Saturday, January 24, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

A hengrën drejtorët “fiq” pas shpinës së Lali Erit?

Editor by Editor
March 30, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
A hengrën drejtorët “fiq” pas shpinës së Lali Erit?
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prangat e policisë u tundën brenda Bashkisë së Tiranës, pak para se kryebashkiaku Erion Veliaj të mbante mbledhjen e Këshillit Bashkiak, duke bërë rolin se “asgjë nuk ka ndodhur”…, ndonëse në çdo vend normal ajo që ndodhi do e bënte kryebashkiakun të jepte dorëheqjen e menjëhershme.

Famozët Mariglen Qato dhe Redi Molla, drejtorë në IMT dhe UKT, u arrestuan me urdhër të SPAK dhe bashkë me ta e njëjta masë “arrest me burg” u caktua edhe për Taulant Tushën, i cili ndodhet në qeli edhe për çështjen e Inceneratorit të Tiranës. Po ashtu për shtatë të tjerë edhe ata “specialistë e këshilltarë të Lali Erit” janë me masën “detyrim paraqitje”.

Për rastin konrekt bëhet fjalë për aferat e frikshme të drejtorëve të Veliajt që kishin krijuar kompani private dhe i jepnin vetes tendera publikë qindra milionë euro. Skema ishte e qartë prej shumë kohësh, por megjithatë SPAK u zgjua disi vonë për këto vjedhje kaq të trasha. I ndodhur në këtë gjendje, politikisht Erion Veliaj do të ndjekë udhën e Ramës për tu justifikuar. Për pak ditë ai nuk do dalë në publik, por ka gati qëndrimin duke u shprehur se nuk do të komentojë çështjen e drejtësisë.

Njësoj si kryeministri edhe ai është gati të shesë këdo bashkëpunëtor të tij për të shpëtuar lëkurën e vet. Ka edhe një favor më shumë pasi çdo media e shkruar dhe vizive është nën kontrollin e tij të cilën e ushqen me leje ndërtimi, në këmbim që ata të transmetojnë çdo propagandë personale dhe mos i futen thellë asnjë abuzimi që ndodh në çerdhen e bashkisë.

“Kush ka ngrënë dardha pas shpinës sime le të përballet me drejtësinë”-deklaroi Rama kohë më parë, teksa ish-ministrara, deputetë e kryebashkiakë të tij u arrestuan për korrupsion. Jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi por tentoi të fitonte teksa shprehej se ishte pikëriasht ai “babai i reformës në drejtësi”, duke shtua se po të mos ishte PS-ja, SPAK-u e institucionet e tjera as që do të ekzistonin. Tashmë po shtohet edhe Erion Veliaj në votrën ku korrupsioni, abuzimi dhe propaganda malinje janë rritur edhe më shumë se vetë kullat e oligarkisë së betonit.

Mirëpo sot Veliaj ndihet paksa ngushtë për të qëmtuar në fjalorthin e tij fort të cunguar, sepse shprehjen “kanë ngrënë dardha pas shpinës sime” e ka zënë Rama më parë dhe në këtë rast Lali Eri nuk mund ta përdorë… Ka variante të tjera ende të pazëna si: “kanë ngrënë rrush pas shpinës sime, apo “qëruan fiqtë -pa e ditur unë”.

Ato që Rama, Veliaj, Bela dhe ministra të tjerë abuzues i quajnë “fruta”, në fakt janë qindra miliona euro të rrëbyera në xhepat e qytetarëve. Ndër drejtorët e arrestuar të Veliajt është edhe Redi Molla që drejtonte Ujësjellës Kanalizimet Tiranë. Ndërsa kryeqyteti thahet për ujin e pijshëm që nuk pihet dhe çmimin është rritur mbi 70 % qëkur mori drejtimin e bashkisë Veliaj, drejtorët e tij i bëjnë “rrush e kumbulla” paratë qytetare që dridhen para faturave të ujit.

