Thursday, January 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Opozita serbe kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd

Editor by Editor
December 18, 2023
in AKTUALITET, KOSOVA, Lajmi Fundit, Rajoni
0
Opozita serbe kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” pretendoi se Partia Progresive Serbe (SNS) ka marrë 21.000 vota më shumë se lista e tyre në zgjedhjet në Beograd.

“Duke pasur parasysh se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm u sollën në Beograd në mënyrë të organizuar për të mbështetur listën e SNS-së, e cila ndryshoi në mënyrë drastike vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit, ne kërkojmë anulimin e zgjedhjeve në qytetin e Beogradit dhe përsëritja e votimit për Kuvendin Komunal”, tha koalicioni.

Nga ky koalicion po ashtu kërkuan “pastrimin e listës zgjedhore”. 

Më herët, SNS hodhi poshtë akuzat se ka ndikuar në vullnetin e qytetarëve gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Presidenti i SNS-së, Millosh Vuçeviç, deklaroi se është “i sigurt” se lista e tij ka fituar në kryeqytetin serb, Beograd, dhe se ai beson se Alleksandar Shapiç, do të jetë “kryetari i ri apo i vjetër” i qytetit.
Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore.

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ishte 57.65 për qind.

Sipas Komisionit Republikan Zgjedhor deri më tani janë numëruar votat për zgjedhjet parlamentare në pothuajse 35 qendra të votimit.

Sipas rezultateve paraprake, lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiç – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 50.42 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, ndërkaq lista “Serbia kundër dhunës” ka fituar 19.25 për qind. E treta është lista “Ivica Daçiç – kryeministër i Serbisë” me 7.19 për qind të votave.

Në vendin e katërt është lista “Shpresë për Serbinë” me 4.45 për qind të votave, pasuar nga “Ne – Zëri i popullit” me 4.06 për qind.

Ndërkaq, “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, sipas rezultateve preliminare, ka fituar 0.79 për qind të votave. Kjo listë pritet të fitojë një ulëse në Parlamentin serb.

Në këto zgjedhje, banorët serbë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Serbisë për të votuar. Kjo pasi votimet nuk janë lejuar të mbahen në territorin e Kosovës, krahasuar me vitet më parë.

Ata kanë mundur të votojnë në katër qytete në jug të Serbisë – në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.

Qeveria e Kosovës kishte kërkuar që shteti i Serbisë t’i bëjë kërkesë të drejtpërdrejtë për mbajtje të zgjedhjeve, por Beogradi zyrtar nuk ka vepruar ashtu, meqë nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020.

Ato zgjedhje janë mbajtur sipas një praktike të mëhershme, ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) i ka grumbulluar votat. Ato vota, më pas, janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.

Zgjedhjet e 17 dhjetorit ishin të pestat të organizuara në Serbi prej vitit 2012, dhe janë mbajtur vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor.

Zgjedhjet janë nxitur prej zemërimit në rritje të publikut për të shtënat masive të këtij viti dhe kërkesës së vazhdueshme të opozitës për proces të ri zgjedhor.

Dy sulmet me të shtëna masive të majit maj, që kanë lënë të vdekur 18 persona, përfshirë nëntë nxënës dhe adoleshentë, kanë rezultuar me protesta në rrugë me javë të tëra./REL

Previous Post

Vettingu në Policinë e Shtetit, 3 drejtues të Lartë të Policisë dhe AMP-së dalin sot para trupës Vlerësuese

Next Post

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Next Post
EMRI/ I larë në gjak në dyert e spitalit/ Kush është i riu që i shpëtoi atentatit mafioz në Pogradec

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Champions League / Kriza përfundimtare e renditjeve, shpërndarja e skuadrave për shortin, oraret dhe struktura që do të aplikohen.

Champions League / Kriza përfundimtare e renditjeve, shpërndarja e skuadrave për shortin, oraret dhe struktura që do të aplikohen.

January 28, 2026
‘Kokaine e prodhuar në Firencë: Arrestohet një shqiptar dhe tre kolumbianë, niveli i sipërmarrjes arrin në 700 mijë euro’

‘Kokaine e prodhuar në Firencë: Arrestohet një shqiptar dhe tre kolumbianë, niveli i sipërmarrjes arrin në 700 mijë euro’

January 28, 2026
Barcelona përmbys Copenhagenin në Ligën e Kampioneve, ndërsa Benfica shënon golin e tretë ndaj Realit. Mësoni rezultatet në kohë reale.

Live Champions/ Interi merr avantazhin, Dimarco shënon ndaj Dortmundit. Zbuloni rezultatet në kohë reale.

January 28, 2026
“Qytetari dënohet me burg për parkim të gabuar, ndërsa Balluku shpëton: Gazetari konfronton Kaprin mbi vendimin për paraburgim pa shpallje fajësie.”

Lajmi Fundit

Champions League / Kriza përfundimtare e renditjeve, shpërndarja e skuadrave për shortin, oraret dhe struktura që do të aplikohen.

by timoni.al
January 28, 2026
0

Pas një nate plot tension në fazën e Ligës së Kampionëve, janë bërë të ditur vendimet e para. Ekipet italiane,...

Read moreDetails
‘Kokaine e prodhuar në Firencë: Arrestohet një shqiptar dhe tre kolumbianë, niveli i sipërmarrjes arrin në 700 mijë euro’

‘Kokaine e prodhuar në Firencë: Arrestohet një shqiptar dhe tre kolumbianë, niveli i sipërmarrjes arrin në 700 mijë euro’

January 28, 2026
Barcelona përmbys Copenhagenin në Ligën e Kampioneve, ndërsa Benfica shënon golin e tretë ndaj Realit. Mësoni rezultatet në kohë reale.

Live Champions/ Interi merr avantazhin, Dimarco shënon ndaj Dortmundit. Zbuloni rezultatet në kohë reale.

January 28, 2026
“Qytetari dënohet me burg për parkim të gabuar, ndërsa Balluku shpëton: Gazetari konfronton Kaprin mbi vendimin për paraburgim pa shpallje fajësie.”

“Qytetari dënohet me burg për parkim të gabuar, ndërsa Balluku shpëton: Gazetari konfronton Kaprin mbi vendimin për paraburgim pa shpallje fajësie.”

January 28, 2026
Barcelona përmbys Copenhagenin në Ligën e Kampioneve, ndërsa Benfica shënon golin e tretë ndaj Realit. Mësoni rezultatet në kohë reale.

Barcelona përmbys Copenhagenin në Ligën e Kampioneve, ndërsa Benfica shënon golin e tretë ndaj Realit. Mësoni rezultatet në kohë reale.

January 28, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Champions League / Kriza përfundimtare e renditjeve, shpërndarja e skuadrave për shortin, oraret dhe struktura që do të aplikohen.

Champions League / Kriza përfundimtare e renditjeve, shpërndarja e skuadrave për shortin, oraret dhe struktura që do të aplikohen.

January 28, 2026
‘Kokaine e prodhuar në Firencë: Arrestohet një shqiptar dhe tre kolumbianë, niveli i sipërmarrjes arrin në 700 mijë euro’

‘Kokaine e prodhuar në Firencë: Arrestohet një shqiptar dhe tre kolumbianë, niveli i sipërmarrjes arrin në 700 mijë euro’

January 28, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al