Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, në provincën e Trevisos rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme. Sipas mediave italiane, nga aksidenti ka humbur jetën një 44-vjeçar shqiptar.
Një makinë tip “Golf” e cila drejtohej nga një 50-vjeçar nga Carbonera u përplas me makinën tip “Fiat Punto”, e cila drejtohej nga shqiptari.
Sipas mediave vendave, 44-vjeçari shqiptar ndërroi jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.
Ndërsa shoferi tjetër u lëndua dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit ende vijojnë.