Punonjësit e Bankers Petrolium kanë dalë në protestë për shkak të pagave të ulta, duke u shprehur se janë në limitet e jetesës.
Ata shprehen se janë krijuar disa kompani paralele, që kanë për qëllim t’i dërgojnë lekët në Kinë. Teksa thekson se edhe punëtorët e këtyre kompanive paralele të paguhen po me të njëjtat paga.
Ata shprehen se protesta e tyre do të përshkallëzohet deri në bllokim të punës.
Ndërsa theksojnë se këshilli i punonjësve nuk merret parasysh, ndërsa burimet njerëzore të kompanisë u thonë: “Kush të dojë të rrijë, kush të dojë të ikë!”
“Punonjësit janë në limitet e jetesës dhe paguhen 600-700 mijë lekë. Duke punuar në një ambient gazi apo industri nafte dhe gjithë lekët që fitojnë nuk janë transparente pasi janë krijuar disa kompani paralele, që kanë motivin të dërgojnë lekët në Kinë dhe punëtorët e këtyre kompanive paralele të paguhen po me të njëjtat paga. Paga shumë të ulta që nuk përballohet me çmimet në treg.
Nga ana e kompanisë nuk merren parasysh as rritjet e pagës dhe as hallet e punonjësve. Situata është e vështirë, protestat do të përshkallëzohet deri në bllokim të punës.
Është krijuar një këshill punonjësish që parashikonte ligji, por nuk merret parasysh për asgjë.
Burimet Njerëzore të kompanisë u thonë: “Kush të dojë të rrijë, kush të dojë të ikë!”,thotë një nga punonjësit e Bankers Petrolium për JOQ.

Gjobitja me 19.9 milionë lekë e Bankers Petroleum
Autoriteti i Konkurrencës vendosi ditën e mërkurë të gjobisë kompaninë Bankers Petroleum me një gjobë prej afërsisht 19.9 milionë lekësh, për moszbatim të vendimeve të mëparshme Komisionit të Konkurrencës, të vitit 2020 dhe 2021.
Gjatë shqyrtimit të çështjes nga Komisioni i Konkurrencës, rezultoi se ndërmarrja Bankers Petroleum Albania, e cila ka pozitë dominuese në prodhimin e naftës bruto në Republikën e Shqipërisë, nuk ka zbatuar vullnetarisht detyrimin për të aplikuar kushte tregtimi të barabarta për veprime tregtare të njëjta ndaj ndërmarrjeve me të cilat hyn në marrëdhënie kontraktore.
Gjithashtu, Bankers Petroleum Albania nuk ka përmbushur detyrimet e dhëna në lidhje me operacionet hidrokarbure gjatë vitit 2021 dhe periudhës janar – korrik 2022, si dhe për kostot dhe prodhimin e naftës gjatë muajit korrik 2022, pasi të dhënat janë depozituar pas përfundimit të procedurës së monitorimit.
Në vendimin e datës 30 korrik 2020, Autoriteti i Konkurrencës kishte vendosur mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes Bankers Petroleum Albania në tregun e prodhimit dhe tregtimit të naftës bruto, por duke vendosur disa detyrime për kompaninë. Konkretisht, nga Bankers kërkohej të aplikonte kushte tregtimi të barabarta për veprime tregtare të njëjta ndaj ndërmarrjeve me të cilat hyn në marrëdhënie kontraktore, të furnizonte ndërmarrjet e përpunimit të naftës bruto në tregun vendas, në respektim të marrëdhënieve kontraktore bazuar në dispozitat e Kodit Civil.
Gjithashtu, Bankers Petroleum Albania duhet të depozitonte pranë Autoritetit të Konkurrencës çdo raportim tremujor mbi kostot e naftës, çdo raportim tremujor mbi prodhimin e naftës dhe operacionet hidrokarbure, si edhe të depozitonte për vlerësim paraprak çdo draft kontratë që do të lidhte me çdo rafineri, për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Gjithashtu, AK i rekomandonte Albpetrol dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) kryerjen e parashikimeve të nevojave të tregut vendas për furnizimet e nevojshme me naftë bruto dhe të mbikëqyrte planet e furnizimit të tregut vendas nga ana e Bankers Petroleum Albania LTD.
Vendimi i 22 prillit 2021 e shtyu periudhën e monitorimit të Bankers Petroleum deri në 31 korrik 2022.
Hetimi i Bankers Petroleum në vitin 2020 nisi pas ankesës së kompanive Tosk Energji dhe Al Global Oil, të cilat shfrytëzonin përkatësisht Rafineritë e Ballshit dhe të Fierit, ankesa që lidheshin kryesisht me mosfurnizim në sasinë e nevojshme me naftë bruto nga Bankers.
Në fakt, e vetmja rafineri në vend që përpunonte naftën bruto për prodhim karburantesh, ajo e Ballshit, pas një serie të gjatë dështimesh për t’iu rikthyer funksionimit normal afatgjatë, u demontua dhe u shit për skrap, ndërsa toka ku ndodhet objekti pritet të përdoret nga blerësi për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Në një kohë kur çmimet e karburanteve këtë vit kanë arritur nivele rekord, Shqipëria nuk ka një rafineri përpunimi që të shfrytëzojë sasitë e konsiderueshme të naftës bruto që nxirren në vend dhe që, në pjesën dërrmuese, eksportohen.
Punonjësve të kompanisë të rafinerisë së naftës në Ballsh
Punonjësit e kompanisë të rafinerisë së naftës në Ballsh, “Tosk Energji”, protestun në vitin 2019 kundër “Bankers Petroleum Albania” duke hedhur akuza se rafineria ishte mbyllur si rezultat i mos-furnizimit me naftë të papërpunuar nga “Bankers”.
Rreth 1 mijë punonjës kanë mbetur të papunë, në atë kohë si pasojë e mbylljes së “Tosk Energji”.
“Bankers Petroleum Albania” u përgjigj se punonjësit po përdoreshin nga “Tosk Energji” që sipas tyre nuk kishte arritur të përmbushte kontratën mes palëve, për kryerjen e parapagimit.
“Gjatë gjithë muajit Shtator, Tosk bëri vetëm një parapagim në vlerë prej 500 mijë USD dhe Bankers dorëzoi në Tosk (pikërisht në 1 Shtator) rreth 1.420 Mt bruto që mbulohej nga ky parapagim. Për periudhën 1-10 Shtator, Bankers iu drejtua sërish disa herë Tosk Energji, por ajo nuk pagoi, pavarësisht se Bankers ishte në dispozicion dhe i ofroi të shesë sasitë e rënë dakord. Tosk Energji jo vetëm që nuk pagoi nuk tërhoqi sasitë dhe nuk iu përgjigj Bankers, por shkoi edhe më tej, duke ndërprerë komunikimin me ne.”