuk mjaftohet me kaq. Duke e menduar që tashmë është “pronari” i RTSH-së, vazhdon të blejë mallra, shërbime apo punë pa proçedura prokurime apo ca më keq duke copëzuar blerjet me qëllim që të realizojë blerje nën vlerën 100 000 lekë të reja natyrisht.

Të nderuar lexues këto janë simptomat e një menaxhimi jo në interes të publikut, por në interes të xhepave vetjakë dhe çetës analfabete dhe hajdute të Alfred Pezës që fillon me ushtar Enkelejd Lamaj, Bora Xhanijen, Blerta Gjermenin, Anila Agalliun (e cila në historinë e RTSH-së do të mbahet mend vetëm për personelin e paaftë që ka rekrutuar si dhe kontrollet) ,Vladimir Grorin, Xhabaftin, etj…
Me veprimet e muajve të fundit simptomat do vazhdojnë të rëndohen. Ne i sjellim lexuesit dhe telespektatorit shqiptar fakte.

Përfundimi del logjikshëm në mendjen e çdokujt sipas këndvështrimit të vet, por një fakt nuk mund të mohohet dhe ai është që kapteri po e ç’bën RTSH-në e madhe. Ka të gjithë hapësirat e medieve personale dhe jo personale të vërtetojë të kundërtën me fakte. Të paktën kësaj rradhe iu detyrohet shumë telespektatorëve shqiptarë që janë njëkohësisht edhe taksapagues. Këtë herë bëhet fjalë për interes direkt të publikut dhe jo interes të stafit të RTSH-së.

Mos ndoshta edhe “shitjen” e të drejtave të transmetimit të Kampionatit Evropian të futbollit e ka bërë në interes të Publikut?! Publiku gjykon vetë…..dhe kupton si shtohen llogaritë personale deri në numra 6 apo 7 shifrorë. Imagjinoni gjithë dashamirësit e Kombëtares Shqiptare, këtë event historik të pjesëmarrjes së kombëtares në Evropian do e shikojnë JO në platformën e tyre, por me pagesë në platformat private.

KLSH, Komisoni i Medias dhe Këshilli Drejtues duhet të vendosin të drejtën e publikut në vend, duke hequr maskën sociale të kapterit dhe ti tregojnë publikut ku e ka vendin ai.

Previous Post

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Shqipëria abstenon rezolutën e Rusisë, ambasadori Hoxha: Nuk u trajtuan siç duhet çështjet kritike

Next Post

Rama bën premtimin para Macron: Do të përmirësoj frëngjishten time! Marrëdhëniet dypalëshe janë thelluar

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

December 15, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025
“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

December 15, 2025
"Topi i Artë" i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

“Topi i Artë” i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

December 15, 2025
Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?
Lajmi Fundit

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

by timoni.al
December 15, 2025
0

Gratë po e mbrojnë Catherine Zeta-Jones pas kritikave për pamjen e saj gjatë një eventi të fundit në Los Anxhelos....

Read moreDetails
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025
“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

December 15, 2025
"Topi i Artë" i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

“Topi i Artë” i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

December 15, 2025
Donald Trump shpreh optimizëm: Jemi më pranë arritjes së paqes në Ukrainë se kurrë më parë.

Donald Trump shpreh optimizëm: Jemi më pranë arritjes së paqes në Ukrainë se kurrë më parë.

December 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

December 15, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al