Friday, October 31, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vjosa Osmani: Sulmi në Banjskë ishte paralajmërim se Serbia nuk do të heqë dorë nga planet e saj të errëta

Editor by Editor
December 15, 2023
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni
0
Vjosa Osmani: Sulmi në Banjskë ishte paralajmërim se Serbia nuk do të heqë dorë nga planet e saj të errëta
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar vitin 2023 si vitin më të vështirë për Kosovën sa i takon aspektit të sigurisë.

Në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, më 15 dhjetor, Osmani ka thënë se Kosova më 24 shtator u përball me “situatën më të vështirë që nga pavarësimi”.

“[Sulmi i armatosur në] Banjskë ishte vetëm një paralajmërim se Serbia nuk do të heqë dorë nga planet e saj të errëta”, ka deklaruar Osmani.

Gjatë fjalimit, i cili u bojkotua nga deputetët e partive opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), presidentja ka akuzuar Serbinë se qëllim ka destabilizimin jo vetëm të Kosovës, por të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Një grup terrorist e paramilitar, i financuar, trajnuar e mbështetur nga Serbia, e mbi të gjitha i urdhëruar nga lidershipi i këtij shteti, kreu akt agresioni me planin e qartë që të aneksohet veriu i Kosovës dhe të shkaktohet destabilizim, jo vetëm i vendit tonë, por i gjithë rajonit”, është shprehur Osmani.

Ajo ka thënë se “Kosova do t’i mbrojë kufijtë e saj në çdo cep dhe me çdo kusht”.

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë tre sulmues serbë.

Radoiçiq mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, duke pohuar se ai “personalisht” e ka organizuar sulmin dhe të gjitha përgatitjet logjistike, dhe se nuk ka informuar askënd për ato plane.

Kosova akuzoi Serbinë se qëndron pas sulmit, gjë që Beogradi zyrtar e mohon.

Presidentja e Kosovës ka thënë se sulmi në Banjskë ka prekur padyshim edhe progresin në dialogun e Brukselit për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ky proces, sipas Osmanit, në vazhdimësi është duke u penguar nga, siç i quajti ajo, obstruksionet e shtetit të Serbisë kundër Kosovës.

Osmani ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar për vendosjen e masave sanksionuese ndaj Kosovës.

“Mungesa e balancit dhe qasjes së trajtimit të pabarabartë në dialog i ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh këtij procesi. Kosova ende përballet me masa të padrejta dhe joproporcionale, të cilat prekin drejtpërdrejt interesin e qytetarëve të saj”, deklaroi Osmani.

Në të njëjtën kohë ishte kritike për mosvendosjen e masave të tilla edhe për shtetin e Serbisë, që, sipas saj, ka qëllim kryesor destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.

“Në anën tjetër duke mosvendosur masa ndaj Serbisë për aktin e agresionit të 24 shtatorit dhe për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve përgjatë majit, për fat të keq, ky shtet vetëm po inkurajohet të vazhdojë të përdorë dhunë”, theksoi Osmani.

Presidentja Osmani tha se “një trajtim i tillë i pabarabartë do të jetë një goditje për vet kredibilitetin e procesit të dialogut dhe pengesa kryesore për progresin e këtij procesi”.

Duke iu referuar draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Osmani ka thënë se për këtë draft vlerësimin final duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Por, para se të ndodhë kjo, Osmani ka ftuar të gjitha partitë politike në Kosovë që të ulen së bashku dhe të shkruajnë komente të përbashkëta.

“Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë që të sigurojmë përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe të mos lejojmë një pushtet të ndërmjetëm të qeverisjes apo anomali të tjera, të cilat rrezikojnë funksionimin e brendshëm të shtetit tonë”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka folur edhe për mospajtimet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare, duke thënë se mospajtimet mund të ndodhin, porse tha se besimi i ndërsjellë nuk duhet të vihet në pikëpyetje.

Presidentja komentoi dhe shtimin e rasteve të dhunës më bazë gjinore në Kosovë duke thënë se gjatë vitit 2023 tragjikisht u vranë disa gra.

“Dhuna me bazë gjinore nuk është thjeshtë një çështje e grave. Është test për njerëzimin e një krizë shoqërore që kërkon angazhimin tonë të palëkundur për ndryshim”, theksoi Osmani.

Dhuna me bazë gjinore sipas presidentes Osmani është duhet të shihet si trup kolektiv me të cilin duhet përballur të gjithë.

Osmani tha se për të parandaluar raste të dhunës me bazë gjinore duhet forcuar çdo hallkë në institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë.

Në fjalimin vjetor të presidentes morën pjesë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfshirë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. /REL

Previous Post

Sherr në burgun grek, 28-vjeçari plagos me thikë në qafë e gjoks shqiptarin

Next Post

Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohen dy administratorët e një call centeri në Tiranë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Jashari rikthehet në stërvitje me ekipin, i përgatitur për ndeshjen me Romën.

Jashari rikthehet në stërvitje me ekipin, i përgatitur për ndeshjen me Romën.

October 31, 2025
Costacurta shpreh kritika të forta ndaj Leao: Milani funksionon më mirë pa praninë e tij në fushë.

Costacurta shpreh kritika të forta ndaj Leao: Milani funksionon më mirë pa praninë e tij në fushë.

October 31, 2025
Luciano Spalletti firmos me Juventusin, ja vlera e kontratës së tij…

Luciano Spalletti firmos me Juventusin, ja vlera e kontratës së tij…

October 31, 2025
Dënime me ekzekutime, tortura dhe “duele gladiatorësh” në stilin e Romës antike: këto janë metodat që komandantët përdorin për të ndëshkuar ushtarët rusë që abandonojnë frontin.

Lajmi Fundit

Jashari rikthehet në stërvitje me ekipin, i përgatitur për ndeshjen me Romën.

by timoni.al
October 31, 2025
0

Ardon Jashari dhe Pervis Estupinan janë afër rikthimit në fushë, pas rikthimit të tyre në stërvitje nën drejtimin e trajnerit...

Read moreDetails
Costacurta shpreh kritika të forta ndaj Leao: Milani funksionon më mirë pa praninë e tij në fushë.

Costacurta shpreh kritika të forta ndaj Leao: Milani funksionon më mirë pa praninë e tij në fushë.

October 31, 2025
Luciano Spalletti firmos me Juventusin, ja vlera e kontratës së tij…

Luciano Spalletti firmos me Juventusin, ja vlera e kontratës së tij…

October 31, 2025
Dënime me ekzekutime, tortura dhe “duele gladiatorësh” në stilin e Romës antike: këto janë metodat që komandantët përdorin për të ndëshkuar ushtarët rusë që abandonojnë frontin.

Dënime me ekzekutime, tortura dhe “duele gladiatorësh” në stilin e Romës antike: këto janë metodat që komandantët përdorin për të ndëshkuar ushtarët rusë që abandonojnë frontin.

October 31, 2025
Xavi thotë përsëri “Jo”! Ish-trajneri i Barçës refuzon ofertën e një klubi të madh…

Xavi thotë përsëri “Jo”! Ish-trajneri i Barçës refuzon ofertën e një klubi të madh…

October 31, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Jashari rikthehet në stërvitje me ekipin, i përgatitur për ndeshjen me Romën.

Jashari rikthehet në stërvitje me ekipin, i përgatitur për ndeshjen me Romën.

October 31, 2025
Costacurta shpreh kritika të forta ndaj Leao: Milani funksionon më mirë pa praninë e tij në fushë.

Costacurta shpreh kritika të forta ndaj Leao: Milani funksionon më mirë pa praninë e tij në fushë.

October 31, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al