Friday, January 9, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ahmetaj: Ka një strukturë mafioze, e përbërë nga krehu i organizatës dhe një person i katërt afër me të

Editor by Editor
January 8, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Ahmetaj: Ka një strukturë mafioze, e përbërë nga krehu i organizatës dhe një person i katërt afër me të
0
SHARES
71
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një intervistë ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës, të cilin ai e cilën si kreu i organizatës kriminale.

Gjatë intervistës së tij të 4-të, Ahmetaj u shpreh se, kanë tentuar inskenimin e rrëmbimit të tij për ta sjellë dhe burgosur në Tiranë, ku sipas tij, nuk do të dilte më i gjallë.
Çim Peka: Mirëmbrëma. Jemi spostuar sërish jashtë Shqipërie. Intervista e katërt me ish-zëvendëskryeministrin, ish-ministrin e financave, një prej figurave kryesore të Partisë Socialiste, në fakt denoncuesi kryesor i aferave të qeverisë ku ai vetë ka pas bërë pjesë me Arben Ahmetaj. Ahmetaj, mirëmbrëma, mirë se të gjeta.

Arben Ahmetaj: Mirëmbrëma.

Çim Peka: Të falënderoj sërish për gatishmërinë dhe në një farë forme premtimin e mbajtur për vazhdimin e serialit të denoncimeve, por edhe për të mbrojtur, në fakt, atë çfarë ju keni thënë dhe për të hedhur poshtë të gjithë skeptikët se akuzat tuaja nuk ishin fakte dhe se ne i dinim. Ndërkohë që gjatë këtyre dy-tre javëve në Tiranë ka fituar një perceptim tjetër, i kishte thënë Arben Ahmetaj, në fakt gjithçka doli. Do flasim gjatë për të gjitha akuzat dhe denoncimet që keni bërë, por edhe për të rejat, çfarë mund të keni se e shikoj që tavolinën e keni sërish prapë me, me dosje. Por dua ta filloj aty ku e mbyllëm intervistën e tretë. Pra ka ndryshuar me Arben Ahmetajn, nga fundi i intervistës së tretë deri më sot, bëhet rreth një vit. Domethënë, statusi juaj ligjor, edhe gjendja juaj, sepse ka pasur një lajm se ka një kërkesë të re për ekstradim të Arben Ahmetajt.

Arben Ahmetaj: Në raport me, mua dhe me familjen dhe me familjen time, kanë ndryshuar shumë gjëra ashtu siç ka ndryshuar edhe në realitetin shqiptar, në ë, qarkun e një viti. Ë, ka vazhduar genocidi i thellë, i mirëorganizuar ndaj familjes time. Unë jua kam shpjeguar dhe juve ë, jashtë kamerave, po edhe ë, përpara kamerave, kamerave e kam thënë, që, ë, mënyra se si është vepruar me mua dhe me familjen time është e paprecedent në ë, 30 vite. Praktikisht, ë, e kam thënë në vitin 23 në shkurt, që ka një strukturë, ë, gjysmë-mafioze, e cila ndër vite, është vërtetuar që është një strukturë mafioze, e përbërë nga kreu i organizatës, nga instrumentat e tij, që nga Plaçkitja, Erioni, apo dhe ë, persona shumë afër, në të njëjtën godinë në zyrës së kryeministrit, që do t’i kthehemi…

Çim Peka: Duke qenë se duket se të kanë ndjekur pas në regjistrime çështjes së SPAK… do flasim me emra konkret. Plaçkitja është Belinda.

Arben Ahmetaj: Po.

Çim Peka: Erioni është Erion Veliaj.

Arben Ahmetaj: Po.

Çim Peka: Tjetri ishte…

Arben Ahmetaj: Do vijmë, do ta përmendim gjatë, po kreu i organizatës, domethënë…

Çim Peka: Rama, Balluku, Veliaj.

Arben Ahmetaj: Po. Dhe një person, nivel i lartë administrativ, afër zyrës së kryeministrit, në të njëjtën godinë me zyrën e tij. Do t’i vijmë më pas edhe me emër. Pra, që të mos këputemi…

Çim Peka: Pra, ka një person të katërt.

