Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton se ka kryer një inspektim në subjektin “Merja” në Shkozë të Tiranës, pas një denoncimi të marrë. Gjatë kontrollit në magazinë, inspektorët zbuluan një sasi prej 3984 kg bimësh të thata të miksuara, të ambalazhuara në thasë plastike, pa etiketa, afat përdorimi ose informacion mbi origjinën dhe përbërjen e produktit.
Si pasojë e këtyre gjetjeve, AKU vendosi bllokimin e menjëhershëm të këtyre produkteve. Subjekti u gjobit me 200 mijë lekë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë, ndërsa një gjobë shtesë prej 100 mijë lekësh u vendos për mungesën e sistemit të vetkontrollit gjatë përgatitjes së miksimeve. Ky veprim është pjesë e angazhimeve të AKU për të garantuar sigurinë e produkteve bimore dhe përputhshmërinë e tyre me ligjet në fuqi.
AKU vazhdon të ushtronte monitorim dhe të sigurojë që tregu të operojë brenda standardeve të pranueshme dhe të mbrojë shëndetin e konsumatorëve.















