Sunday, September 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Festivali i Këngës apo Festivali i Dallavereve/ Çfarë duhet medoemos të shkruhet në historinë e Fest 62?

Editor by Editor
December 23, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Media
0
Festivali i Këngës apo Festivali i Dallavereve/ Çfarë duhet medoemos të shkruhet në historinë e Fest 62?
0
SHARES
7.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Festivali i Këngës, më i gjati në historinë e muzikës së lehtë shqiptare, për herë të parë pati një Drejtor, i cili është i njëjti me drejtorin e përgjithshëm të Institucionit, Alfred Peza. ( Ndër vite, Drejtori i Festivalit, i është besuar emrave të cilët nuk ishin drejtuesit e Institucionit, por te Radios, të muzikës, menaxher të zotë dhe emra me kontribut në historinë e muzikës). Këtë vit të gjithë kupolën, zgjodhi ta përfaqësojë ky emër, i cili në jetën e tij e kish ndjekur për herë të parë festivalin e këngës në sallë të Pallatit të Kongreseve, për të mos thënë për herë të parë në ekran. Kjo nënkupton të gjithë dështimin manaxherial që pati ky edicion.

Festivali i Këngës pati një Drejtor Artistik, Bojken Lako, i cili prej vitesh kish dështuar në poste drejtuese, të dhëna nga qeveria e Rilindjes, por njëherazi prej vitesh nuk mjaftohej me rolin e këngëtarit dhe paratë e përfituara prej këngës. Medoemos, firmosja nëpër preventivat e Festivalit, në emër të Pezës, e bën atë të duhurin për Drejtor Artistik. Dhe duke u ndalur te ky edicion, i cili mban firmën e tij, duhet shënuar në histori që është Festivali me buxhetin e shtetit, të trefishuar në Preventivin më të lartë të historisë së Festivaleve. ( Detaje këto, qe do ua bëjmë publike në ditët në vijim.)

Çfarë solli artistikisht Fest 62?

Dorëheqjen e tre këngëtarëve në zë të skenës shqiptare, vetëm pak ditë përpara fillimit të festivalit & pjesëmarrjen e këngëtarëve të rinj, por cilët të rinj e keni fjalën?! Fituesin e Festivalit, zëri i një djali që çirrej dhe ulëriste? Apo blerjen e këtij të fundit si fitues dhe ndarjen e parave në xhepat e juaj së bashku me Drejtoren Ekzekutive të Festivalit, partneren në jetë të Bojken Lakos, Izidina Lekaj.

Le të ndalemi tek Organizimi dhe Kauza e Festivalit? Të mbrojmë natyrën. Skenografia e Festivalit, do të realizohej me të njëjtin koncept, të cilin askush s’e pa, përveç dritave me prozhektorë të prapambetur e grafikave me lupa të marra nga google image, për të cilat me siguri për këtë “super kauzë” preventivi është tejet i lartë, duke pasur për herë të parë dhe një Drejtor Kreativ.

Kush prezantoi?
Festivali u prezantua në 4 netë të tij nga 4 emra krejtësisht dështues në skenë. Më një skenar të cunguar, me gafa marramendëse në prezantim, ky edicion do të shkruhet në histori për analfabetizmin e atyre që drejtuan këtë edicion.

Personazhe të ftuar, me dhjetëra mijëra euro, pa interes për publikun, sikurse këngëtari Italian Umberto Tozzi, i harruar tashmë edhe nga vetë Sanremo, apo aktorët e serialeve turke që si monopol televiziv kanë televizionin konkurrent Tv Klan, të gjithë këta me vlera marramendëse në preventiv.

Ndalemi tek Regjia e Festivalit. Për të ardhur keq që një emër si Pali Kuke, nuk i hap rrugë të rinjve të japin kontribut, me frymën e re, e mos të mbetemi në dorë të Palit me plane si: ( Të lexojë Promterin edhe teleshikuesi)…

Festivali i Këngës por edhe i Fjalës…

Skenari i dobët edhe pa fare eksperiencë, la në 4 netë të festivalit hapësira boshe, sa për publikun u kthye në ( Festival Memesh ) fjalëpak e më shumë akoma, fjalëcunguar nga 4 emrat e prezantuesve. Dukshëm për skenaristin Enkel Demi, pesha e festivalit ishte e njëjtë me një emision televiziv.

