Monday, June 9, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Agron Shehaj nxjerr FOTON në Kuvend: Policia më ka bllokuar biznesin se denoncova aferat e Qeverisë! 200 punonjës nuk shkojnë dot në zyrë

Editor by Editor
October 20, 2022
in AKTUALITET, POLITIKE, Vendi
0
Agron Shehaj nxjerr FOTON në Kuvend: Policia më ka bllokuar biznesin se denoncova aferat e Qeverisë! 200 punonjës nuk shkojnë dot në zyrë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka denoncuar në Kuvend se prej tre javësh Policia e Shtetit i ka bllokuar biznesin. Shehaj tregoi një foto për kolegët e tij dhe tha se pa asnjë urdhër nga Prokuroria apo Gjykata, 200 ekspertë IT nuk lejohen të shkojnë në zyrë.

“Pre tre javësh biznesi mbahet i mbyllur me dhunë nga Policia dhe 200 ekspertë IT nuk mund të shkojnë në zyrë. Policia ka vendosur shiritin dhe nuk lejon asnjë të hyjë, nuk ka dhënë asnjë shkresë apo arsye për bllokimin e biznesit dhe ambienteve që kompania ka marrë me qira.

Përfaqësuesi ka bërë shkresë në Polici për t’u njohur me aktin e bllokimit të biznesit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Më pas i është bërë një kërkesë Prokurorisë. Në lidhje me kërkesën për informacion, Prokuroria thotë tekstualisht: “Në aktet e referuara në Prokurori nga Policia, nuk ndodhen akte proceduriale që lidhen me sekuestrimin e objektit si dhe nuk janë nxjerr akte të kësaj natyre proceduriale nga Prokurori”,– tha Agron Shehaj ndër të tjera.

Newsbomb.al mëson se bëhet fjalë për një objekt biznesi në zonën e njohur si “Rruga e Elbasanit” në Tiranë. Vetë deputeti demokrat ka thënë nga foltorja e Kuvendit se arsyeja e këtij sulmi janë denoncimi i disa aferave ku janë përfshirë ministrat e Edi Ramës.

 

Deklarata e plotë e Agron Shehaj, në Kuvend:

Që ditën e parë jam munduar të bëj detyrën time si deputet në këtë Kuvend, duke shmangur fjalët e bukura, ironitë dhe ofendimet. Dhe kam folur për arsyet konkrete pse Shqipëria është një nga vendet më të varfëra në Europë dhe pse shqiptarët ikin nga vendi.

Kam folur për PPP, për korrupsionin, për inceneatorët, për modelin oligarkik të qeverisjes Rama, duke iu qendruar vetëm fakteve dhe provave. Nga marsi i këtij viti, jam munduar të sjell në vemendje rastin flagrant të abuzimit me pushtetin, atë të resortit të ministres Xhaçka.

Kërkova interpelancë me kryeministrin Rama për t’i kërkuar shpjegime, në lidhje me firmën e tij, në shpalljen investitor strategjik me mashtrim të burrit dhe kunatës së ministres. Dorëzova kërkesën për heqjen e mandatit të Xhackës, si pasojë e shkeljes së Kushtetutës.

I kërkova shpjegime ministres së Turizmit për zvogëlimit e Parkut të Butrintit për të mundësuar resortin e kushëririt të Gjiknurit, dhe shpalljen e tij si investitor strategjik. Dorëzova në Parlament një projektligj për ndalimin e kompanive offshore në kontratat publike.

Dhe më në fund erdhi reagimi i Qeverisë, nëpërmjet dhunës dhe Policisë.

Jam menduar gjatë, nëse duhet të perdorja këtë sallë për të denoncuar një akt të pashembullt, në një shtet demokratik dhe kandidat për anëtarsim në Bashkimin Evropian, përdorimin e shtetit dhe policisë për të sulmuar një kundërshtar politik.

Por vendosa se po, sepse është pikërisht kjo sallë shkaku i sulmit. Gjithçka ka nisur nga këtu, nga denoncimet që unë kam bërë nga kjo foltore, për aferat e kësaj qeverie dhe ministrave të saj. Këto foto tregojnë Policinë e Shtetit brenda ambienteve të biznesit tim.

Pa asnjë urdhër nga Prokuroria, pa asnjë urdhër nga gjykata, pa asnjë urdhër dhe shkresë nga askush. Forcat e policisë kanë hyjnë brenda një ambienti privat dhe kanë nxjerrë jashtë punonjësit, duke i terrorizuar dhe pa asnjë mandat ligjor.

