Thursday, June 12, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Albert Melyshi njeriu duhur që do ndryshoj Mirditën

Editor by Editor
April 23, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Albert Melyshi njeriu duhur që do ndryshoj Mirditën
0
SHARES
240
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të garosh për kryetar bashkie të vendit që do, është një emocion i madh dhe entuziazmi i shumë qytetarëve që të dalin në mbështetje. Të merresh me biznes është dicka e bukur, të synosh drejt qendrës në politikë është përpjekja e disave, por qendra e botës është Mirdita, të cilën prej vitesh Albert Melyshi përkushtohet me mish e me shpirt për t’i kthyer dinjitetin e humbur.

Ajo çfarë e ka mbajtur gjithnjë këmbëngulës në këtë ëndërr dhe përballë çdo sfide, sado e fortë apo e padrejtë, është të qënit paralelisht konseguent në rrugën e tij, në parimet e tij, në vlerat e mija si mirditor. Asgjë tjetër nuk e ka shtyrë Albertin të jetë pjesë e së djathtës në Mirditë përvecse vlerat e brendësuara në familjen e tij dhe ambjentin mirditor si dhe pasionipër t’i shërbyer demokracisë, lirisë dhe jo bastioneve pengëmarrëse, censuruese, imponuese që kanë karakterizuar këto vite të tranzicionit shqipëtar pushtetin vendor në Mirditë.

Albert Melyshi do flas thjesht dhe hapur me punën e tij pasi tek ai nuk do gjeni modelin tipik të politikanit që në përgjithësi jemi mësuar të njohim: egoist, kontrovers, që sillet si pasionant e joracional, sa herë ja kërkon nevoja tu premtojë të tjerëve, indiferent, diferencues dhe i ngushtë kur vjen dita të mbajë premtimet si dhe materialist i ftohtë dhe i paskrupullt çdo moment që mendon për përfitimet e veta. Ky tip personazhi, “mauvais fois” në katror, ka qenë modeli më i keq që ka diktuar shthurjen e shoqërise shqipëtare në pergjithësi dhe asaj mirditore në veçanti.

Asnjeri nuk ka në dorë te ndryshojë i vetëm shoqërine, por secili ka në dorë të japë një model ndryshimi. Nuk është në formimin bazë të një djali si Albert Melyshi  që të tregohet makut të vegjël, hipokritë e intrigantë, sepse krahina e tij ka treguar ndër shekuj epërsi. Mirdita ka qënë e para, në shkencë, në letërsi, muzikë, pikturë, teatër, biznes, sport, në politikë dhe në shoqëri.

Sot është fatale për krenarinë mirditore tone kur duhet të pyesim ku jemi? Dhe po aq fatale ështe e verteta, që renditemi në bashkite më te varfra te Shqipërisë. Pse vallë? Mos kanë munguar potencialet të shprehura në burime natyrore apo njerëzore, pasioni për të ruajtur dhe shtuar vlerat tona? Mos ka munguar vullneti dhe aftesia për të kontribuar maksimalisht për vendin tonë apo shpirti i sakrificës dhe serioziteti për t’i rezistuar të keqes? Fatkeqësisht ajo çfarë bie më shumë në sy sot pas kaq e kaq vitesh eksperienca të paqëlluara është mungesa e vizionit, komplekset e të kaluarës, inferioriteti dhe mizantropia e drejtuesve qëndror që janë përkthyer në të tilla politika lokale izoluese dhe njëkohësisht përçarëse, brenda izolimit.

Këto politika të dobëta janë vënë në dorë të drejtuesve lokalë edhe më të dobet.

Dhe rezultati është panorama e katrahurës social – ekonomike dhe urbane ku ndodhet sot. Sa herë dëgjohen ankesa të përditshme nga të rinjtë e të moshuar, se në Mirditë nuk jetohet, mungojnë mundesitë për punë, për argëtim, për tu rritur profesionalisht, që është reduktuar në nje qytet provincial te dorës së dytë, ku të gjithë sa mbushin 18 vjeç mendojnë të ikin dhe që shpesh me shumë vërtetësi tragjike përdorim shprehjen: “Në Mirditë s’ka jetë”. Në fakt kjo vjen vetëm si reflektim i ideve pajetë të kastës apatike që ka drejtuar për vite këtë qytet, falë pushtetit të marrë aforfe nga publiku dhe që se përdori kurrë në mirëbesim.

