Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nëna nuk i mban dot lotët/ Piloti i njofton gjatë fluturimit një 10-vjeçari se është shëruar nga kanceri

Editor by Editor
December 13, 2023
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Shendet, Vendi
0
Nëna nuk i mban dot lotët/ Piloti i njofton gjatë fluturimit një 10-vjeçari se është shëruar nga kanceri
0
SHARES
46
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pasagjerët në një fluturim amerikan për në Orlando, Florida patën një moment tronditës kur piloti i tha me krenari një djali dhjetë vjeçar se ishte shëruar nga kanceri.

Dhjetë vjeçari Jacob po udhëtonte me prindërit e tij në Florida për të vizituar parkun e Disney-t.

Në një moment, ndërsa avioni kishte ngritur lartësinë, piloti mori mikrofonin për të bërë njoftimet e zakonshme. Mirëpo, gjërat nuk rrodhën ashtu… Piloti i Fluturimit 567 planifikoi të bënte disa njoftime të rëndësishme, për të qenë të saktë “për fluturimin më të paharrueshëm” që ka pasur ndonjëherë, dhe filloi të ndajë lajmin e mirë me pasagjerët.

Fillimisht ai njoftoi se mes tyre ishte një fëmijë shumë i guximshëm, Jakobi 10-vjeçar, të cilit i kërkoi të ngrinte dorën që ta shihnin të gjithë. Më pas ai përshkroi historinë e djalit të vogël, i cili ka qenë duke luftuar me kancera të ndryshëm për pjesën më të madhe të jetës së tij. Dy vjet më parë, Jacob u diagnostikua me kancer në tru, por ai “sfidoi të gjithë mjekët e tij”, tha piloti, duke shtuar, “Ai është një luftëtar dhe unë dua që ju t’i jepni atij një duartrokitje“, siç bënë pasagjerët e tjerë.

“Por sot nuk po festojmë një udhëtim ëndrrash në Disneyland, po festojmë një mrekulli”, vazhdoi piloti i fluturimit.

Ankthi i pasagjerëve dhe kurioziteti i vogëlushit po rriteshin vazhdimisht. “Jakob, para se të niseshim morëm disa lajme që kam nderin dhe kënaqësinë t’i ndaj me ty,” tha piloti dhe u kërkoi pasagjerëve të nxirrnin kartonat që stjuardesat kishin lënë në xhepat e tyre. Menjëherë pas Jakobit dhe prindërve të tij, pasagjerët mbanin tabela shumëngjyrëshe prej kartoni që shkruanin: “Ti je pa kancer!”.

“Jakob, ti je një hero i vërtetë. Këto gjëra nuk ndodhin çdo ditë. Ne u informuam para se të niseshim se sipas analizave tuaja të fundit ju jeni të pastër nga kanceri!” njoftoi piloti me krenari dhe të gjithë shpërthyen në duartrokitje, ndërsa prindërit e tij përqafuan djalin e tyre, në lot gëzimi.

Previous Post

Sëmundja “meksikane” alarmon SHBA, çfarë është RMSF

Next Post

Dosja/ Tre plumba në qafë dhe e shkuara e zezë e “bosit” shqiptar në Ekuador

Next Post
Dosja/ Tre plumba në qafë dhe e shkuara e zezë e “bosit” shqiptar në Ekuador

Dosja/ Tre plumba në qafë dhe e shkuara e zezë e “bosit” shqiptar në Ekuador

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al