Festivali i Komedisë?

Qe e thënë që edhe këtë vit, duhej një komedian. Dhe si i tillë u zgjodh një përfaqësues ( shqiotar i cili jeton në Itali) që pas 4 netësh të monologut të tij, përshëndeti publikun me fjalinë: Ju që nuk me doni, më hani atë që s’thuhet! Ose më saktë atë që me gojën e tij përmendi ( Merda ). Dhe të mendosh që ky popull paguan taksa për këtë festival, dhe pagesën e majme që mori zotëria si i ftuar special.

Ky festival pati 11 anëtarë Jurie Profesioniste dhe të gjithë këta profesionistë zgjodhën fituesin, po sesi u ndanë pikët dhe kush i dha Mal Retkocerit fitoren, asgje nuk u be transparente, siç duhet të ndodhte si detyrim moral ndaj spektatorit, i cili me të drejtë u largua nga salla me brohorima kundërshtuese.

Promovimi dhe Marketingu i këtij edicioni, dukshëm zero e la të nënkuptuar të gjithë kaosin e bërë nga dora e Pezës me shkarkimin e stafit të vjetër me eksperiencë në këtë fushë, aq sa askush nuk e dinte se këtë dhjetor kish filluar festivali i fundvitit, duke vënë në krye si Drejtor Marketingu: Enkelejd Lamaj.

Ky ishte Festivali i 62-të i Këngës, i cili për hir të së vërtetës do të mbetet në histori, ashtu siç ky festival mban historinë mbi supe, si festivali i vjedhjeve, mashtrimit, jo profesionalizmit dhe dështimit nga krye kupola, Drejtor i Festivalit, Alfred Peza.

Previous Post

Alma tha se i kishte marrë videon me forcë, këshilltari i Gjicit: Nuk kam lidhje

Next Post

Do të shkonin në Vjenë për Krishtlindje, turistët bllokohen në autobus për 17 orë

Next Post
Do të shkonin në Vjenë për Krishtlindje, turistët bllokohen në autobus për 17 orë

Do të shkonin në Vjenë për Krishtlindje, turistët bllokohen në autobus për 17 orë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Emrat e 13 komandantëve rusë të akuzuar për masakrën në Bucha janë zbardhur, si u regjistruan krimet që shokuan botën.

Emrat e 13 komandantëve rusë të akuzuar për masakrën në Bucha janë zbardhur, si u regjistruan krimet që shokuan botën.

September 28, 2025
Parashikimi i motit për këtë të diel: kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Parashikimi i motit për këtë të diel: kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

September 28, 2025
Balluku dhe Manastirliu: Sfidat e reja të PS-së për Tiranën

Balluku dhe Manastirliu: Sfidat e reja të PS-së për Tiranën

September 28, 2025
Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

September 27, 2025
Emrat e 13 komandantëve rusë të akuzuar për masakrën në Bucha janë zbardhur, si u regjistruan krimet që shokuan botën.
KRYESORE

Emrat e 13 komandantëve rusë të akuzuar për masakrën në Bucha janë zbardhur, si u regjistruan krimet që shokuan botën.

by timoni.al
September 28, 2025
0

Në fillim të vitit 2022, qyteti ukrainas i Buchës, në afërsi të Kievit, u bë simboli më i errët i...

Read moreDetails
Parashikimi i motit për këtë të diel: kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Parashikimi i motit për këtë të diel: kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

September 28, 2025
Balluku dhe Manastirliu: Sfidat e reja të PS-së për Tiranën

Balluku dhe Manastirliu: Sfidat e reja të PS-së për Tiranën

September 28, 2025
Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

September 27, 2025
Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

September 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Emrat e 13 komandantëve rusë të akuzuar për masakrën në Bucha janë zbardhur, si u regjistruan krimet që shokuan botën.

Emrat e 13 komandantëve rusë të akuzuar për masakrën në Bucha janë zbardhur, si u regjistruan krimet që shokuan botën.

September 28, 2025
Parashikimi i motit për këtë të diel: kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Parashikimi i motit për këtë të diel: kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

September 28, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al