Friday, January 9, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ahmetaj: 324 apartamentet e Ballukut, AKSHI e të tjerat janë vetëm maja e ajsbergut

Editor by Editor
January 8, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Ahmetaj: 324 apartamentet e Ballukut, AKSHI e të tjerat janë vetëm maja e ajsbergut
0
SHARES
50
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj, duke folur për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, në intervistën e tij të 4-të ka bërë të ditur se apartamentet e Ballukut, dosja e AKSHI-t, dhe dosjet e tjera, janë vetëm maja e ajsbergut të krimeve të Edi Ramës dhe qeverisë-organizatës kriminale të tij.

Çim Peka: Zoti Ahmetaj, dua të na sqaroni statusin tuaj njëherë. Tani dua të vazhdoj me dosjen time dy sekonda.

Arben Ahmetaj: Po patjetër. Tani s’dua t’i lodh shqiptarët se…

Çim Peka: Para se të flasim për dosjen. Ka pasur një kërkesë të re pra për ekstradimin tuaj?

Arben Ahmetaj: Jo, e ka vetëm në zemër dhe në mendje kreu i organizatës dhe Dumani. Këta  kanë bërë dy herë kërkesë. Pra, si rrallë herë. Kanë bërë kërkesën e parë në mënyrë urgjente në 18 gusht të vitit 2023. Domethënë, fiks 32 ditë pas urdhrit të arrestit të kërkuar nga kreu i organizatës dhe të plotësuar me shumë dëshirë dhe me vullnet politiko-personale, siç e thotë e kam personale, nga zoti Dumani. Ka pasur një kërkesë të dytë, me një kërkesë asistence ndërkombëtare, personin që do gjeni ndonjë gjë këtu, ndonjë llogari, ndonjë pronë, ndonjë Bitcoin, gjithandej kanë, kanë shkuar, kanë investiguar fëmijët e mi në Londër.

Kur të vijmë tek Eko-Parku do bëj një krahasim, fëmijë, kalamaj, se mos kishin ndonjë fond nga, e kupton? Domethënë, fëmijët e mi. Ndërkohë, GJKKO-ja, s’dua t’ia zë emrin gjyqtarit, në respekt të tij në fakt, pavarësisht se nuk e meriton respektin, i ka mohuar bukën Kejsit dhe Keilit. Ka vendim gjykate për bukën e Kejsit dhe të Keilit. Ja ka mohuar. Pronat e mia nuk lirohen. A u liruan pardje pronat e Erion Velisë indirekte? Po! Dhe jemi duke folur për miliona miliona euro.

Pronat e mia, të vëna përpara 2004-ës, e përpara 2007-ës, të sekuestruara me vendim Gjykate Kushtetuese, dhe ndërkohë gjyqtari del 5 minuta të shtunën dhe thotë, të më falin shqiptarët se e kanë zakon, nuk më rruhet, thonë. Edhe te SPAK-u e përdorin, edhe te GJKKO-ja. Nuk na ruhet. Pse? Se siç e thotë edhe zoti Dumani, e kam personale thotë ai, i kam bërë karshillëk kryeministrit. Unë i kam, paskam bërë karshillëk kryeministrit. Unë do t’i bëja çdo lloj kryeministri që sillet kështu me Shqipërinë, sikur ta ketë plaçkë. Çdo lloj.

Çim Peka: Dhe sa kanë avancuar me dosjen tuaj?

Arben Ahmetaj: Unë do të duhet të isha sot në burg, ta dinë shqiptarët. Dosja ime s’ka shkuar në gjykatë akoma. Është tjerë se nuk arrin dot që të lidhin akuzën e korrupsionit dhe akuzën e pastrimit të parave. Po nuk dua t’ju lodh me çështjen time. Domethënë, shpejt e shpejt fare. E para, unë nuk kam pasur asnjë funksion zyrtar, as të jepja koncesion inceneratorësh. Nuk kam qenë si institucion apo si ministër as në procesin e vlerësimit dhe as atë të akordimit të koncesionit, një.

