Saturday, June 14, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç shpall fitore

Editor by Editor
December 18, 2023
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Rajoni
0
Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç shpall fitore
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lista e Partisë Përparimtare Serbe e Aleksandër Vuçiç, ka fituar 46.6 për qind të votave në zgjedhjet e 17 dhjetorit, që sipas rezultateve të numëruara deri më tani, rezulton të kenë fituar 129 deputetë nga 250 që ka parlamenti serb.

Në vendin e dytë është koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, me 23 për qind të votave apo 63 mandate.

Në vendin e tretë është Partia Socialiste Serbe, e ish-ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, me 6.9 për qind të votave apo 19 mandate.

Daçiç ka shprehur gatishmëri që të bashkëpunojë me partinë e Vuçiçit.

Në këto zgjedhje shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, garuan me dy lista.

Mandatin e deputetit ka arritur që ta ruajë edhe shqiptari, Shaip Kamberi, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” e Shqipërim Arifit nuk ka deputet.

Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës, pritet të fitojë gjashtë mandate, koalicioni i kroatëve të Vojvodinës tre mandate dhe një mandat e ka fituar Partia Ruse.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se partia e tij është rritur për 10 për qind në të gjitha vendvotimet, në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Ai ka pretenduar se partia e tij ka fituar edhe në Beograd.

“Edhe pse thanë se nuk do të ishte kështu, në Beograd lista “Serbia nuk duhet të ndalet” padyshim që fitoi më shumë vota”, theksoi Vuçiç në fillim të fjalimit të tij.

Vuçiç thekson se, nuk është e sigurt se kush do të formojë qeverinë në Beograd dhe kjo varet nga Nestorović (6 mandate) dhe nga DVERI, i cili mund të kalojë regjistrimin (aktualisht 2.8%).

Ai u shpreh se është i bindur se kryetar komune do të jetë Aleksandër Shapiç.

“Për ne është e rëndësishme të bashkojmë kombin dhe popullin, kushdo që përbën shumicën në Beograd”, tha Vuçiç.

Vuçiç thekson se kjo është një fitore absolute për të cilën është i lumtur.

“Njerëzit e dinë se ne i urojmë mirë Serbisë, se duhet të luftojmë për EXPO. Dhe ne i premtuam popullit se Serbia do të ishte një vend tjetër. Na mbetet shumë për të bërë dhe për të marrë këtë lloj rezultati pas 11 vitesh sundim, kështu që jam jashtëzakonisht i lumtur”, tha Vuçiç.

Serbia mbajti dje, 17 dhjetor, zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare  e lokale.

Pjesëmarrja në votime ka qenë 55.5%. Fillimisht po numërohen votat për Parlament, më pas për ato lokale.

Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ) i Serbisë njoftoi se të drejtë vote kishin 6 milionë e 500 mijë e 666 qytetarë.

Zgjedhjet e së dielës janë monitoruar nga 5.587 vëzhgues vendas dhe të huaj – numër rekord i vëzhguesve, në krahasim me zgjedhjet paraprake.

Këto janë zgjedhjet e pesta që janë organizuar në Serbi prej vitit 2012, dhe janë mbajtur vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor.

Mbarëvajtja e procesit zgjedhor

Rasha Nedellkov, drejtor i organizatës joqeveritare për vëzhgim zgjedhjesh CRTA, ka pretenduar se vëzhguesit e organizatës janë sulmuar fizikisht dhe makinat e tyre, janë dëmtuar rëndë në komunën Oxhaci në veri të Serbisë.

Policia e ka arrestuar gjatë ditës një të dyshuar lidhur me këtë incident dhe është thënë se po kryhen hetime.

Nedellkov ka shtuar se ka pasur votues që janë marrë me autobusë prej entitetit serb të Bosnje -Hercegovinës, për të votuar në Beograd.

