NJOFTIM PËR SHTYP
A do e drejtojë seancën e parë të Kuvendit? Berisha: Unë do vazhdoj betejën gjer në rikthimin e të drejtës së votës së lirë
Unë vazhdoj betejën kundër kësaj vjedhje më monstruozen e 32 viteve në historinë e zgjedhjeve pluraliste.
Këto vjedhje, kësaj here, kjo vjedhje monstruoze, ka qenë një vjedhje e paralajmëruar, pasi është e denoncuar paraprakisht në 4 rezoluta ndërkombëtare me forcën dhe fuqinë më të madhe.
Së dyti, kjo vjedhje është denoncuar në raportin paraprak të vëzhguesve ndërkombëtarë.
Ne vazhdojmë betejën tonë gjer në rikthimin e të drejtës së votës së lirë të shqiptarëve…
…Kjo pyetje e ka përgjigjen. Nuk do mund të ndodhë ndonjëherë ajo, dhe u siguroj se beteja jonë do vazhdojë gjer në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve.
Të mos mendojë njeri se ne intimidohemi, as se ne impresionohemi, përkundrazi.
Çdo përpjekje për të përligjur vjedhjen, vetëm sa dëshmon amoralitetin dhe bashkëfajësinë e të gjithë atyre që e ndërmarrin.
Sepse vjedhja kësaj here ka ndodhur publikisht, me vendime qeverie, pa u fshehur fare.
Ndaj dhe ne qëndrojmë të fuqishëm dhe kemi besim se do t’ia dalim.