Friday, January 30, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Prokurorët shkojnë sot në parlament si laro për arrestimin tim!

Editor by Editor
December 18, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Berisha: Prokurorët shkojnë sot në parlament si laro për arrestimin tim!
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha në një konferencë për mediat pak para nisjes së protestës ka vendosur të sulmojë sërish institucionet e drejtësisë. 

Berisha tha se sot çdo demokrat dhe demokrate e vërtetë ndihet një luftëtar i lirisë.

Ai e cilësoi një poshtërim të parlamentit kërkesën e SPAK për të kërkuar heqjen e imunitetit të tij në një kohë që më parë kishte vendosur një masë sigurie ndaj tij.

Fjala e Berishës

Jam sot këtu për të shpallur fillimin e betejës pa kthim në rrugët e Tiranës, sheshet e saj, në çdo skaj të këtij vendi.

PD është e vendosur t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb sundimit të Edi Ramës, të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.

Sot, çdo demokrat i vërtetë ndjehet një luftëtar i lirisë. I betuar për të bërë gjithçka për shembjen e narkodiktaturës, për shembjen e regjimit, i cili u grabit votën shqiptarëve.

Për shembjen e regjimit, i cili u kontrollon vullnetin shqiptarëve.

Për shembjen e regjimit, i cili vjedh ata sa kurrë ndonjëherë në historinë e tyre.

Për shembjen e regjimit, i cili asgjësoi parlamentin pluralist, duke iu mohuar përfaqësuesve të opozitës, të drejtat kushtetuese.

Për shembjen e regjimit më armiqësor në rrafshin e identitetit kombëtar që shqiptarët kanë pasur në historinë e tyre.

Sot të dhënat e regjistrimit të fundit, që po e manipulon përditë Edi Rama, janë jo më shumë se 1,5 milionë banorë.

Nëse ne vazhdojmë me Edi Ramën, ne do firmosim symbyllas shfarosjen tonë.

Sot, njëlloj si në diktaturë, dikur hetuesia speciale e Sigurimit të Shtetit, larot e Edi Ramës, prokurorë mercenarë, paraqitën në Komisionin e Mandateve të parlamentit, pasi kanë kryer puçin kushtetues, i kanë marrë pushtetin parlamentit me urdhër të Edi Ramës, pasi kanë shkelur me dy këmbë nenin 73 dhe 38 të Kushtetutës së vendit, ata sot paraqiten si gardë pretoriane mbi parlamentin, mbi Kushtetutën, për të kërkuar jo vendosjen e masave siç e kërkon Kushtetuta, por për të kërkuar legjitimin e vendimit të tyre antikushtetues, madje rëndimin e këtij vendi, jo se ka ndryshuar gjë, se në akuzë janë zero, po se unë kundërshtova këtë vendim si një element të puçit të shtetit brenda shtetit, të Edi Ramës, marrjen e pushtetit të parlamentit nëpërmjet mercenarëve në gjykata dhe prokurori.

Sot, këta prokurorë paraqiten në parlament pasi kanë rishkruar në zyrat e tyre me urdhër politik Kushtetutën e vendit. Gjë të cilën nuk mund ta bëjë kurrë asnjë njeri në Shqipëri, as presidenti, as kryeministër, atë mund ta bëjë vetëm parlamenti dhe sovrani popull në referendum.

Sot, këta prokurorë paraqiten në parlament pasi i kanë hequr parlamentit kompetencën kushtetuese për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë së deputetit, siç bënë ata me heqjen e lirisë Sali Berishës për largimin jashtë shtetit.

Sot pra, ata shkojnë si përfaqësues të Edi Ramës, mbi Kushtetutën, mbi parlamentin, poshtërojnë në këtë mënyrë institucionin qendror të një republike parlamentare, de facto sot një narkorepublikë apo republikë e bandës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Previous Post

“Jetën e japim këtë herë, votën jo”, paralajmërimi i Berishës para protestës

Next Post

“Makina ra nga lartësia në humnerë”! Dy të vdekur në Rrugën e Arbrit, si ndodhi?

Next Post
“Makina ra nga lartësia në humnerë”! Dy të vdekur në Rrugën e Arbrit, si ndodhi?

“Makina ra nga lartësia në humnerë”! Dy të vdekur në Rrugën e Arbrit, si ndodhi?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA zbulojnë detaje të reja: Dërgoi mijëra paund bashkëshortit të tij.

Lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA zbulojnë detaje të reja: Dërgoi mijëra paund bashkëshortit të tij.

January 30, 2026
Lë elitën portugeze për t'u transferuar në Superligën shqiptare te Egnatia

Lë elitën portugeze për t’u transferuar në Superligën shqiptare te Egnatia

January 30, 2026
Pep Guardiola kërkon mbështetje të dëshmuar për fëmijët palestinezë në Gaza: “I kemi lënë të vetmuar dhe të harruar.”

Pep Guardiola kërkon mbështetje të dëshmuar për fëmijët palestinezë në Gaza: “I kemi lënë të vetmuar dhe të harruar.”

January 30, 2026
Skandali i Princit Andrew thellohet: Ai i kërkoi miliarderit amerikan një darkë private në Pallatin Buckingham.

LAJME

Lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA zbulojnë detaje të reja: Dërgoi mijëra paund bashkëshortit të tij.

by timoni.al
January 30, 2026
0

Sipas aty ku shpjegohen dokumentet e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, Jeffrey Epstein ka bërë transferime financiare të konsiderueshme drejt...

Read moreDetails
Lë elitën portugeze për t'u transferuar në Superligën shqiptare te Egnatia

Lë elitën portugeze për t’u transferuar në Superligën shqiptare te Egnatia

January 30, 2026
Pep Guardiola kërkon mbështetje të dëshmuar për fëmijët palestinezë në Gaza: “I kemi lënë të vetmuar dhe të harruar.”

Pep Guardiola kërkon mbështetje të dëshmuar për fëmijët palestinezë në Gaza: “I kemi lënë të vetmuar dhe të harruar.”

January 30, 2026
Skandali i Princit Andrew thellohet: Ai i kërkoi miliarderit amerikan një darkë private në Pallatin Buckingham.

Skandali i Princit Andrew thellohet: Ai i kërkoi miliarderit amerikan një darkë private në Pallatin Buckingham.

January 30, 2026
Vedat Muriqi shpallet futbollisti më i dalluar i La Ligës për muajin janar.

Vedat Muriqi shpallet futbollisti më i dalluar i La Ligës për muajin janar.

January 30, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA zbulojnë detaje të reja: Dërgoi mijëra paund bashkëshortit të tij.

Lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA zbulojnë detaje të reja: Dërgoi mijëra paund bashkëshortit të tij.

January 30, 2026
Lë elitën portugeze për t'u transferuar në Superligën shqiptare te Egnatia

Lë elitën portugeze për t’u transferuar në Superligën shqiptare te Egnatia

January 30, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al