E dyta, sajohen salto mortale si ajo e tenderit të OSHE-së që jua thashë herën e kaluar, ku pa asnjë lidhje me asgjë, Besmiri i SPAK-ut, Besmiri që s’e lidh dot dy fjalë, është bërë hetues i SPAK-ut Besmiri, shkruan në emër të Altin Dumanit dhe Enkeleda Millonait, thotë; në këtë tender thotë, janë fituar para dhe ka mjaftueshëm para dhe për vilën e Lalzit. Shqiptarët kur më dëgjojnë mua tani ju duket sikur unë jam duke sajuar. Është në dosje dhe këto nuk janë shkruar as në kohë të komunizmit, as në kohën e fashizmit. Ja një dokument.

Çim Peka: Po çfarë varsie ka tenderi i OSHEE-së me vilën e Lalzit?

Arben Ahmetaj: Të lutem, mos më, mos më largo. Ja një dokument. Ja dokumenti zyrtar nga pronari dhe nga pronari dhe ndërtuesi, që vileta në Lalëz që ka marrë familja e Eriolës, Klodian Zoto, në punë të vet nuk ka paguar asnjë cent, s’ka qenë kurrë pronar. Ja ku është. Tashi, sajohen lloj-lloj, shkon, takon zonja Mercenarin, Mercenari vetë e bën denoncimin, Altini i thotë bëje shpejt, s’ka problem se unë nuk të pyes, nuk të marr në pyetje, ku i gjete ti ato, ku i gjete ti këto, mjafton ta fusim këtë në burg. Se e ka personale me mua. Personale le ta mbajë, nuk i takon se është kontribut kundër demokracisë dhe kundër të drejtës, kundër prezumimit të pafajësisë. Kundër barrës së provës.

Tjetra, në raportin e Nixon Peabody, shkruhet qartë që rialokimet. Një nga akuzat, të nderuar qytetarë, është që unë kam bërë rialokime. Ministri i financave bënte, bën diku te 2500, 3000 rialokime në vit. Dhe i bën gjithmonë me kërkesë të ministrave të tjerë. Dhe i bën për kontrata tashmë të dhëna. Nëse i bën për të reja, e sjell si zë, nuk e sjell si kontratë, si zë investimi potencial. Altin Dumani me mendjen e Besmirit, këtë e quan korrupsion. Nuk i kam bërë, janë kontrata të dhëna edhe sikur të kenë qenë. Ose janë të reja dhe s’kanë të bëjnë me mua dhe nuk e bëj unë. Unë nuk jam autoritet kontraktor. Tentojnë të akuzojnë për asete private, zoti Peka.

Ta dinë shqiptarët se kanë dëgjuar 324 apartamente të plaçkitësesh (Ballukut), është maja e ajsbergut. Është maja e ajsbergut. Dhe AKSH-i edhe ajo që po dëgjojmë për plaçkitëshen, është maja e ajsbergut. Akuzojnë për asete private, i dashur. Asete private të vëna përpara se unë të bëhesha ministër. Po ja bëj një sfidë, ja kam bërë unë Altin Dumanit. Po ja bëj kreut të ri të SPAK-ut.

A ka nxjerrë një udhëzim Altin Dumani që kur fillon një hetim bëhet hetim pasuror, ë? I drejtë, i padrejtë, kushtetues, jo kushtetues, afër mendsh që gjithmonë ka të drejtë Altin Dumani. Pse nuk i bën? Pse nuk fillon? Për çdo anëtar të qeverisë. Ja ku po i them shqiptarëve sfidë. Pasuria ime pas bërjes ministër vetëm është reduktuar. Përjashto rivlerësimin, që është praktikisht e bëjnë të gjithë…

Çim Peka: Po po, jo rivlerësim është…

Arben Ahmetaj: Po pra, po. Shtim pasurie perse në aspektin materialo-konkret apo financiar. Është në vlerë, për shkak të rivlerësimit të viteve. Ja, sfidë e bëj. Merrni të gjithë që kanë qenë ministra dhe që janë ministra dhe hetojeni pasurinë. Bëni veting siç më bëre mua veting. A më bëre mua veting? Tërë jetën time. A shkove në vitin 2004? E dini ju të nderuar qytetarë që kanë hetuar punë të 2004-ës? 22 vjet më parë, punë 22 vjet më parë, me fatura. Atëherë s’kishte akoma sistem bankar të strukturuar. Unë e kam pasur me fatura. Edhe me kredi bankare dhe  një sekond se s’kam mbaruar.