Po Lali nuk dinte gjë për batërdinë e drejtorëve dhe bashkëpunëtorëve të tij? Çdolloj pretendimi dhe justifikimi i kryebashkiakut të Tiranës nuk ka buf ta kapërdijë, por situat është në favor të ato para të rrëmbyera ndaj qytetarëve shkonin në kasafortët e llojit dhe sorolloëve të drejtuesve të Bashkisë Tiranë.

Po ashtu në pranga është Edhe Mariglen Qato, drejtori malinj që lejoi të ndërtonin pa leje pallate e vila oligarkësh, ndërsa gjobiste dhe procedonte penalisht qytetarë që ndërronin çatitë e shtëpisë, shtronin pllaka apo restauronin avllitë e rrënuara. Të kenë “ngrënë rrush” pas shpinës së Veliajt?/ Kapitali.al

Previous Post

Pashkët/ Kardinali shqiptar uron nga Vatikani: Urojmë që në çdo festë të kenë në mendje Krishtin!

Next Post

Fermerët e fierit dalin në protestë për çmimin e ulët të luleshtrydhes: Po e shesim me 400 lekë të vjetra

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kategoria e Parë: Skënderbeu triumfon ndaj Besës me përmbysje, Laçi dhe Pogradeci sigurojnë fitore.

Kategoria e Parë: Skënderbeu triumfon ndaj Besës me përmbysje, Laçi dhe Pogradeci sigurojnë fitore.

January 24, 2026
Londra rishikon pozitat: Preferon marrëdhënie më të ngushta me BE-në sesa me SHBA-në.

Londra rishikon pozitat: Preferon marrëdhënie më të ngushta me BE-në sesa me SHBA-në.

January 24, 2026
Legalizimi i kanabisit në Gjermani dy vjet më parë, studimi i ri: Rritje e rasteve të psikozave tek të rinjtë

Legalizimi i kanabisit në Gjermani dy vjet më parë, studimi i ri: Rritje e rasteve të psikozave tek të rinjtë

January 24, 2026
Kategoria Superiore: Bylis ndalon Egnatian, rrogozhinasit pa fitore në tri përballje të fundit.

LAJME

Kategoria e Parë: Skënderbeu triumfon ndaj Besës me përmbysje, Laçi dhe Pogradeci sigurojnë fitore.

by timoni.al
January 24, 2026
0

Skënderbeu vijon të kryesojë bindshëm Kategorinë e Parë pas fitores së tij në javën e 19, ku mundi Besën në...

Read moreDetails
Londra rishikon pozitat: Preferon marrëdhënie më të ngushta me BE-në sesa me SHBA-në.

Londra rishikon pozitat: Preferon marrëdhënie më të ngushta me BE-në sesa me SHBA-në.

January 24, 2026
Legalizimi i kanabisit në Gjermani dy vjet më parë, studimi i ri: Rritje e rasteve të psikozave tek të rinjtë

Legalizimi i kanabisit në Gjermani dy vjet më parë, studimi i ri: Rritje e rasteve të psikozave tek të rinjtë

January 24, 2026
Kategoria Superiore: Bylis ndalon Egnatian, rrogozhinasit pa fitore në tri përballje të fundit.

Kategoria Superiore: Bylis ndalon Egnatian, rrogozhinasit pa fitore në tri përballje të fundit.

January 24, 2026
"Bojkotoni produktet amerikane" - Aplikacione të ‘anti-USA’ dominojnë App Store në Danimarkë, me dhjetëra mijëra shkarkime.

“Bojkotoni produktet amerikane” – Aplikacione të ‘anti-USA’ dominojnë App Store në Danimarkë, me dhjetëra mijëra shkarkime.

January 24, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kategoria e Parë: Skënderbeu triumfon ndaj Besës me përmbysje, Laçi dhe Pogradeci sigurojnë fitore.

Kategoria e Parë: Skënderbeu triumfon ndaj Besës me përmbysje, Laçi dhe Pogradeci sigurojnë fitore.

January 24, 2026
Londra rishikon pozitat: Preferon marrëdhënie më të ngushta me BE-në sesa me SHBA-në.

Londra rishikon pozitat: Preferon marrëdhënie më të ngushta me BE-në sesa me SHBA-në.

January 24, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al