Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Urës së Zogut. Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë dhe është shkaktuar nga përplasja mes një mjeti tip “minicoper” dhe një automjeti tjetër tip “Golf”.
Si rezultat i këtij aksidenti, katër persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Rrëshenit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Aktualisht, policia është në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, të cilat deri tani nuk janë bërë të ditura.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë dhe përpjekjet e autoriteteve për të kuptuar rrethanat që çuan në këtë aksident janë në vazhdim. Të dhënat e mëtejshme priten për të sqaruar situatën.















