Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kushtetuesja pezullon ratifikimin e marrëveshjes, mediat italiane: Dush i ftohtë për Melonin

Editor by Editor
December 13, 2023
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Kushtetuesja pezullon ratifikimin e marrëveshjes, mediat italiane: Dush i ftohtë për Melonin
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese vendosi të shqyrtojë padinë e bërë nga dy palët e opozitës për marrëveshjen e refugjatëve me Italinë, duke pezulluar kështu automatikisht procedurën e ratifikimit në Kuvend të saj dhe ky lajm është pasqyruar gjerësisht dhe në mediat italiane.

“La Stampa” shkruan se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese erdhi pas dy ankesave të paraqitura veçmas nga Partia Demokratike Shqiptare dhe 28 deputetë të tjerë të rreshtuar përkrah ish-kryeministrit të qendrës së djathtë Sali Berisha.

“Apeli pretendon se marrëveshja është në kundërshtim me Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare të cilave Shqipëria aderon. Kjo do të thotë se ratifikimi parlamentar i marrëveshjes pezullohet derisa gjykata të nxjerrë një vendim, për të cilin ka 3 muaj,” shkruan më tej gazeta italiane.

Këtë vendim, La Stampa e quan si një “dush të ftohtë”, për qeverinë Meloni, pikërisht në ditën kur kryeministri mori mbështetjen e plotë nga presidentja e Komisionit Evropian von der Leyen.

Për von der Leyen, “ne duhet të punojmë së bashku për të ruajtur vrullin e krijuar nga Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillimin dhe Migracionin në korrik dhe të vazhdojmë këtë punë përmes procesit të Romës, duke eksploruar forma të ndryshme bashkëpunimi me vendet partnere mbi bazën e interesit të ndërsjellë.”

“Ansa” ka ndarë nga ana tjetër dhe informacione nga burimet pranë Këshillit të Ministrave në Itali.

“Burime sqarojnë se nuk duan të komentojnë vendimin e Gjykatës shqiptare, pasi është një vendim i një gjykate kushtetuese të një vendi të tretë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, nënvizohet se nuk ka asnjë shqetësim për ndonjë vonesë në zbatimin e Memorandumit, për ratifikimin e të cilit Kuvendi i Tiranës do të presë tashmë vendimin e Gjykatës,” shkruan ajo.

Previous Post

U pyet nga SPAK, gazetari: Mu bë presion për të treguar burimin e informacioneve

Next Post

E rëndë në Lushnje, digjet banesa, humb jetën i moshuari

Next Post
E rëndë në Lushnje, digjet banesa, humb jetën i moshuari

E rëndë në Lushnje, digjet banesa, humb jetën i moshuari

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al