Arben Ahmetaj: Po. Pra, që të mos shkëputemi, flas nga ana e strukturës qeveritare. Jashtë qeveritare kemi krimin e organizuar, kemi media të financuara nga qeveria, të cilat në momentin e parë kur unë i thoshja, dhe nuk gjykoj asnjë shqiptar që edhe mund të mos ketë besuar, sot, janë verifikuar…

Çim Peka: Vetëm një gjë se po ju pyesja për statusin…

Arben Ahmetaj: Me fakte, të lutem, se ngeli duke më…

Çim Peka: Një sekondë, për ju dhe për familjen çfarë ka ndryshuar gjatë një viti? Dhe ju më përmendni strukturën kriminale brenda qeverisë, katërshja Rama-Balluku-Veliaj dhe dikush tjetër, struktura kriminale jashtë qeverisë dhe mediat. Ku hyjnë këta, këto struktura ndaj familjes tuaj?

Arben Ahmetaj: Të falënderoj për pyetjen, po të lutem mos më ndërpre sepse dua që të komunikoj me ju dhe me publikun atë që unë mendoj është e rëndësishme, pastaj është në gjykim të publikut dhe sigurisht edhe në gjykimin tuaj që të vendosni ë sa e rëndësishme është. Ju e dini që unë jam kërcënuar në Shqipëri personalisht. Unë e kam lajmëruar…

Çim Peka: E keni thënë këtë.

Arben Ahmetaj: Po po, e kam thënë. Po mirë, një pyetje e kam unë për zotin Dumani. Zoti Dumani e ka dëgjuar që fëmija im ka qenë nën kërcënim për rrëmbim? Unë e kam deklaruar, kam nxjerrë edhe aktin noterial të personit përgjegjës. A ka marrë ndonjëherë, meqë ka dashur indicie, a ka marrë ndonjëherë ndonjë mundim të pyesë? Unë i kam kërkuar kamerat e liqenit policisë, e liqenit artificial. I kam kërkuar kamerat, nuk m’i dha. Ja kam kërkuar edhe kompanisë private. Kishte frikë t’i më jepte për t’i identifikuar unë vetë personat. Lëre mua, te Rotondo e Nobis, aty ku jetoja me qira, më kanë kërcënuar direkt. Domethënë, pavarësisht personit, jemi duke folur për një ish-ministër, për një ish-zëvendëskryeministër.

Çim Peka: Këto i keni folur. Të kërcënime të reja keni folur për kërcënime me jetë gjatë këtij viti?

Arben Ahmetaj: Pra… Do vazhdojmë. Gjatë këtij viti ka shumë të reja. Ka një informacion shumë real nga burime shërbimesh për një tentativë për sekuestrim ilegal personi dhe këtu autoritetet janë të informuara dhe të njoftuara. Pra, ka pasur një plan brenda grupit kriminal që unë kam përmendur më lart, që e kanë diskutuar, deri në eliminim fizik. Patjetër, se ka qenë plani që në momentin një. Për sekuestrim ilegal personi nga këtu me demek unë kisha kaluar kufirin, pas kisha kaluar kufirin ilegalisht në Itali, në Itali do më kishte kapur karabinieria dhe mua do më çonin tek Altin Dumani për të mos dalë më i gjallë nga burgu. Sigurisht që kanë hequr dorë për tre arsye, tre arsyet s’janë të rëndësisë, të rëndësishme për shqiptarët. Është bisedë e bërë nga organizata kriminale. Është bisedë e bërë nga organizata kriminale. Po, kjo nuk vlen për shqiptarët, kjo ka të bëjë me mua. Tjetra është…

Çim Peka: Jo një sekond, kjo, kjo vlen për mua sepse unë po e bëj intervistën. Fakti që çdo akuzë e juaja ka dalë ose çdo indicie juaj është, është certifikuar nuk do të thotë se gjithçka që thoni ju do vërtetohet. Këto që sapo thatë, se thatë është diskutuar, keni mundësi ta provoni?

Arben Ahmetaj: Do vijë koha…

Çim Peka: Tentativa për rrëmbimin tuaj.

