Wednesday, November 5, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Akuzat ndaj kandidatit të PS: E kaluara e fshehur e Dodës dhe hijet që ndjekin familjen e tij

Editor by Editor
May 2, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Akuzat ndaj kandidatit të PS: E kaluara e fshehur e Dodës dhe hijet që ndjekin familjen e tij
0
SHARES
52
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj kandidatit të Partisë Socialiste për deputet në qarkun e Shkodrës, zona e Fushë-Arrëzit, Ervin Doda.

Sipas kallëzimit, Doda ka fshehur informacione të rëndësishme në formularin e dekriminalizimit, dokument ky që duhet të reflektojë me saktësi çdo aspekt të së kaluarës penale të një kandidati për poste publike.

Në dokumentin e kallëzuar, ai akuzohet se nuk ka deklaruar një dënim me burg prej 5 muajsh për dy vepra penale: kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Nëse këto akuza provohen të vërteta, ato jo vetëm që shkelin ligjin për dekriminalizimin, por edhe vënë në pikëpyetje integritetin moral dhe ligjor të një personi që synon të përfaqësojë qytetarët në Kuvendin e Shqipërisë.

Por kush është Ervin Doda, kandidati që kërkon të jetë zëri i banorëve të një prej zonave më të varfra të vendit, Fushë-Arrëzit?

Burime lokale tregojnë se ai është djali i Ndue Dodës, një emër që është bërë i njohur për sjelljet e tij të diskutueshme ndaj komunitetit katolik në zonë. Ndue Doda ka qenë për vite me radhë në përplasje me Kishën Katolike, duke i dërguar vazhdimisht letra Vatikanit me kërkesa për largimin e kishës nga rrethi i Fushë-Arrëzit, pasi e shqetësonte zhurma e kambanës.

Por kundërshtitë e tij ndaj kishës nuk ishin vetëm çështje personale. Ai gjithashtu është përpjekur të pengojë shpërndarjen e ilaçeve falas për qytetarët në nevojë, duke pretenduar se barnat mund të ishin të skaduara. Megjithatë, shumë banorë të zonës besojnë se motivi i vërtetë ishte mbrojtja e interesave të biznesit familjar: Ndue Doda zotëron të vetmen farmaci në Fushë-Arrëz, dhe shpërndarja falas e barnave rrezikon të ulte ndjeshëm të ardhurat e tij.

Në këtë kontekst, lind një pyetje e natyrshme: A është Ervin Doda personi i duhur për të përfaqësuar interesat e qytetarëve të kësaj zone? A mund të besojnë qytetarët e Fushë-Arrëzit tek një kandidat i cili, sipas akuzave, jo vetëm që ka fshehur të kaluarën penale, por edhe vjen nga një familje që është përfshirë në praktika të dyshimta e në përpjekje për të ndikuar mbi jetën e komunitetit për interesa personale?

Në një kohë kur besimi në politikë është në nivele minimale dhe qytetarët kërkojnë përfaqësues të ndershëm, transparentë dhe të përgjegjshëm, çështje të tilla ngrenë alarmin për seriozitetin me të cilin partitë politike trajtojnë përzgjedhjen e kandidatëve.

Në kulturën e maleve, fjala dhe nderi vlejnë më shumë se çdo pasuri. Malsorët janë të varfër në mjete, por të pasur në karakter. Ata nuk e durojnë poshtërimin dhe kurrë nuk janë pajtuar me padrejtësinë. Në këtë frymë, pyetja është e thjeshtë: nëse Ervini do të kishte sado pak seder malsori, a nuk do të ishte më e ndershme të tërhiqej vetë? Të pranonte se nuk është kandidati i duhur, dhe të mos e përdhosë emrin e një komuniteti që e ka ruajtur dinjitetin edhe në kohët më të errëta?

Shumë mund të thonë se këto janë vetëm akuza politike. Por në fund, faktet do të dalin në dritë, dhe qytetarët do të gjykojnë jo vetëm mbi bazën e ligjit, por mbi bazën e dinjitetit, historisë dhe karakterit. Dhe është pikërisht ky gjykim që shpeshherë peshon më shumë se çdo vendim gjykate.

