Kohët e fundit mjafton të hapim TV dhe shohim një ushtri të tërë gazetaresh investigative, në cdo studio, në cdo kronikë sikur vendi ynë të paskësha qënë Brasili me 215 milion banorë e jo 1,5 banorë të mbetur në këtë vend. Dikur, të perziheshe e komentoje thashethemet e krimit të organizuar në vendin tonë ishte profesion burrash duke konsideruar veshtiresine e madhe të një gazetari investigativ.
Sidomos pas vitit të mbrapshtë të 1997, shumë gazetarë të guximshem (kryesisht meshkuj për mos të thënë totalisht) ishin ata qe u kthyen nga gazetarë të kronikes së zeze në të ashtëquajtur gazetarë investigativë. Në atë kohe, gazetaret e kronikes së zeze, ose “investigativët” i gjeje kafeve me shefa të policise kriminale e me prokurorë.
Po sot c’ka ndryshuar?! Sot i gjen dhe në krevat me ta. Sot gazetaret investigative, ndryshe nga ajo kohë, per cudi shumica jane femra, po shfrytezojne gjithçka, jashtë limiteve profesionale të etikës gazetareske duke iu afruar limiteve të prostitucionit me drejtues policie. Kur hap televizorin dhe degjon me kureshtje mbi krimin e organizuar, jane pikerisht këto gazetare investigative femra të cilat të shpalosin telenovelen e rradhës duke cituar para teleshikuesve togfjaleshin “…nga burimi im sekret”.
Tirana eshte vend i vogel, fjalët e ngjarjet qarkullojne, gazetaret nihem me njëri-tjetrin e kuptohet se kush është “burimi sekret” i këtyre gazetareve investigative të cilat janë kthyer karikatura të shemtuara të Klodi Lales (për të cilën media jone ka respekt profesional shumë të madh duke e vecuar nga ky llum i ri femrash investigative).
Media jone ka ndjekur me interes karrieren e disa prej këtyre “investigativeve” ku na ka spikatur karriera “prej topalleje” e një investigativeje të re e cila duke shfrytëzuar “burimin e saj” neper takime hotelesh brenda e jashtë vendit me një ish-drejtues të lartë policie arriti të pushtonte studiot e telenovelave kriminale një farë periudhe (para se ky drejtuesi i lartë pro-amerikan të shkarkohej nga rradhët e uniformave blu).
Nga nje gazetare e thjeshte e nje emisioni investigativ kryesisht për tema sociale, sapo “burimi sekret” mori drejtimin e kupoles së uniformave blu, kjo gazetare investigative pushtoi studiot me informacione mbi krimin e organizuar që pak kush i kishte duke bërë që dhe prokurorët e cështjeve të shumë përfolura te habiteshin se si faktet e dosjeve te tyre në hetim ishin nxjerrë nëpër studiot televizive e tirreshin bëheshin telenovela per të tërhequr kureshtjen e teleshikuesve. Ashtu si tek opera Aida e Giuzeppe Verdit, intrigat dhe lidhjet intime te kësaj investigativeje, e larguan ate nga nje karriere “topalleje” dhe e vecuan nëpër studiot e telenovelave kriminalistike.
Analiza jonë si media nuk gjykon në baza morali as paragjykon asnjë gazetare investigative që vendos buzët e saj tek “burimi sekret” hoteleve, derisa ky “burimi sekret” nuk del nga pantallonat e ndonje drejtuesi të lartë policie.
Në këtë fazë, ky lloj prostitucioni investigativ fillon e cënon sigurinë kombëtare, e këtu duhet të futet dhe institucioni i SHISH për të hetuar se si këta drejtues të lartë policie nxjerrin sekrete hetimore hoteleve e ua japin ato këtyre “Aidave” me karrierë “topalleje” që këto të fundit të shkëlqejnë studiove televizive.
Nëqoftëse ky fenomen nuk ndalon, ndonjë ditë do të shohim se hotelet e periferisë do të mbushen me këto “Aidat” ndoshta dhe pjesë e shërbimeve sekrete të huaja me krerët e institucioneve tona.