Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bëri 48 vite burg për një krim që s’e kishte kryer, Glenn Simmons shpallet i pafajshëm

Editor by Editor
December 21, 2023
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Bëri 48 vite burg për një krim që s’e kishte kryer, Glenn Simmons shpallet i pafajshëm
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Glenn Simmons, është  71-vjeçari që  u shpall i pafajshëm nga Gjykata në shtetin amerikan të Oklahomas, pasi kaloi gati gjysmë shekulli pas hekurave, për një krim që nuk e kishte kryer.

Ai është personi që kaloi kohën më të gjatë në burg, përpara se të shfajësohej në historinë e SHBA, sipas Regjistrit Kombëtar të Shfajësimeve.

Ai dhe një burrë tjetër, Don Roberts, u dënuan me vdekje në 1975 për vrasjen e një punonjësi 30-vjeçar gjatë një grabitjeje në Edmond.

Më pas dënimi i tyre u ndryshua në burgim të përjetshëm.

Dënimi i dy burrave u bazua në dëshminë e një klienteje adoleshente, e cila u qëllua me plumb në kokë gjatë grabitjes, por mbijetoi.

Adoleshentja i identifikoi ata mes të dyshuarve të tjerë të paraqitur nga policia, por një hetim i mëpasshëm vuri në dyshim besueshmërinë e identifikimit.

Gjatë gjyqit fillestar, të pandehurit dëshmuan se nuk ishin as në Oklahoma ditën e vrasjes. Simmons u lirua nga burgu në korrik pas 48 vitesh, një muaji e 18 ditësh burg.

Ai u shpall i pafajshëm të martën nga një juri në Oklahoma, e cila e rrëzoi dënimin e tij.

Previous Post

Tërmet në futboll, Gjykata Europiane i jep të drejtë Superligës: Merr fund monopoli mafioz i UEFA-s

Next Post

Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore

Next Post
Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore

Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al