Saturday, June 7, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Aleanca ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës e Kroacisë/ DW: Ashpërsohen tonet mes Prishtinës e Serbisë!

Editor by Editor
March 21, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Aleanca ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës e Kroacisë/ DW: Ashpërsohen tonet mes Prishtinës e Serbisë!
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Beogradi dhe Prishtina ashpërsojnë retorikën pas nënshkrimit të deklaratës për aleancë ushtarake ndërmjet Kosovës,  Shqipërisë  dhe Kroacisë.  Deklarata u nënshkrua dy ditë më parë në Tiranë ndërmjet ministrave të Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, atij të Kroacisë, Ivan Anušić, dhe ministrit kosovar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Të tre ministrat thanë se synimi i kësaj aleance mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe theksuan se aleanca nuk është kërcënim për askënd, por një mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë rajonin.

Deklarata për aleancë ushtarake ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, e nënshkruar në Tiranë ka për qëllim “promovimin e bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, kundërveprimin ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë strategjike, si dhe ofrimin e mbështetjes së plotë për integrimin euro-atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale. Për t’iu bashkuar kësaj aleance është ftuar edhe Bullgaria, duke e bërë këtë aleancë të parën të këtij lloji në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministria e Jashtme serbe flet për provokim

I menjëhershëm ishte reagimi i Serbisë përmes Ministrisë së Jashtme, e cila e konsideron “provokim” marrëveshjen për aleancën ushtarake të nënshkruar nga ministrat e mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Në reagimin e saj, Serbia thotë se “do t’u dërgojë kërkesë urgjente ministrive të jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë, duke kërkuar shpjegim të detajuar.”

“Me këtë marrëveshje, këto dy shtete, së bashku me përfaqësuesin e paligjshëm të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, kanë ndërmarrë hapa që dëmtojnë stabilitetin rajonal. Serbia, si një shtet që garanton paqen dhe neutralitetin ushtarak në Ballkan, me të drejtë kërkon përgjigje mbi natyrën dhe objektivat e këtij bashkëpunimi në fushën e sigurisë,” thuhet në reagimin e Beogradit zyrtar, duke shtuar se “Serbia e sheh si fakt shqetësues pse kjo aleancë ushtarake është formuar pa asnjë konsultim me Beogradin.”

“Serbia pretendon se armatosja e njëanshme dhe bashkëpunimi ushtarak me struktura të paligjshme në territorin e Kosovës përbën shkelje të rëndë të rendit juridik ndërkombëtar dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen rajonale,”thuhet në reagimin e Beogradit zyrtar.

Kosova e dënon deklaratën e Serbisë

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës e dënon ashpër deklaratën e Serbisë në lidhje me memorandumin trepalësh në fushën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri. Sipas ministres së jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, deklarata e Serbisë “nuk është vetëm agresive dhe kërcënuese, por gjithashtu përbën një shkelje të hapur të Marrëveshjeve të Brukselit”.

Sipas Gërvallës, “duke bërë deklarata të tilla, Serbia minon angazhimet e saj për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Kosovën”.“Retorika e Serbisë është e mbushur me tone hegjemoniste, pasi ajo përpiqet të paraqitet si fuqia dominuese në Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar shpjegime nga Kroacia dhe Shqipëria, dy shtete sovrane, të dyja anëtare të NATO-s, me Kroacinë gjithashtu anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo sjellje është tërësisht e papranueshme dhe përbën një tjetër shkelje të Marrëveshjes së Brukselit, e cila parashikon qartë se Serbia nuk do të pengojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës dhe nuk do të pretendojë të flasë në emër të Kosovës në marrëdhëniet me shtete dhe organizata të tjera,”thotë Donika Gërvalla./DW

Previous Post

Zvicra po shqyrton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Next Post

“Pusho! Je mirë nga mendja?!”/ Agron Shehaj debaton me Pano Sokon për listat e Lapajt

Next Post
“Pusho! Je mirë nga mendja?!”/ Agron Shehaj debaton me Pano Sokon për listat e Lapajt

"Pusho! Je mirë nga mendja?!"/ Agron Shehaj debaton me Pano Sokon për listat e Lapajt

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kristjan Asllani me të dashur të re italiane, zbulohen romancat e djemve të Kombëtares! Nga Broja, tek Seferi e Strakosha, kush janë partneret e tyre

Kristjan Asllani me të dashur të re italiane, zbulohen romancat e djemve të Kombëtares! Nga Broja, tek Seferi e Strakosha, kush janë partneret e tyre

June 7, 2025
Berisha: U theksua në Bruksel se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit

Berisha: U theksua në Bruksel se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit

June 7, 2025
Berisha: Raporti i PE-së i rrëzon zgjedhjet, prandaj PS nuk e përmend më. Në asnjë rresht nuk thuhet se, mbështet anëtarësimin në vitin 2027

Berisha: Raporti i PE-së i rrëzon zgjedhjet, prandaj PS nuk e përmend më. Në asnjë rresht nuk thuhet se, mbështet anëtarësimin në vitin 2027

June 7, 2025
U kap në Rinas me 194 mijë euro të padeklaruara, procedohet 45-vjeçari izraelit

AKTUALITET

Kristjan Asllani me të dashur të re italiane, zbulohen romancat e djemve të Kombëtares! Nga Broja, tek Seferi e Strakosha, kush janë partneret e tyre

by Editor
June 7, 2025
0

Ndeshja e shumëpritur, do të luhet mbrëmjen e së shtunës, ku interesi ka qenë i madh, qëkur u mësua se...

Read moreDetails
Berisha: U theksua në Bruksel se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit

Berisha: U theksua në Bruksel se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit

June 7, 2025
Berisha: Raporti i PE-së i rrëzon zgjedhjet, prandaj PS nuk e përmend më. Në asnjë rresht nuk thuhet se, mbështet anëtarësimin në vitin 2027

Berisha: Raporti i PE-së i rrëzon zgjedhjet, prandaj PS nuk e përmend më. Në asnjë rresht nuk thuhet se, mbështet anëtarësimin në vitin 2027

June 7, 2025
U kap në Rinas me 194 mijë euro të padeklaruara, procedohet 45-vjeçari izraelit

U kap në Rinas me 194 mijë euro të padeklaruara, procedohet 45-vjeçari izraelit

June 7, 2025
Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale dhe mandateve kallp

Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale dhe mandateve kallp

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kristjan Asllani me të dashur të re italiane, zbulohen romancat e djemve të Kombëtares! Nga Broja, tek Seferi e Strakosha, kush janë partneret e tyre

Kristjan Asllani me të dashur të re italiane, zbulohen romancat e djemve të Kombëtares! Nga Broja, tek Seferi e Strakosha, kush janë partneret e tyre

June 7, 2025
Berisha: U theksua në Bruksel se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit

Berisha: U theksua në Bruksel se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al