Kjo është platforma e cila e shpalli fitues Drejtorin Aktual të RTSH në datë 13 Qershor 2023.
Në të vërtetë nga ajo datë RTSH dhe stafi i saj është në sulm të paprecedent nga vetë Drejtori i Përgjithshëm. Varfëria e arsyeve për shantazhet në lidhje me vendin e punës ndaj punonjësve të RTSH tashmë është kthyer në meme në mediat online, sigurisht në funksion të platformës fituese të Drejtorit të Përgjithshëm.
Më poshtë po rendisim faktet të cilat po i japin famë dhe imazh(tragjik) RTSH në sytë e publikut sa i përket zhvillimeve me largimet e padrejta nga puna dhe presionet që i ushtrohen stafit, se në RTSH vetëm për ekranin dhe atë çfarë pret dhe ka nevojë teleshikuesi nuk kujdeset askush, dhe kjo jo pa shkak sepse realisht nuk ka kush të kujdeset më.
Drejtori i Përgjithshëm me anë të presioneve dhe sjelljes arrogante largoi nga puna 2 nga 3 drejtuesit e njësive kryesore administrative të RTSH, Drejtorin e lajmeve dhe Drejtorin e Programeve, të dy persona me integritet profesional dhe personal në lartësinë e pozicionit të punës dhe me dekada vitesh punë në pozicione drejtuese.
Aktualisht Televizioni Publik është pa Drejtor Informacioni ndërsa në pozicioni e Drejtores së Programeve është emëruar pa asnjë lloj gare Bora Xhanija, ish gazetare në portalin Alpe News, portali i cili ka qenë në pronësi dhe drejtim të Alfred Pezes.
Po të shikosh moshën e saj (26vjece) dhe eksperiencën e saj (vetëm në një portal) konkluzioni është i qartë se sa e madhe do bëhet RTSH në epokën digjitale, kur programet e RTSH do udhëhiqen, krijohen, kontrollohen, përzgjidhen, porositen dhe firmosen nga një person që në kurrikulumin e saj as nuk ka qenë pjesëmarrëse në ndonjë spektakël dhe jo me shumë ta ideojë apo udhëheqë atë.
Dhe këtu bëhet fjalë për spektakle të nivelit të festivalit të këngës në RTSH dhe të tjerë evente me efekte tek syri i teleshikuesit që është njëkohësisht edhe taksapagues në buxhetin e RTSH-së. Presionet e vazhdueshme dy mujore cuan edhe në largimin e kryeredaktores së kanalit të parë dhe aktualisht askush nuk ka ekspertizën dhe bazën materiale për të realizuar programin ditor të RTSH-së. Drejtoresha e re Bora Xhanija ka vetëm impenjim të ruajë njerëzit sa minuta qëndrojnë në korridor dhe kush nga ata flet mirë apo keq për atë.
Zbatimi i projektit për një RTSH të madhe vazhdoi me largimin e Drejtorit të Arkivit të RTSH-së me arsyetimet (qesharake) të prodhuara në zyrat juridike të Alfred Pezës se kishte humbur parimi i mirëbesimit mes institucionit dhe tij.
Dhe Drejtori i Përgjithshëm në shkelje totale të rregullave dhe ligjeve emëron pa garë si Drejtor Arkivi as më shumë e as më pak një vajzë nga Peqini e cila maksimumin e karrierës së vet e ka pasur si edukatore kopshti në Peqin. Emërimi në shkelje të ligjit qëndron edhe për faktin se disa ditë pasi ajo ka nisur punë Drejtoria e Përgjithshme shpall garë për vendin vakant të Drejtorisë së Arkivit.
Kjo është e vërtetur me fakte ,me prezencën e saj në zyrën e drejtorit të Arkivit përpara se të shpallej njoftimi në faqen zyrtare të RTSH-së për konkurs për këtë pozicion pune. Shkelja tjetër qëndron në faktin që ajo nuk plotëson asnjë nga kriteret (publikuar online në faqen e RTSH-së) e pozicionit të punës, as sa i përket viteve të eksperiencës, njohurive të sistemit MAM, njohurive të arkivave etj.
Gjithashtu veprimet për një RTSH të madhe vazhduan me largimin e të dy kryeredaktorëve të lajmeve, edhe këta me motivacion se nuk nuk mund të vazhdonte kontrata e punës sipas parimit të mirëbesimit midis RTSH-së dhe tyre. Të dy kryeredaktorët ishin me eksperincë mbi dy dekada në televizion.
Në këto poste janë projektuar gazetarë të prodhuar në ish televizionin dhome e guzhinë të Drejtorit të Përgjishëm Ora News, fakt që tregon vizionin (e mbrapshtë) të zhvillmit të RTSH-së.
Radhën e kryeredaktorëve e pasoi Kryeredaktori i kanalit RTSH Sport i larguar edhe ai për arsye te mosekzistencës së parimit të mirëbesimit. Programacioni i kanalit RTSH Sport aktualisht nuk ekziston fare.
Procesin e madhështisë së RTSH Drejtor Peza e vazhdoi me largimin e padrejtë nga puna të Drejtorit të Marketingut, personalitet me dy dekada pune në RTSH. Efekti i rritjes së RTSH nga kjo masë është që në transmetim aktualisht është vetëm 1 reklamë me të ardhura për RTSH. Ah këtu motivimi i largimit ishte më serioz, ai nuk kishte ditur të zgjidhte modelin e karrigeve për një zyrë të RTSH-së.
Largimet do të vazhdonin me Përgjegjëse e sektorit të programacionit me arsye akoma më qesharake, ku motivacioni ishte se ajo kur kishte qenë me leje vjetore nuk kishte lajmëruar eprorët që Drejtorisë së IT i kishin humbur materiale në Server(dicka që nuk ka ndodhur kurrë më parë gjë që le për të dyshuar në lidhje me paaftësinë e drejtorit të ri të IT Orland Karamani apo dicka e qëllimshme…).
