Një tragjedi ka ndodhur këtë pasdite në kantierin e ndërtimit në Palasë, ku një punëtor ka humbur jetën pas një aksidenti me një fadromë. Sipas korrespondentit të Top Channel, Mikel Marsi, ambulancat kanë mbërritur menjëherë, por nuk kanë mundur të ndihmojnë punëtorin, i cili kishte ndërruar jetë para mbërritjes së ndihmës së parë. Trupi i tij është transportuar në morgun e spitalit të Vlorës.
Policia ka filluar hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti të rëndë. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi pasi 26-vjeçari E. P. kishte kryer manovra me fadromën, duke aksidentuar punëtorin 45-vjeçar K. H. Si pasojë e dëmtimeve, K. H. ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Menjëherë pas incidentit, E. P. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë për të vijuar me procedurat hetimore. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen në përputhje me ligjin.