Si nuk ndalon njëherë të vetme ky grup njerëzish, të dilte mbi interesat e vogla personale dhe të shikonte e kuptonte me përulësi se i kane ofruar Mirditës në vjet një histori që mund të përmblidhet me një rrjesht; Qarku dhe ndër qytetet më të varfra në Shqipëri.

Përkundrazi, me shume arrogance, bëjnë çudi si i “tradhëtoi” elektorati në 25 Prill 2021 dhe se si u rrëshqiti pushteti kështu. Nuk kuptojnë që s’mund të krenohen ende pas 32 vitesh që kanë rishtruar dy rrugë me difekte apo kanë lyer dy fasada afër shtepive të tyre, ndërkohë që kanë insentivuar parazitizëm pafund, i kanë shuajtur dritat mendjes së Mirditës dhe i kanë tharë fytin, duart dhe këmbët pjesës më aktive të njerëzisë.

Nuk është faji i mijra qytetarëve të thjeshtë që shumë subjektivisht e quajnë të drejtë të mos paguajnë detyrimet. Është modeli antishtet që nga drejtuesit është promovuar këto vite, modeli i xhunglës, modeli i bashkisë që në vend që të prodhojë shërbime cilësore, ka prodhuar ca demagogë të vegjël që e kanë 10 notën në lënden e mashtrimit dhe operojnë në kuadër të një filozofije antikomuniste, të marrë së prapthi, sikur antikomunizem është i barabartë me shkatërrim, me papunësi, me parazitizëm, me zaptim pronash, me mungesë respekti për pronën publike dhe atë private.

Në gjithë këto vite tranzicioni s’është bërë gjë tjetër në nivel lokal, vecse mbushja e njerëzve me inate, me thashetheme, me relativizime vlerash, me mungesë respekti për çdo vlerë të përbashkët, me lufte klasash ku një kastë i takon gjithnjë të drejtojë, me pak fjalë një kopje e moderuar e drejtimit Hoxhist, që për mungesë hapësirash ligjore s’ka kulmuar me burgosje apo marrje jetë direkte, por që me papërgjegjshmërinë ka burgosur dhe ka marrë shume jetë.

Është kthyer shoqeria në “bjeri i fortë të ligut”, kur ke mundësi ta thyesh ligjin pse jo, ama kur je i dobët ndëshkimi do tejkalojë ligjin dhe do përligjë zellin e maliqit. Kjo lajthitje ndaj vlerave thelbësore të shoqërise, nuk është se nuk i kushtoi kundërshtarit në nivel qëndror.

Sot kërkohet që qytetarët e Mirditës të koordinohen me Albert Melyshin në një mision të përbashkët. T’i kthehet sëbashku me qytetarët jetesa Mirditës! Këtë koncept e Alberti e ka hasur dhe në retorikën e të mëdhenjve që kanë bërë histori në politikë e administrim siç është Giorgio La Pira, kryebashkiak i Firences i cili thotë se: “qytetet kanë një jetë të tyren, kanë një qënje te tyren të thellë dhe të mistershme, kanë një fytyrë tyren, kanë një shpirt dhe një faj tyrin”.

Qytetet nuk janë akumulime rastësore gurësh, janë vendbanime misterioze njerëzish dhe për më tepër, në një mënyrë dhe vendbanimet misterioze të Zotit. Pavarësisht sa e kemi neglizhuar apo relativizuar, ai mister nuk zhduket kurrë.

Sot është momenti të hapet një faqe të re për Mirditën dhe të bëhet politikë në një tjetër mënyrë nga ç’jemi mësuar ta shohim deri tani. Duhet mbyllur njëherë e mirë kapitullin e mosbesimit të ndërmjetëm, ecejakeve e mbajtjen peng të Mirditës për motive të dobëta në emër të së kaluarës së përbashkët.

Pas shumë e shumë konsultimeve me grupet e interesit, pas shume dëgjesave të problematikave dhe sugjerimeve nga ana qytetarëve, pas përfshirjes së shumë ekspertëve më zë në fushat që do mbulojë, programi i Albert Melyshit është shumë afër projektit për Mirditën ku synimi kryesor është përmirësimi i jetës së qytetarit në mënyrë efiçente dhe efikase përmes rrjetit të shërbimeve që do të ofrohet.