Previous Post

Reuters zbulon se SHBA po shqyrton mundësinë e ofrimit të pagesave deri në 100 mijë dollarë për çdo banor të Groenlandës me qëllim që ta shkëpusë atë nga Danimarka.

Next Post

Gjiri i Fundy: Rajoni me baticat më të larta në botë, që shpalos ishuj, balena dhe fosile të moshës 300 milionë vjeçare

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Arrestohet një grup kriminal, SPAK ndalon 6 persona, përfshirë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste. Emrat bëhen të ditur.

SPAK i referohet gjykatës disa zyrtarëve për shkelje të barazisë në tendera, përfshirë Benet Bekun.

January 9, 2026
CEO i SIGAL: Mbajtja e fjalës dhe pagesa e dëmeve thelbi i industrisë së sigurimeve

CEO i SIGAL: Mbajtja e fjalës dhe pagesa e dëmeve thelbi i industrisë së sigurimeve

January 9, 2026
Rritja e qirave solli rritje çmimesh në fund të vitit/ Inflacioni arriti në 2.3% në dhjetor 2025, duke ndikuar gjithashtu dhe në çmimet e ushqimeve.

Rritja e qirave solli rritje çmimesh në fund të vitit/ Inflacioni arriti në 2.3% në dhjetor 2025, duke ndikuar gjithashtu dhe në çmimet e ushqimeve.

January 9, 2026
Trump, Maduro dhe kostumi "Nike" si sfidë e mesme

Trump, Maduro dhe kostumi “Nike” si sfidë e mesme

January 9, 2026
Arrestohet një grup kriminal, SPAK ndalon 6 persona, përfshirë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste. Emrat bëhen të ditur.
KRYESORE

SPAK i referohet gjykatës disa zyrtarëve për shkelje të barazisë në tendera, përfshirë Benet Bekun.

by timoni.al
January 9, 2026
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur më 8 janar 2026 kërkesën për gjykimin e procedimit...

Read moreDetails
CEO i SIGAL: Mbajtja e fjalës dhe pagesa e dëmeve thelbi i industrisë së sigurimeve

CEO i SIGAL: Mbajtja e fjalës dhe pagesa e dëmeve thelbi i industrisë së sigurimeve

January 9, 2026
Rritja e qirave solli rritje çmimesh në fund të vitit/ Inflacioni arriti në 2.3% në dhjetor 2025, duke ndikuar gjithashtu dhe në çmimet e ushqimeve.

Rritja e qirave solli rritje çmimesh në fund të vitit/ Inflacioni arriti në 2.3% në dhjetor 2025, duke ndikuar gjithashtu dhe në çmimet e ushqimeve.

January 9, 2026
Trump, Maduro dhe kostumi "Nike" si sfidë e mesme

Trump, Maduro dhe kostumi “Nike” si sfidë e mesme

January 9, 2026
Përmbytjet në Fier shkaktojnë dëme për fermerët, niveli i ujit në sera arrin në 2 metra; kultivuesit kërkojnë ndihmë: Rrezikojnë falimentimin.

Përmbytjet në Fier shkaktojnë dëme për fermerët, niveli i ujit në sera arrin në 2 metra; kultivuesit kërkojnë ndihmë: Rrezikojnë falimentimin.

January 9, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestohet një grup kriminal, SPAK ndalon 6 persona, përfshirë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste. Emrat bëhen të ditur.

SPAK i referohet gjykatës disa zyrtarëve për shkelje të barazisë në tendera, përfshirë Benet Bekun.

January 9, 2026
CEO i SIGAL: Mbajtja e fjalës dhe pagesa e dëmeve thelbi i industrisë së sigurimeve

CEO i SIGAL: Mbajtja e fjalës dhe pagesa e dëmeve thelbi i industrisë së sigurimeve

January 9, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al