Ky është shteti policor i Edi Ramës që nëpërmjet dhunës dhe përdorimit politik të policisë, do të intimidojë dhe t’i mbyllë gojën deputetëve të Opozitës dhe kujdo që tenton të ngrejë zërin. Prej dy javësh biznesi mbahet i mbyllur me dhunë nga Policia dhe rreth 200 ekspertë IT nuk mund të shkojnë në zyrë.

Policia ka vendosur shiritin dhe nuk lejon asnjë të hyjë, dhe nuk ka dhënë asnjë shkresë apo arsye për bllokimin e biznesit dhe të ambjenteve. Përfaqësuesi i kompanisë ka bërë kërkesë në Polici për t’u njohur me aktin e bllokimit të biznesit por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Pasi nuk është marrë asnjë përgjigje nga Policia, i është bërë një kërkesë Prokurorisë për të marrë informacione rreth bllokimit të biznesit dhe kjo është përgjigja e Prokurorisë. Në lidhje me kërkesën për informacion mbi sekuestron e ambienteve ku ushtrohet aktiviteti, Prokuroria thotë tekstualisht:

“ne aktet e referuara në Prokurori nga policia nuk ndodhen akte proceduriale që lidhen me sekuestrimin e objektit, si dhe nuk janë nxjerrë akte të kësaj natyre proceduriale nga ana e organit të Prokurorisë”.

Me pak fjalë, Prokuroria thotë që nuk ka urdhëruar asnjë sekuestro dhe që në Prokurori nuk është referuar nga policia asnjë akt që lidhet me sekuestro.

Me një pretekts banal, ju mbyllni një biznes me qindra të rinj të punësuar, dhe kjo tregon qartë se ju nuk e keni idenë se cfare do te thote te besh biznes te ndershëm. Ju nuk e keni idenë se sa sakrifica dhe se çfarë përkushtimi i duhet nje biznesi per te mbijetuar ne treg dhe per tu zhvilluar.

Sepse ju biznes quani vetëm marrjen e parave publike permes tenderave qe shperndani tek familjarët dhe ortakët tuaj. Per ju biznes eshte e barabarte me afere. Ju quani biznesmene kushërinjtë dhe te afermit tuaj investitorë strategjikë, qe marrin prone publike dhe pastrojne parate e korrupsionit.

Ky është koncepti juaj i biznesit dhe nuk ka lidhje me biznesin e vërtetë. Biznesi i vërtetë bëhet me djersë dhe përkushtim. Por në fakt, thelbi këtu nuk është mbyllja e nje biznesi të ndershëm, ky është një sulm i pastër politik.

Një hakmarrje e verbër e Edi Ramës ndaj denoncimeve për aferat e rënda korruptive që unë kam bërë nga kjo foltore dhe njëkohësisht edhe një presion për të më mbyllur gojën. Por po ua them këtu publikisht.

Harrojeni se me këto sulme apo presione kriminale, mund të më detyroni që unë të hesht kur Edi Rama firmos dhe bën Olta Xhackën investitore strategjike. Harrojeni se do të hesht kur kushërinjtë e Damian Gjiknurit marrin më firmën e Edi Ramës statusin e investitorit strategjik dhe u jepet leje për të ndërtuar në mes të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Nuk më intimidoni. Përkundrazi më motivoni më shumë të vazhdoj denoncimet për guackat tuaja offshore, koncesionet korruptive dhe grabitjet e pasurive publike me qeveritarët strategjikë. Edi Rama, Xhaçka apo Gjiknuri  duhet ta kenë të qartë.

Une nuk kam ndërmend të hesht, do vazhdoj të them atë që qytetarët e ndershëm duan, të vërtetën, dhe do jua them në sy, ashtu siç është.

Shpesh e kam pyetur veten pse duhet të merrem me ju. Kur zbulova kompaninë tuaj offshore në Delavare, edhe mund të heshtja, por vendosa të flas. Isha i bindur se kjo ishte gjëja e duhur. Sepse kam marrë besimin e njerëzve për të bërë detyrën time. Sepse besoj se kjo është një kauzë e drejtë, jam dhe dua të qendroj në anën e duhur, në anën e qytetarëve, kundër babëzisë së këtij pushteti thellësisht të korruptuar.

Nuk mund të pretendoni të pasuroheni duke vjedhur me emrin tuaj, me familjarë apo me kompani offshore dhe ne të gjithë të heshtim, të trembemi apo akoma më keq; të shitemi.