Në përpjekje e sipër për të realizuar skenarin e tyre të zhanrit “shpikëso-gënjeshtar” pretendojnë se kanë regjistrime të kamerave të institucionit në data që përgjegjësja e programacionit nuk ka qenë fare në Tiranë.
Efekti i kësaj mase në të mirë të RTSH –së është zbrazëtia e programacionit të platformës transmetuese të RTSH dhe katandisja e saj vetëm në ritransmetime programesh të vjetra, kjo vërtetohet lehtë nëse bën një kontroll të shpejtë të githë kanaleve.
Shkeljet e Pezës në RTSH vazhdojnë edhe me emërimin pa garë të Drejtorit të Teknologjisë së Informacionit, dhe pa përmbushur asnjë kriter të pozicionit të punës. Drejtori IT ku stafi i saj nuk e di ku është transmetimi dhe jo më të zgjedhë problemet që dalin aty.
Drejtori e TI e cila fshin materiale unike nga serveri dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për dëmet që i shkaktohen institucionit nga veprimet dhe mosveprimet e veta. Por për këto veprime nuk ngrihet komision Ad Hoc pasi Drejtori i IT Orlando Karamani është zgjedhur në kundërshtim me rregulloren nga vetë Drejtori i Përgjithshëm dhe nuk njeh asnjë proces pune në televizion dhe jo më të drejtojë punën aty apo të udhëheqë proceset e zhvillimit teknologjik të transmetuesit publik shqiptar që Drejtor Peza do e bëjë të madh.
Ah po, ai në bashkëpunim me drejtor Pezën do zhvillojnë procedurat e tenderave ku si përgjegjëse të sektorit të prokurimeve kanë sjellë një personazh pa asnjë ditë eksperiencë në sektorin e prokurimit Publik.
Bazuar në këto të dhëna, serioziteti, profesionalizmi, ndershmëria dhe suksesi në realizimin e tenderave duket që është i garantuar (të dështojë dhe grabitet). Vjedhja e tyre aktualisht po ndodh me pseudo projektin e faqes së re të web që thonë se do krijojnë, kur aktualisht RTSH e ka një faqe web e cila ka nevojë vetëm të punohet në të, por Orlando Karamani ka mare porosi nga Drejtori të bëjë skemën e re te vjedhjes në këtë projekt.
Shkelje tjetër e Drejtorit të përgjithshëm është edhe emërimi si Drejtor i Shërbimeve mbështetëse dhe Administratës i Gertit, ish shoferi i tij personal tek Ora news dhe më vonë, i cili si profesion të tij të vetëm jetësor ka shoferllëkun dhe servilizmin e pakufij deri në admirimim të shefit të tij, nga muaji korrik pa asnjë garë dhe as transparencë ushtron funksionin e drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në RTSH, ai kontrollon protokollin, administratën, shoferët, stafin sanitar, dhe bën projektet e mirëmbajtjes së institucionit.
Fenomeni i “rritjes” së RTSH nuk ka lënë pa përfshirë as Njësinë Teknike ku inxhinierët me eksperiencë të gjatë në RTSH janë duke i larguar nga detyra, dhe pasojat e këtyre largimeve mund të mund të jenë fatale për vazhdimësinë e transmetimeve të RTSH.
Shantazhet për vendin e punës, paralajmërimet dhe komunikimet e stilit urdhërues sulltanesk (e dua tani ose ik) janë të përditshme aktualisht në RTSH. Sa u përket motivacioneve në këtë rast janë për moszbatim në kohë të urdhërave (pa sens) të Drejtorit të Përgjithsëm i cili ka bërë presion të hapur verbal ku ka kërkuar të anashkalohet ligji i prokurimeve publike.
Largimet janë të shumta cdo javë, por ajo që bie në sy në gjithë këto largime janë edhe komisionet e largimeve nga puna të kompozuara kryesisht nga Drejtori Juridik Enkelejd Lamaj, person i njohur si shkrimtar dhe poet në mbarë opinionin publik(kjo vërtetohet lehtë në search në Google), i cli ka zgjedhur të praktikohet si jurist (duke hequr padrejtësisht personel nga puna) direkt në detyrën e Drejtorit Juridik dhe njëkohësisht të Prokurimeve (Blerjeve dhe tenderave) në RTSH.
Personi i dytë i Komisioneve Ad Hoc është Drejtoresha e Burimeve Njerëzore Anila Agalliu, personazh me background tërësisht politik (ish deputete) që eksperiencën më të lartë në karrierën e saj si Drejtore e Burimeve Njerëzore e ka në Televizionin Panorama(me 20 punonjës dhe i falimentuar brenda 6 muajsh nga nisja e transmetimeve) edhe këtu ka qenë në varësi të drejtor Pezës.
Gjithashtu në komisione Ad Hoc të heqjes së menjëhershme të personelit të RTSH nga puna është pjesëtar edhe Erjon Xhabaftii emëruar në pozicion pune si përgjegjës i Kameramanëve i cili si meritë të vetën numëron vetëm servilin ndaj Drejtorit të Përgjithshëm në emër dhe të të cilit kryen rekrutime stafi në RTSH dhe gjithashtu largojnë në mënyrë selektive personel nga puna.
Filozofia e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH është të punësojë personel të paaftë me qëllim dominimin e tyre dhe reprezaljen e tyre sa here i lëviz humori i paqëndrushëm dhe ata i ka përsëri aty për shkak se e adhurojnë dhe jo pa faj, ai u ka ofruar pozicione pune pa asnjë meritë dhe në nivele që as i ëndërronin me formimet që kanë.