Një aksident fatal ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm në autostradën “Fier Vlorë”, në Novoselë. Sipas informacioneve të para, automjeti me targa AB009GN ka goditur barrierat mbrojtëse anësore të rrugës. Pjesën tjetër të ngjarjes e shënon gjetja e trupit të pajetë të shtetasit Albi Hoxha, i lindur më 7 gusht 2002, rreth 30 metra larg vendit të aksidentit.
Autoritetet janë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Një nga prioritete e hetuesve është verifikimi i mundësisë që në momentin e ngjarjes të ketë pasur edhe persona të tjerë në automjet. Grupi hetimor është angazhuar për të siguruar informacionin e nevojshëm që do të ndihmojë në sqarimin e plotë të rastit.
Hetimet do të vazhdojnë për të siguruar një pasqyrë të qartë mbi rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.