Albert Melyshi do i kthej bashkinë qytetarëve duke vënë dorë pikë së pari në mënyrën e funksionimit të administratës bazuar në pjesmarrjen aktive të qytetarëve, transparencës dhe ofrimit te shërbimeve larg burokracive të panevojshme. Punësimi dhe zhvillimi ekonomik është në qendër të ofertës tonë qeverisëse për Mirditën.

Bashkia nuk mund të krijojë direkt vënde pune por nëpërmjet vizionit që ka Albert Melyshi për zhvillimin e turizmit dhe nxitjen qoftë të biznesit për të thithur sa më shumë vizitor në Mirditë. Albert Melyshi është njeriu duhur për Mirditën që ky qytet të bëhet i jetueshëm dhe mos të përfundoj në një krahinë të zbrazur sic ndodhet aktualisht.

Previous Post

Enkelejd Alibeaj ngel vetëm/ Gazmend Bardhi i bashkohet Berishës, del në mbështetje të Zef Hilës

Next Post

Aksident i rëndë në Athinë, autobusi merr para 2 makina

Next Post
Aksident i rëndë në Athinë, autobusi merr para 2 makina

Aksident i rëndë në Athinë, autobusi merr para 2 makina

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
 “Të dënohet me burgim të përjetshëm, ne nuk e e falim gjakun”/ Vrasja e Selim Velsulas, flet e bija: Autori nuk është në depresion! Ka ardhur nga Tirana i përgatitur për këtë punë

 “Të dënohet me burgim të përjetshëm, ne nuk e e falim gjakun”/ Vrasja e Selim Velsulas, flet e bija: Autori nuk është në depresion! Ka ardhur nga Tirana i përgatitur për këtë punë

June 12, 2025
Mes protestave dhe arrestimeve masive, Los Anxhelosi nën shtetrrethim për natën e dytë

Mes protestave dhe arrestimeve masive, Los Anxhelosi nën shtetrrethim për natën e dytë

June 12, 2025
Del fotoja e autorit të vrasjes në Xibër të Klosit

Del fotoja e autorit të vrasjes në Xibër të Klosit

June 12, 2025
SHBA tërheq personelin nga Lindja e Mesme mes kërcënimeve nga Irani

AKTUALITET

 “Të dënohet me burgim të përjetshëm, ne nuk e e falim gjakun”/ Vrasja e Selim Velsulas, flet e bija: Autori nuk është në depresion! Ka ardhur nga Tirana i përgatitur për këtë punë

by Editor
June 12, 2025
0

TIRANË- Vajza e 65-vjeçarit Selim Velsula, i cili u vra me thikë nga kushëriri i tij, ka deklaruar se nuk e...

Read moreDetails
Mes protestave dhe arrestimeve masive, Los Anxhelosi nën shtetrrethim për natën e dytë

Mes protestave dhe arrestimeve masive, Los Anxhelosi nën shtetrrethim për natën e dytë

June 12, 2025
Del fotoja e autorit të vrasjes në Xibër të Klosit

Del fotoja e autorit të vrasjes në Xibër të Klosit

June 12, 2025
SHBA tërheq personelin nga Lindja e Mesme mes kërcënimeve nga Irani

SHBA tërheq personelin nga Lindja e Mesme mes kërcënimeve nga Irani

June 12, 2025
DETAJE nga vrasja e 65-vjeçarit/ Autori masakroi me thikë kushëririn e tij dhe më pas telefonoi të motrën! Ja si u zbulua krimi në Xibër të Klosit

DETAJE nga vrasja e 65-vjeçarit/ Autori masakroi me thikë kushëririn e tij dhe më pas telefonoi të motrën! Ja si u zbulua krimi në Xibër të Klosit

June 12, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

 “Të dënohet me burgim të përjetshëm, ne nuk e e falim gjakun”/ Vrasja e Selim Velsulas, flet e bija: Autori nuk është në depresion! Ka ardhur nga Tirana i përgatitur për këtë punë

 “Të dënohet me burgim të përjetshëm, ne nuk e e falim gjakun”/ Vrasja e Selim Velsulas, flet e bija: Autori nuk është në depresion! Ka ardhur nga Tirana i përgatitur për këtë punë

June 12, 2025
Mes protestave dhe arrestimeve masive, Los Anxhelosi nën shtetrrethim për natën e dytë

Mes protestave dhe arrestimeve masive, Los Anxhelosi nën shtetrrethim për natën e dytë

June 12, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al