TIRANA- Nga hetimet e SPAK-ut kanë dalë transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC. Këto të fundit që tregojnë lidhjet e ish-efektivit Altin Morina me trafikun ndërkombëtar të drogës. Në bisedat e zbuluara në dosjen e siguruar nga Dosja.al, vërehet Morina i raporton Ndërjakut për sasitë e drogës në dispozicion.
Morina përmend se kokaina që vinte nga Ekuadori dhe që duhej transportuar drejt Spanjës, Gjermanisë dhe Holandës duke kërkuar ndihmë për sigurimin e marinarëve dhe kontakteve të besueshme për të kryer dërgesat e paligjshme. Më tej, Morina raporton në biseda të tjera se ndodhej në Tiranë për të mbledhur borxhet për grupin kriminal.
1 UNICQ – “me shkrujti ky shoku dhe më sqaroi malli thotë është 800 qindsh dhe 10 copë paska …e lan mallin ky shok … ky me thotë co ndonjë ti shohi ams (nep. Amsterdam)… me e pa mallin shok po me thot …co ndonjë shok po desh me e pa… do tak ne shok se po vij për durres…
1UN9CQ–fola pak me një shok në giermani ka bërë një dalje … edhe mund tënnisem unë andej … kemi rob ta heqi aty? … hamburg ose frankfurt? …SPNNS9 -Se di nigjojm cmimet iher … Qe tfolim me ropt…”.
Në një mesazh të 29 dhjetorit 2020, Morina tregon për një anije të gatshme për transport në Spanjë dhe kërkon marinarë për operacionin që përfshinte një njohur të tij në Ekuador.
IUN9CQ -me shkrujti nje shok qe kam ne ekuador … qe kishte hipje dhe dalje andej…ne spanje …e ta hedhi ne det …por i duhet nje marinar…
5PNNS…- Marinar
ku atje ne ekuador…
1UN9CQ-ne spanje…
5PNNS9 —Shok folim Nga afer….
1UN9CQ-ne hollande kemi nai shok … qe ka te bardhe… se do ortaku im 20 buk…
5PNNS9–Me tbardh…
1UN9CQ — te bardhe…
SPNNS9—-Se di sjam ngatrru mo ….Se di shok …Po do pys.