Aksident në Maliq, plagoset i riu

Një aksident automobilistik me një të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatit Zvezdë, Maliq. Si pasojë ka mbetur i plagosur A. M 27 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:30, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Mançurisht, Devoll, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ky shtetas ka marrë lëndime dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

Next Post

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.