TIRANA– Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Evis Berberit, ish kreu i ARRSH, i cili është në burg si i dyshuar për abuzime me tenderat e institucionit që ai drejtonte.
Berberi akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Ortaku i ish-kreut të ARRSH-së, Valter Begaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Ervis Lame akuzohet gjithashtu për të njëjtat vepra penale.















