Aktori i njohur turk, Can Yaman, është arrestuar në një operacion antidrogë në Turqi, por më pas është liruar nga paraburgimi. Pas ngjarjes, ai reagoi publikisht dhe e mohoi çdo përfshirje në aktivitete të paligjshme. Në një postim në rrjetet sociale, Yaman theksoi se nuk kishte qenë pjesë e ngjarjeve që lidhen me drogën dhe shfaqi foto nga Koloseu në Romë, duke nënkuptuar se ishte kthyer në Itali.
Yaman shfrytëzoi këtë mundësi për të kritikuar mediat turke, duke i akuzuar për informacione të pavërteta dhe keqdashëse. Ai gjithashtu përmendi se shumë media italiane po përsërisnin këto lajme të rreme, prandaj kërkoi prej tyre që të mos bien pre e informacioneve të pabazuara.
Në mesazhin e tij, ai shkruan se qarkullimi i lajmeve për të si një person i angazhuar në aktivitete të paligjshme është absurd, veçanërisht në një periudhë kur policia po zhvillon hetime të gjera dhe arreston persona të njohur. Yaman theksoi se nëse pretendimet do ishin të vërteta, ai nuk do të ishte liruar ashtu shpejt dhe nuk do të kishte mundësi të kthehej në Itali.















