Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbi 100 të lënduar nga përplasja e trenave në Pekin

Editor by Editor
December 15, 2023
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Mbi 100 të lënduar nga përplasja e trenave në Pekin
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy trena u përplasën në një metro në kryeqytetin kinez, Pekin, gjatë motit të lig si pasojë e borës së madhe, duke shkaktuar lëndimin e qindra personave, thanë autoritetet kineze të premten.

Rreth 500 njerëz u dërguan në spital, përfshirë 102 me thyerje eshtrash, sipas zyrtarëve.

Aksidenti ndodhi të enjten në mbrëmje në perëndim të Pekinit, në një metro nëntokësore.

Binarët e rrëshqitshëm e shtynë një tren të frenojë në mënyrë automatike. Një tren tjetër që po vinte pas tij nuk qe në gjendje të frenojë me kohë dhe si pasojë u përplas me të, thanë zyrtarët e transportit të Pekinit të premten.

Policia, emergjenca dhe autoritetet e transportin shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ia dolën t’i evakuojnë të gjithë udhëtarët deri në orën 23:00 të enjten, sipas zyrtarëve.Ekipet e shpëtimit duke e larguar një vagon të trenit në vendin e aksidentit të trenave në Pekin, Kinë, 15 dhjetor 2023.

Njëzet e pesë udhëtarë mbesin nën vëzhgim, ndërsa 67 mbetën të shtrirë në spital të premten në mëngjes, thanë autoritetet.

Bora e madhe, që filloi të bjerë të mërkurën, ka shkaktuar pezullimin e udhëtimeve me disa trena dhe mbylljen e shkollave.

Autoritetet alarmuan për rrugë me ngrica, të ftohtë ekstrem dhe reshje bore. Temperaturat pritet të bien në minues 11 gradë të premten natën.

Nuk është raportuar për viktima nga stuhitë dimërore që e kanë goditur një pjesë të madhe të Kinës veriore. Dimrat në Pekin janë zakonisht shumë të ftohtë, por rrallëherë me reshje të mëdha bore./rel

Previous Post

Vrau një të burgosur dhe plagosi një tjetër/ Pas vetdorëzimit merret në pyetje Sokol Mjacaj

Next Post

Vrasja në burgun e Peqinit, Manja: Shumë të dënuar do futen në 41 biss, do përshpejtohet urdhri! Nuk është cënuar siguria

Next Post
Vrasja në burgun e Peqinit, Manja: Shumë të dënuar do futen në 41 biss, do përshpejtohet urdhri! Nuk është cënuar siguria

Vrasja në burgun e Peqinit, Manja: Shumë të dënuar do futen në 41 biss, do përshpejtohet urdhri! Nuk është cënuar siguria

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al