Misioni Vëzhgues për Demokraci dhe Zgjedhje të Lira – i themeluar në Beograd më 1997 – ka raportuar se ka parë “mosrespektim të përsëritur” të procedurave zgjedhore në disa qendra të votimit dhe prezencë të “materialit propagandues”.

18 parti dhe aleanca konkurruan

Tetëmbëdhjetë parti dhe aleanca konkurruan për 250 vende në Parlament në votimin e së dielës. Për të marrë një mandat kërkohet një minimum prej 3% të votave.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit (06:00 GMT) për t’u mbyllur në orën 20:00. Megjithëse SNS e Vuçiçit kryeson në sondazhet përpara zgjedhjeve, aleanca e qendrës së majtë “Serbia kundër dhunës” dhe Partia Socialiste (SPS) e ministrit të Jashtëm në largim Ivica Daçiç llogarisin gjithashtu një mbështetje të dukshme.

Previous Post

VIDEO/ Skena kaotike teksa njerëzit vrapojnë pas kamionëve që transportonin ndihma në Gaza

Next Post

Vrau Arben Lleshin në qelinë e burgut, Sokol Mjacaj refuzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Gati dosja në SPAK për Nuri Ballën dhe Arif Tafanin/ Belshi në pushtetin e korrupsionit – Ergi SHPK, i preferuari i kryetarit Tafani. Mori 390 milion lekë me shkelje

Gati dosja në SPAK për Nuri Ballën dhe Arif Tafanin/ Belshi në pushtetin e korrupsionit – Ergi SHPK, i preferuari i kryetarit Tafani. Mori 390 milion lekë me shkelje

June 13, 2025
Bayern Munich ka një premtim për tifozët: Po vjen një lojtar i jashtëzakonshëm!

Bayern Munich ka një premtim për tifozët: Po vjen një lojtar i jashtëzakonshëm!

June 13, 2025
Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit, goditet infrastruktura ushtarak dhe zona e centralit bërthamor

Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit, goditet infrastruktura ushtarak dhe zona e centralit bërthamor

June 13, 2025
Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

AKTUALITET

Gati dosja në SPAK për Nuri Ballën dhe Arif Tafanin/ Belshi në pushtetin e korrupsionit – Ergi SHPK, i preferuari i kryetarit Tafani. Mori 390 milion lekë me shkelje

by Editor
June 13, 2025
0

Belsh, Qershor 2025 – Një tjetër tender publik i mbuluar me dyshime për pabarazi, korrupsion dhe shkelje flagrante të parimeve...

Read moreDetails
Bayern Munich ka një premtim për tifozët: Po vjen një lojtar i jashtëzakonshëm!

Bayern Munich ka një premtim për tifozët: Po vjen një lojtar i jashtëzakonshëm!

June 13, 2025
Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit, goditet infrastruktura ushtarak dhe zona e centralit bërthamor

Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit, goditet infrastruktura ushtarak dhe zona e centralit bërthamor

June 13, 2025
Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

June 13, 2025
Gjykata e Dibrës i caktoi “arrest në burg”/ I dyshuari për vrasjen e Selim Velsulës, “kyç” gojën para togave të zeza

Gjykata e Dibrës i caktoi “arrest në burg”/ I dyshuari për vrasjen e Selim Velsulës, “kyç” gojën para togave të zeza

June 13, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gati dosja në SPAK për Nuri Ballën dhe Arif Tafanin/ Belshi në pushtetin e korrupsionit – Ergi SHPK, i preferuari i kryetarit Tafani. Mori 390 milion lekë me shkelje

Gati dosja në SPAK për Nuri Ballën dhe Arif Tafanin/ Belshi në pushtetin e korrupsionit – Ergi SHPK, i preferuari i kryetarit Tafani. Mori 390 milion lekë me shkelje

June 13, 2025
Bayern Munich ka një premtim për tifozët: Po vjen një lojtar i jashtëzakonshëm!

Bayern Munich ka një premtim për tifozët: Po vjen një lojtar i jashtëzakonshëm!

June 13, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al