Thursday, December 18, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Migrimi i brendshëm po “than” qarqet, popullsia e 9 rretheve iku drejt Tiranës dhe Durrësit më 2022

Editor by Editor
December 20, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE
0
Migrimi i brendshëm po “than” qarqet, popullsia e 9 rretheve iku drejt Tiranës dhe Durrësit më 2022
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shumica e qarqeve të vendit 9 prej 12 gjithsej janë duke vuajtur rënien e popullsisë edhe nga emigrimi i brendshëm, përveç ikjes jashtë vendit dhe rënies së lindjeve.

INSTAT raportoi se në vitin 2022 migrimi brenda Shqipërisë ka një ndikim të rëndësishëm në popullsinë e njësive administrative.

Në vitin 2022, në nivel qarku, vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora kishin një migrim të brendshëm neto pozitiv (më shumë të ardhur se sa të larguar), respektivisht me 7.366 Tirana, 1.182 Durrësi dhe 239 Vlora (të ardhur më shumë se sa të larguar).

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, të gjitha qarqet e tjera ( Berati, Dibra, Elbasani, Fieri, Gjirokastra, Korça, Kukësi, Lezha, Shkodra,) kanë pasur migracion të brendshëm neto negativ gjatë vitit 2022.

Në veçanti qarqet e Dibrës dhe Elbasanit me -1.822 dhe -1.283 respektivisht.

Një tregues tjetër, koeficienti bruto i migracionit të brendshëm neto tregon ndikimin që ka migracioni i brendshëm në popullsinë e qarqeve të veçanta. Tirana, Durrësi dhe Vlora ishin qarqet e vetme me koeficient bruto të migrimit të brendshëm neto pozitiv, me një shtesë prej 8,0 për Tiranën dhe 4,1 për Durrësin dhe 1,3 për Vlorën (persona për një mijë banorë) respektivisht.

Qarqet e Dibrës dhe Gjirokastrës kishin nivelet më të ulëta të koeficientit bruto të migracionit të brendshëm neto, përkatësisht me -16,9 dhe -12,1 i ndjekur nga qarku i Kukësit me -10.4 (persona për një mijë banorë) respektivisht.

Në vitin 2022, bashkia me migracionin e brendshëm neto më të lartë ishte Tirana, me një vlerë prej 6.004 të ardhur më shumë se sa të larguar, ndërsa bashkia me migracionin e brendshëm neto më të ulët ishte Dibra, me 744 të larguar më shumë se të ardhur.

Popullsia e Shqipërisë ka ardhur duke u zvogëluar që nga viti 2001, megjithëse jo të gjitha qarqet kanë ndjekur këtë prirje.

Popullsia mesatare e Shqipërisë u pakësua nga 2.811.666 banorë më 2021 në 2.777.689 banorë në 2022. Në vitin 2022, qarku me popullsinë mesatare më të madhe në Shqipëri ishte i Tirana me 922.386 banorë, i ndjekur nga qarku i Durrësit me 290.561 banorë. Në të njëjtën kohë, dy qarqet me popullsinë mesatare më të vogël në vitin 2022 ishin  Gjirokastra dhe Kukësi, respektivisht me 54.296 dhe 72.133 banorë.

Gjatë vitit 2022, vetëm popullsia e qarku të Tiranës është rritur, ndërsa të gjitha qarqet e tjera kishin një normë negative të rritjes së popullsisë.

Qarku i Tiranës ka pasur nivelin më të lartë të rritjes së popullsisë mesatare gjatë vitit 2022, pasi u rrit me 0,7% krahasuar me vitin 2021. Nga ana tjetër, qarku me normën më të ulët të rritjes së popullsisë mesatare ishte ai i Gjirokastrës, me –4,2%, gjatë vitit 2022.

Previous Post

Altin Dumani: Shumica e çështjeve të SPAK, kërkojnë afat të gjatë

Next Post

Plagosja e 3 grekëve, shqiptari: Nuk e dija që miku im kishte armë, kisha frikë se mund të më qëllonte

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Real Madrid avancion në Kupën e Mbretit përballë sfidave, Mbappé shënon dy gola dhe ndihmon në fitoren 3-2 ndaj Talaveras.

Real Madrid avancion në Kupën e Mbretit përballë sfidave, Mbappé shënon dy gola dhe ndihmon në fitoren 3-2 ndaj Talaveras.

December 17, 2025
Uzuni i sigurt për Play-off-in: Polonia nuk është Gjermani, kemi mundësi për t'u kualifikuar…

Uzuni i sigurt për Play-off-in: Polonia nuk është Gjermani, kemi mundësi për t’u kualifikuar…

December 17, 2025
“Demonstruar mllefi, Dash” / Gazetari debaton me ish-deputetin e PD, Sula: Nëse mandatet nuk do të ishin djegur…

“Demonstruar mllefi, Dash” / Gazetari debaton me ish-deputetin e PD, Sula: Nëse mandatet nuk do të ishin djegur…

December 17, 2025
Ish-deputeti Sula: PD nuk godet mazhorancën, por krijon armiqësi brenda saj; Sali Berisha synon të konsolidojë pozitën e tij

Lajmi Fundit

Real Madrid avancion në Kupën e Mbretit përballë sfidave, Mbappé shënon dy gola dhe ndihmon në fitoren 3-2 ndaj Talaveras.

by timoni.al
December 17, 2025
0

Real Madridi ka arritur një fitore të ngushtë ndaj Talaveras në Kupën e Mbretit, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin...

Read moreDetails
Uzuni i sigurt për Play-off-in: Polonia nuk është Gjermani, kemi mundësi për t'u kualifikuar…

Uzuni i sigurt për Play-off-in: Polonia nuk është Gjermani, kemi mundësi për t’u kualifikuar…

December 17, 2025
“Demonstruar mllefi, Dash” / Gazetari debaton me ish-deputetin e PD, Sula: Nëse mandatet nuk do të ishin djegur…

“Demonstruar mllefi, Dash” / Gazetari debaton me ish-deputetin e PD, Sula: Nëse mandatet nuk do të ishin djegur…

December 17, 2025
Ish-deputeti Sula: PD nuk godet mazhorancën, por krijon armiqësi brenda saj; Sali Berisha synon të konsolidojë pozitën e tij

Ish-deputeti Sula: PD nuk godet mazhorancën, por krijon armiqësi brenda saj; Sali Berisha synon të konsolidojë pozitën e tij

December 17, 2025
Djali i regjisorit të njohur të Hollywood-it paraqitet për herë të parë në gjyq, pasi akuzohet për vrasjen e prindërve të tij në një mënyrë të tmerrshme.

Djali i regjisorit të njohur të Hollywood-it paraqitet për herë të parë në gjyq, pasi akuzohet për vrasjen e prindërve të tij në një mënyrë të tmerrshme.

December 17, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Real Madrid avancion në Kupën e Mbretit përballë sfidave, Mbappé shënon dy gola dhe ndihmon në fitoren 3-2 ndaj Talaveras.

Real Madrid avancion në Kupën e Mbretit përballë sfidave, Mbappé shënon dy gola dhe ndihmon në fitoren 3-2 ndaj Talaveras.

December 17, 2025
Uzuni i sigurt për Play-off-in: Polonia nuk është Gjermani, kemi mundësi për t'u kualifikuar…

Uzuni i sigurt për Play-off-in: Polonia nuk është Gjermani, kemi mundësi për t’u kualifikuar…

December 17, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al