Në episodin e fundit të podcast-it “Flasim”, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e sigurisë për qytetarët shqiptarë në kontekstin e krizës në Lindjen e Mesme. Ai siguroi se ambasadat dhe konsullatat shqiptare në rajon janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet për të monitoruar situatën dhe për të assistuar ata që ndodhen atje.
Rama iu referua dhe spekulimeve mbi një mundësi sulmi nga Irani drejt Shqipërisë, duke rikujtuar se NATO është e angazhuar për mbrojtjen e të gjitha vendeve anëtare, përfshirë Shqipërinë. Ai theksoi se fluturimet mbeten një sfidë e vazhdueshme dhe se situata kërkon qetësi dhe informim të vazhdueshëm nga burimet zyrtare.
Kryeministri shprehu solidaritet me vendet e prekura nga kjo krizë, përfshirë Qipron dhe Greqinë, duke përmendur gjithashtu ndihmën që NATO i dha Turqisë për ndalimin e një rreziku të mundshëm. Rama po ashtu vuri në dukje se Shqipëria përballet me një problem të brendshëm, ku lajmet e rreme dhe dezinformatat për një sulm mbi vendin janë të shumta. Ai shprehu shqetësimin se këto dezinformata për krijimin e frikës dhe panikut janë të prodhuara brenda Shqipërisë, duke e quajtur atë një situatë kriminale dhe të papërgjegjshme.
Rama përfundoi duke theksuar se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe se organizata ka reaguar me shpejtësi për të mbrojtur vendet e saj anëtare. Ai e përshkroi këtë si një garanci sigurie për Shqipërinë nëse ndodhte ndonjë situatë e ngjashme, duke e përjashtuar mundësinë e sulmeve të paprovokuara në vendin tonë. Kjo situatë, sipas tij, nuk ka asnjë ndikim real për të destabilizuar qeverisjen e tij, duke e përmendur atë si një “ëndërr në bezë” për ata që mendojnë për ndërrimin e regjimit të tij.















