Thursday, November 13, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Aksidenti masiv në Itali, humb jetën 43-vjeçari shqiptar

Editor by Editor
February 6, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Aksidenti masiv në Itali, humb jetën 43-vjeçari shqiptar
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aksidente të ndryshme në një shtrirje prej 5 kilometrash, njëri prej tyre masiv, ndërsa tjetri fatal, e që i kushtoi jetën një shqiptari, ku të paktën 70 automjete të përfshira dhe me dhjetëra të plagosur.

Ky është bilanci i situatës së krijuar një ditë më parë në autostradën A22, mes Reggiolo dhe Capri.

Viktima është Luçjan Marku, 43-vjeç, banues në Torrile të Parmës. Shqiptari, i cili ishte në drejtimin e një kamioni, humbi jetën pasi u përplas me një tjetër kamion.

Gjithçka nisi pak para orën 08:00 të mëngjesit të së hënës. Autostrada e mbuluar nga një mjegull që mediat fqinje e përshkruajnë si “mur”, e shndërroi rrugën në një grackë për shoferët.

Zyrtarisht autoritetet numërojnë 34 makina të përplasura, plus mjetet e tjera që shoferët e “zgjidhën” mes tyre në mënyrë miqësore.

Në total përllogaritet që numri i makinave të cilat u përfshinë në aksidentin masiv dhe aksidentet e tjetra zinxhir të jetë mbi 70.

Aksidentet shkaktuan një kaos të vërtetë paraditen e djeshme, duke i detyruar autoritetet që ta mbyllnin autostradën mes Capri-t dhe Nogarole Roça deri në orën 14:00.

Numri i të plagosurve është po ashtu i madh. 17 persona u dërguan me mjete të emergjencës, 2 prej tyre në gjendje të rëndë.

Shumë të tjerë u paraqitën vetë në urgjencë, duke e çuar numrin e të plagosurve tek rreth 30.

Aksidenti i parë që ndodhi orët e mëngjesit, para orës 08:00, u shkaktua nga një kamion që transportonte bagëti të gjalla.

Shoferi i mjetit të rëndë humbi kontrollin dhe përfundoi mes dy karrexhatave, në afërsi të Budrione di Carpi. Për mjetet që vinin nga pas, pamja e të cilëve ishte e kufizuar për shkak të mjegullës, parakalimi ishte i pamundur, por edhe frenimi në kohë… Për pasojë këtu ndodhi përplasja zinxhir e makinave, furgonëve e mjeteve të tjera të tonazhit të rëndë.

Me dhjetëra ambulanca shkuan në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve, por edhe patrullave të policisë. Tek ky aksident, pati disa të plagosur rëndë, por fatmirësisht pa humbje jete.

Por nuk u ndal këtu. Pak kohë më pas, rreth orës 09:00, në afërsi të Rolo ndodhi një tjetër përplasje. I ngjashëm më të parin edhe këtu u përfshinë disa mjete, edhe të tonazhit të rëndë.

Një person u dërgua me helikopter në spitalin e Bolonjës. Ai ndodhet në gjendje të rëndë. Dy të tjerë mbetën të plagosur po ashtu, por pa rrezik për jetën.

Në 09:55, po në Rolo, në përplasjen tjetër u përfshinë gjithashtu mjete të tonazhit të rëndë. Të plagosurit në këtë rast ishin dy, të cilët u dërguan në urgjencën e Capri-t.

Më i rëndi në mesin e aksidenteve ndodhi në Campogalliano, në një kohë kur mjegulla ishte larguar, por kaosi në rrugë vijonte.

Në orën 11:55 dy kamionë, njëri prej të cilëve drejtohej nga shqiptari Luçjan Marku, u përplasen me njëri-tjetrin.

Shoferi i njërit prej tyre, u nxor nga mjeti nga shërbimet e emergjencës dhe u ndërhy me helikopter nga Bolonja.

Por tentativa për ta shpëtuar dështoi. 43-vjeçari shqiptar nuk mundi të mbijetonte dhe humbi tragjikisht jetën.

Previous Post

“E morët në qafë Berishën, i thatë ‘mos shko në SPAK’”/ Zbardhen detaje nga mbledhja e grupit të PD, Salianji paralajmëron ngujim dhe grevë urie

Next Post

“Do të na ketë përballë”/ Një ditë pas protestës, Gaz Bardhi paralajmëron Ramën dhe shpërthen ndaj kryetares së Kuvendit: Kush mendon se arroganca…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Nga Milani në falimentim për borxhet e papaguara; rënia e Yonghong Li

Nga Milani në falimentim për borxhet e papaguara; rënia e Yonghong Li

November 13, 2025
Pas tërheqjes së Memli Krasniqit, ky është kandidati i parë që shpreh interesin për udhëheqjen e PDK-së.

Pas tërheqjes së Memli Krasniqit, ky është kandidati i parë që shpreh interesin për udhëheqjen e PDK-së.

November 13, 2025
Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj një familjeje shqiptare, duke e akuzuar për pastrim parash në lidhje me kartelin meksikan përmes aktiviteteve të kazinove.

Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj një familjeje shqiptare, duke e akuzuar për pastrim parash në lidhje me kartelin meksikan përmes aktiviteteve të kazinove.

November 13, 2025
Organizata e tij u godit nga SHBA, cilat janë lidhjet e Luftar Hysës me Edi Ramën!

Organizata e tij u godit nga SHBA, cilat janë lidhjet e Luftar Hysës me Edi Ramën!

November 13, 2025
Nga Milani në falimentim për borxhet e papaguara; rënia e Yonghong Li
LAJME

Nga Milani në falimentim për borxhet e papaguara; rënia e Yonghong Li

by timoni.al
November 13, 2025
0

Ish-pronari dhe presidenti i Milanit, Yonghong Li, është shpallur i falimentuar pas dështimit në shlyerjen e një borxhi prej më...

Read moreDetails
Pas tërheqjes së Memli Krasniqit, ky është kandidati i parë që shpreh interesin për udhëheqjen e PDK-së.

Pas tërheqjes së Memli Krasniqit, ky është kandidati i parë që shpreh interesin për udhëheqjen e PDK-së.

November 13, 2025
Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj një familjeje shqiptare, duke e akuzuar për pastrim parash në lidhje me kartelin meksikan përmes aktiviteteve të kazinove.

Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj një familjeje shqiptare, duke e akuzuar për pastrim parash në lidhje me kartelin meksikan përmes aktiviteteve të kazinove.

November 13, 2025
Organizata e tij u godit nga SHBA, cilat janë lidhjet e Luftar Hysës me Edi Ramën!

Organizata e tij u godit nga SHBA, cilat janë lidhjet e Luftar Hysës me Edi Ramën!

November 13, 2025
SHBA dhe qeveria meksikane godasin organizatën e Luftar Hysës dhe rrjetin e kazinove

SHBA dhe qeveria meksikane godasin organizatën e Luftar Hysës dhe rrjetin e kazinove

November 13, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nga Milani në falimentim për borxhet e papaguara; rënia e Yonghong Li

Nga Milani në falimentim për borxhet e papaguara; rënia e Yonghong Li

November 13, 2025
Pas tërheqjes së Memli Krasniqit, ky është kandidati i parë që shpreh interesin për udhëheqjen e PDK-së.

Pas tërheqjes së Memli Krasniqit, ky është kandidati i parë që shpreh interesin për udhëheqjen e PDK-së.

November 13, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al