Sepse une nuk ndërtoj, nuk marr leje ndërtimi, nuk paguhem me tendera apo koncesione dhe nuk bëj asnjë biznes me qeverine tuaj apo me oligarkët e tu. Madje bizneset e mia nuk punojnë fare për tregun shqiptar, por ofrojnë shërbime për tregjet e huaja.

Nxjerrja e punonjësve jashtë me polici dhe dhunimi i paligjshëm i ambienteve ishte e vetmja gjë që Edi Rama mund të bënte ndaj meje, dhe atë bëri. Nuk pres dhe nuk ju kërkoj të tërhiqeni, nuk bëj pazare me ju, unë të drejtën do ta kërkoj në Prokurori, në SPAK, në Gjykatë, në Shqipëri ose në Strasburg. Ju garantoj se do i shkoj deri në fund.

Por për një gjë të jeni të sigurt, unë nuk tërhiqem. Sepse nuk kam asgjë për të fshehur, sepse nuk jam në shitje, sepse them thjeshtë të vërtetën, sepse këtë duan shqiptarët. Unë nuk hesht. Këtu më keni.

Previous Post

Berisha shkon për ngushëllim në familjen e Lear Kurtit

Next Post

Kontrabandë nafte dhe armësh, arrestohen në Itali 5 rusë, mes tyre dhe djali i guvernatorit

Next Post
Kontrabandë nafte dhe armësh, arrestohen në Itali 5 rusë, mes tyre dhe djali i guvernatorit

Kontrabandë nafte dhe armësh, arrestohen në Itali 5 rusë, mes tyre dhe djali i guvernatorit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Berisha publikon pamjet e transformimit të Spiropalit: Kjo është ‘Metamorfoza’ e vërtetë, jo ajo e Pëllumb Gjokës

Berisha publikon pamjet e transformimit të Spiropalit: Kjo është ‘Metamorfoza’ e vërtetë, jo ajo e Pëllumb Gjokës

June 9, 2025
Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës! Shqipëria është toka e kokainës

Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës! Shqipëria është toka e kokainës

June 9, 2025
“Farsa nuk njihet kurrë”/ Berisha: Këto fakte të pakundërshtueshme delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet

“Farsa nuk njihet kurrë”/ Berisha: Këto fakte të pakundërshtueshme delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet

June 9, 2025
E papritur/ KAS vendos hapjen e të gjitha kutive të qarkut Fier

E papritur/ KAS vendos hapjen e të gjitha kutive të qarkut Fier

June 9, 2025
Berisha publikon pamjet e transformimit të Spiropalit: Kjo është ‘Metamorfoza’ e vërtetë, jo ajo e Pëllumb Gjokës
AKTUALITET

Berisha publikon pamjet e transformimit të Spiropalit: Kjo është ‘Metamorfoza’ e vërtetë, jo ajo e Pëllumb Gjokës

by Editor
June 9, 2025
0

Berisha deklaroi: Është vetëm fillimi.Këta kriminelë elektorale do ta paguajnë atë që u bënë shqiptarët.Dhe ata dy janë eksponentë madhorë...

Read moreDetails
Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës! Shqipëria është toka e kokainës

Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës! Shqipëria është toka e kokainës

June 9, 2025
“Farsa nuk njihet kurrë”/ Berisha: Këto fakte të pakundërshtueshme delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet

“Farsa nuk njihet kurrë”/ Berisha: Këto fakte të pakundërshtueshme delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet

June 9, 2025
E papritur/ KAS vendos hapjen e të gjitha kutive të qarkut Fier

E papritur/ KAS vendos hapjen e të gjitha kutive të qarkut Fier

June 9, 2025
Shkelje nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim? Auron Tare nxjerr foton: Na morën trashëgiminë kulturore, kush është shqiptar nga këta?

Shkelje nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim? Auron Tare nxjerr foton: Na morën trashëgiminë kulturore, kush është shqiptar nga këta?

June 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Berisha publikon pamjet e transformimit të Spiropalit: Kjo është ‘Metamorfoza’ e vërtetë, jo ajo e Pëllumb Gjokës

Berisha publikon pamjet e transformimit të Spiropalit: Kjo është ‘Metamorfoza’ e vërtetë, jo ajo e Pëllumb Gjokës

June 9, 2025
Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës! Shqipëria është toka e kokainës

Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës! Shqipëria është toka e kokainës

June 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al