Një aksident tragjik ka ndodhur në Kosovë, ku dy shqiptarë humbën jetën. Viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, e njohur si eksperte e ekonomisë dhe nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare. Sinollari kishte punuar si business consultant në Gjermani.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku u përplasën një makinë dhe një kamion. Të dy gratë po udhëtonin në të njëjtën makinë. Eorda Sinollari ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje, ndërsa Elizabeta Katija është shtruar në spital, ku gjithashtu humbi jetën pak pas arratisjes në spital.
Pas aksidentit, ekipet hetimore dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti fatal. Hetimet vazhdojnë në një përpjekje për të sqaruar detajet që çuan në këtë tragjedi.














