Luizi dhe Kiara patën një debat gjatë lojës me litar. Kjo pasi Luizi i tha Kiarës që dëshiron të kuptojë nëse publiku do t’i shohë çift ata brenda, apo nëse njërin prej tyre e do jashtë.
Kjo, pasi radhën e kaluar Kiara, Luizi dhe Bledi ishin të tre në nominim, por Bledi “sakrifikoi” dhe doli vetë nga shtëpia.
Kiara u mërzit nga komenti i Luizit, por ky i fundit i tha asaj se do e marrë vesh në “Prime” që nuk e ka thënë me qëllim të keq atë.
Zhaklin: Nga një anë, më vjen keq për Kiarën që nuk e zbaton lojën e saj. Unë besoj se Luizi e do atë jashtë shtëpisë. Shpesh e kam dëgjuar që ka thënë, sa të mbarojë “Shën Valentini” ti do jesh jashtë.
Unë mendoj se ti kishte të drejtë aty kur u mërzite. Unë mendoj se reagimi yt nuk ishte i tepruar, mendoj se nuk duhet të vetësakrifikohesh. Edhe ti vetë do të luash, pavarësisht është apo jo Luizi. Kjo mendoj se është e vërteta. Nuk mendoj që Luizi është një djalë budalla që nuk e kupton lojën. Ai e ka studiuar shumë mirë Big Brotherin dhe ka hyrë për të fituar.
Kiara: Po ke shumë të drejtë. Unë ndonjëherë kam reagime të tepërta.
Zhaklin: Jo ,ti nuk reagove fare. Reagimi yt ishte shumë i vakët.
Kiara: Ai më tha që nuk e ka hequr rripin për të më rrezikuar mua. Unë e besoj, për aq kohë sa e kam në krah, unë e besoj. Ai nuk do të donte kurrsesi të më rrezikonte mua.
Unë mendoj se ti duhet të zgjedhësh veten, jo më Luizin. Ju i keni konsumuar të gjitha, flirtin, puthjen, martesën. Nëse vërtetë dashuria juaj ekziston, do jetë e tillë edhe jashtë.
Arbër: Luizi është shumë i vëmendshëm. Bën llogari dhe është i fortë në lojë. Luizi në operacionin e “Fshesës” për të nxjerrë jashtë banorë, në listë ka edhe Kiarën.
Kiara: Luizi më ka thënë se do të jetë dorë për dore me mua në finale.
Zhaklin: Personi i vetëm që Luizi i ka thënë që do ta shohë në finale, ka qenë Tea. Duhej sikur ti në heshtjen tënde, thoje Mpo ky i dashuri im pse nuk më sheh mua në finale, por sheh Tean…
Kiara: Unë nuk e mbaj mend fare këtë.
Zhaklin: E mbaj mend unë.
Kiara: Unë ndiej që ai më do brenda në shtëpi.