Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, dyshohet se ka abuzuar me trashëgiminë financiare të babait të saj, duke e shndërruar atë në një mekanizëm për pastrimin e parave. Pas vdekjes së Arben Xoxës në shkurt të 2019-ës, ajo trashëgoi disa prona, duke përfshirë një ambient të shoqërisë “Botime Enciklopedike”. Ajo ia shiti këtë ambient një librashitësi për 150 mijë euro, një shumë që ishte tre herë më e lartë se vlera reale, duke iu dhënë të blerësit 100 mijë euro cash për ta legalizuar transaksionin përmes transfertave bankare.
Përveç kësaj prone, Ajola gjithashtu trashëgoi një automjet të babait të saj, të cilin e shiti për një çmim të fryrë më shumë se tre herë vlera e blerjes, duke e shitur djalit të xhaxhait të saj, Valmir Xoxa, që nuk kishte mundësi financiare për ta blerë atë. Ky automjet më pas u rishit për shumë më pak, duke ngritur dyshime mbi vërtetësinë e transaksionit.
Një tjetër pronë e trashëguar ishte një truall pranë “Shkollës së Kuqe” në Tiranë, që Ajola dhe nëna e saj e shytën për 140 mijë euro, edhe pse Valmiri sërish nuk kishte kapacitet financiar për ta blerë. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme dyshojnë se Veliaj ka ndërhyrë në planin lokal për të rritur vlerën e këtij trualli, duke dëmtuar interesat e qytetarëve të tjerë me prona në zonën e ntaluar. Kjo situatë ka ngritur akuza serioze për pastrim parash dhe shkelje të ligjit.