Arben Ahmetaj: Do vijë koha patjetër, do vijë koha që edhe detajet do dalin në shesh për të gjitha këto. Janë tentuar të përdoren të gjitha format mafioze, kriminale kundër meje dhe kundër familjes time. Zoti Peka, është tentuar rrëmbimi i fëmijës tim kur ka qenë 1 vjeç e gjysëm. 1 vjeç e gjysëm. E kam deklaruar. Altin Dumani ka marrë ndonjë hap? ndonjë hap ka marrë? Në raport me mua apo ishte pjesë e urdhërit politik që unë të shkoja në burg dhe mos dilja i gjallë. E kam thënë në intervistën para një viti. Kam dyshime serioze që ka qenë plan eliminimi fizik, arrestimi im pa asnjë provë dhe pa asnjë rrezik për asgjë, për asgjë, për t’u eliminuar fizikisht.

Previous Post

Vjosa urithi nga shtrati, përmbytjet përfshinë autostradën Vlorë-Fier, gjashtë fshatra u izoluan, bllokohet qarkullimi i automjeteve.

Next Post

Moti i keq, ‘Top Story’ viziton shtëpinë e përmbytur në Durrës: Kryefamiljari thotë se dëmet përkojnë me punën e 10 vjetëve të një familjeje.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Trump, Maduro dhe kostumi "Nike" si sfidë e mesme

Trump, Maduro dhe kostumi “Nike” si sfidë e mesme

January 9, 2026
Përmbytjet në Fier shkaktojnë dëme për fermerët, niveli i ujit në sera arrin në 2 metra; kultivuesit kërkojnë ndihmë: Rrezikojnë falimentimin.

Përmbytjet në Fier shkaktojnë dëme për fermerët, niveli i ujit në sera arrin në 2 metra; kultivuesit kërkojnë ndihmë: Rrezikojnë falimentimin.

January 9, 2026
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

LAJMI I FUNDIT/ Sky Ecc zbulohet, SPAK paraqet për gjykim grupin kriminal të trafikut të kokainës.

January 9, 2026
PAMJE TË RËNDA! Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

PAMJE TË RËNDA! Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

January 9, 2026
Trump, Maduro dhe kostumi "Nike" si sfidë e mesme
LAJME

Trump, Maduro dhe kostumi “Nike” si sfidë e mesme

by timoni.al
January 9, 2026
0

Viti 2026 ka nisur me ngjarje të pazakonta, fillimisht me arrestimin e presidentit venezuelian Nicolás Maduro dhe gruas së tij,...

Read moreDetails
Përmbytjet në Fier shkaktojnë dëme për fermerët, niveli i ujit në sera arrin në 2 metra; kultivuesit kërkojnë ndihmë: Rrezikojnë falimentimin.

Përmbytjet në Fier shkaktojnë dëme për fermerët, niveli i ujit në sera arrin në 2 metra; kultivuesit kërkojnë ndihmë: Rrezikojnë falimentimin.

January 9, 2026
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

LAJMI I FUNDIT/ Sky Ecc zbulohet, SPAK paraqet për gjykim grupin kriminal të trafikut të kokainës.

January 9, 2026
PAMJE TË RËNDA! Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

PAMJE TË RËNDA! Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

January 9, 2026
Inter, pas Galatasaray, edhe Nottingham ndiqen Frattesin; por lojtari angazhohet me... Juventusin.

Inter, pas Galatasaray, edhe Nottingham ndiqen Frattesin; por lojtari angazhohet me… Juventusin.

January 9, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Trump, Maduro dhe kostumi "Nike" si sfidë e mesme

Trump, Maduro dhe kostumi “Nike” si sfidë e mesme

January 9, 2026
Përmbytjet në Fier shkaktojnë dëme për fermerët, niveli i ujit në sera arrin në 2 metra; kultivuesit kërkojnë ndihmë: Rrezikojnë falimentimin.

Përmbytjet në Fier shkaktojnë dëme për fermerët, niveli i ujit në sera arrin në 2 metra; kultivuesit kërkojnë ndihmë: Rrezikojnë falimentimin.

January 9, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al