Prokuroria pritet të hetojë çështjen në ditët në vijim. Ndërkohë, qytetarët e Fushë-Arrëzit dhe mbarë opinioni publik mbeten në pritje të së vërtetës. /Oranews

Previous Post

Banorët e Hotolishtit në protestë, përplasen me policinë dhe sjellin arkivol në demonstratë!

Next Post

Skandali me vajzën e burrit të saj në market, “reagon” Genta Gjalpi: Një moment i…

Next Post
Skandali me vajzën e burrit të saj në market, “reagon” Genta Gjalpi: Një moment i…

Skandali me vajzën e burrit të saj në market, “reagon” Genta Gjalpi: Një moment i…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Rusia intensifikon rrethimin e Pokrovskut, Kremlini njofton për riaktivizimin e testimeve bërthamore.

Rusia intensifikon rrethimin e Pokrovskut, Kremlini njofton për riaktivizimin e testimeve bërthamore.

November 5, 2025
Çifti i "Përputhen" gati për të firmosur në minibashki, ndodhi e papritur në sekondat e fundit

Çifti i “Përputhen” gati për të firmosur në minibashki, ndodhi e papritur në sekondat e fundit

November 5, 2025
Përplasja e njerëzve me makinë, mes të plagosurve zyrtarë dhe anëtarë të partisë së Le Pen, përdoruesi i dyshuar është…

Përplasja e njerëzve me makinë, mes të plagosurve zyrtarë dhe anëtarë të partisë së Le Pen, përdoruesi i dyshuar është…

November 5, 2025
Video/ Presidentja e Meksikës përballet me një sulm seksual, një burrë e prek në gjoks dhe përpiqet ta puthë

Video/ Presidentja e Meksikës përballet me sulm seksual, një burrë e prek dhe tenton ta puthë.

November 5, 2025
Rusia intensifikon rrethimin e Pokrovskut, Kremlini njofton për riaktivizimin e testimeve bërthamore.
AKTUALITET

Rusia intensifikon rrethimin e Pokrovskut, Kremlini njofton për riaktivizimin e testimeve bërthamore.

by timoni.al
November 5, 2025
0

Forcat ruse po forcojnë kontrollin mbi qytetin strategjik të Pokrovskut, përballë luftimeve të ashpra në Ukrainën lindore. Kremlini ka njoftuar...

Read moreDetails
Çifti i "Përputhen" gati për të firmosur në minibashki, ndodhi e papritur në sekondat e fundit

Çifti i “Përputhen” gati për të firmosur në minibashki, ndodhi e papritur në sekondat e fundit

November 5, 2025
Përplasja e njerëzve me makinë, mes të plagosurve zyrtarë dhe anëtarë të partisë së Le Pen, përdoruesi i dyshuar është…

Përplasja e njerëzve me makinë, mes të plagosurve zyrtarë dhe anëtarë të partisë së Le Pen, përdoruesi i dyshuar është…

November 5, 2025
Video/ Presidentja e Meksikës përballet me një sulm seksual, një burrë e prek në gjoks dhe përpiqet ta puthë

Video/ Presidentja e Meksikës përballet me sulm seksual, një burrë e prek dhe tenton ta puthë.

November 5, 2025
Video/ Presidentja e Meksikës përballet me një sulm seksual, një burrë e prek në gjoks dhe përpiqet ta puthë

Video/ Presidentja e Meksikës përballet me një sulm seksual, një burrë e prek në gjoks dhe përpiqet ta puthë

November 5, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rusia intensifikon rrethimin e Pokrovskut, Kremlini njofton për riaktivizimin e testimeve bërthamore.

Rusia intensifikon rrethimin e Pokrovskut, Kremlini njofton për riaktivizimin e testimeve bërthamore.

November 5, 2025
Çifti i "Përputhen" gati për të firmosur në minibashki, ndodhi e papritur në sekondat e fundit

Çifti i “Përputhen” gati për të firmosur në minibashki, ndodhi e papritur në sekondat e fundit

November 5, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al