Saturday, March 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

KE: Ndryshimet klimatike, mungesa e fuqisë punëtore nga emigracioni dhe rënia e popullsisë rrezikojnë ekonominë shqiptare

Editor by Editor
December 11, 2023
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
KE: Ndryshimet klimatike, mungesa e fuqisë punëtore nga emigracioni dhe rënia e popullsisë rrezikojnë ekonominë shqiptare
0
SHARES
38
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Europian (KE) ka paralajmëruar në raportin e rij të fundit se ekonomia shqiptare do të përballet me disa rreziqe në rritje vitin e ardhshëm, që vijnë nga faktorë të brendshëm, si rreziqet e shtuara klimatike, problematika që është krijuar në mungesën e fuqisë punëtore si rrjedhojë e emigrimit të lartë dhe uljes së popullsisë.

Në raport, Komisioni tha se ekonomia pritet të ngadalësohet në 2023 dhe 2024.

“Pas zgjerimit të fortë në vitin 2022, që arriti në 4.8%, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të zbutet në 3.5% në 2023 dhe 3.1% në 2024, pasi konsumi privat parashikohet të ngadalësohet për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve dhe ecurisë më të dobët të punësimit”, thuhet në raport.

Por, edhe kjo perspektivë është subjekt i rreziqeve në rritje, sipas KE-së, kryesisht për shkak të ekspozimit të lartë të Shqipërisë nga ndryshimet klimatike, mungesës në rritje të fuqisë punëtore të kualifikuar për shkak të emigracionit dhe ecurisë negative të popullsisë.

Në raportin e fundit për zgjerimin, Komisioni theksonte përpjekjet e mëdha dhe investimet që duhen për t’u përshtatur me zhvillimet klimatike.

“Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj pasojave të ndryshimeve klimatike. Rritja e nivelit të detit, si dhe përmbytjet/thatësirat pritet të ndikojnë ndjeshëm në shoqëri, infrastrukturën publike dhe aktivitetet ekonomike.

Prandaj, duhet të miratohen planet e menaxhimit të rrezikut klimatik në të gjitha nivelet dhe infrastrukturat kryesore jetike duhet të jenë të mbrojtura nga klima, për të rritur qëndrueshmërinë e vendit ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike”.

KE thotë se edhe Banka e Shqipërisë duhet të analizojë ekspozimin e sistemit financiar dhe rreziqet e kredisë të lidhura me ndryshimet klimatike.

Një tjetër rrezik lidhet me varësinë e lartë që vendi ka nga hidrocentralet për gjenerimin e energjisë, që e bën të brishtë ndaj ndryshimeve klimatike.

“Vendi është një importues neto i energjisë elektrike me rreth 30% në vit, pasi energjia hidroelektrike nuk mjafton për të mbuluar nevojat e saj.

Nevojitet progres në ndërlidhjen e energjisë me vendet fqinje dhe ngritjen e një tregu të integruar rajonal të energjisë, për të forcuar sigurinë e furnizimit dhe për të krijuar mundësi për zhvillimin dhe tregtimin e energjisë së gjelbër.

Diversifikimi në burimet e mëdha diellore dhe të erës do të përmirësonte ndjeshëm sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe do të reduktonte cenueshmërinë e saj ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike”.

Problematika në gjetjen e fuqisë punëtore, si rrjedhojë e emigrimit të lartë dhe rënies graduale të popullsisë, është një tjetër rrezik për ekonominë.

“Pavarësisht përmirësimit të situatës së tregut të punës, emigracioni u rrit me 10.5% krahasuar me vitin 2021, duke çuar në një ulje të popullsisë me 1.1% në vitin 2022.

Kjo gjithashtu kontribuon në plakjen e popullsisë dhe godet financimin e sistemit të pensioneve, në të cilin Shqipëria tashmë ka një raport i ulët i kontribuuesve ndaj përfituesve”, thotë KE në raportin e zgjerimit.

Raporti e vë theksin te rritja e shqetësimeve të biznesit, si rrjedhojë e mungesës së fuqisë punëtore.

“Ekziston një perceptim në rritje se vështirësitë në rekrutimin e fuqisë punëtore të kualifikuar po bëhen pengesë për biznesin dhe sipërmarrësit po kërkojnë gjithnjë e më shumë masa nga qeveria për të ndihmuar në mbajtjen e punëtorëve dhe për të ofruar stimuj për kthimin e diasporës”. /Monitor

Previous Post

Tre aksidente këtë mëngjes në aksin Përrenjas-Librazhd, ja çfarë dihet deri tani?

Next Post

Elsa Lila fiton festivalin në RTSH/ Skandal i madh, Alfred Peza paracakton fituesin, këngëtarët nisin të bojkotojnë në grup

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Rama prezanton Raportin e BTI: Shqipëria udhëheq në Europën Juglindore për reformat politike dhe qeverisjen.

Rama prezanton Raportin e BTI: Shqipëria udhëheq në Europën Juglindore për reformat politike dhe qeverisjen.

March 28, 2026
“Ky nuk është konflikti ynë”/ Përplasja mes Donald Trump dhe kancelarit Merz në lidhje me situatën në Iran

“Ky nuk është konflikti ynë”/ Përplasja mes Donald Trump dhe kancelarit Merz në lidhje me situatën në Iran

March 28, 2026
Ish-kryeministri i Nepalit arrestohet pas protestave që rezultuan në vrasjen e 70 personave

Ish-kryeministri i Nepalit arrestohet pas protestave që rezultuan në vrasjen e 70 personave

March 28, 2026
Mungesa e notave të "Top Channel": Strakosha dhe Bajrami mbeten në klasë, ndërsa Sylvinho nuk e përdori Muçin. Pilo nuk pranoi të bëhej protagonist.

Notat e “Top Channel”/ Strakosha dhe Bajrami mbeten në klasë, Sylvinho nuk e besoi Muçin asnjëherë. Pilo tha “jo” për të u bërë hero.

March 28, 2026
Rama prezanton Raportin e BTI: Shqipëria udhëheq në Europën Juglindore për reformat politike dhe qeverisjen.
AKTUALITET

Rama prezanton Raportin e BTI: Shqipëria udhëheq në Europën Juglindore për reformat politike dhe qeverisjen.

by timoni.al
March 28, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar raportin e BTI, Indeksit të Transformimit të Bertelsmann Stiftung, i cili analizën dhe vlerëson cilësinë...

Read moreDetails
“Ky nuk është konflikti ynë”/ Përplasja mes Donald Trump dhe kancelarit Merz në lidhje me situatën në Iran

“Ky nuk është konflikti ynë”/ Përplasja mes Donald Trump dhe kancelarit Merz në lidhje me situatën në Iran

March 28, 2026
Ish-kryeministri i Nepalit arrestohet pas protestave që rezultuan në vrasjen e 70 personave

Ish-kryeministri i Nepalit arrestohet pas protestave që rezultuan në vrasjen e 70 personave

March 28, 2026
Mungesa e notave të "Top Channel": Strakosha dhe Bajrami mbeten në klasë, ndërsa Sylvinho nuk e përdori Muçin. Pilo nuk pranoi të bëhej protagonist.

Notat e “Top Channel”/ Strakosha dhe Bajrami mbeten në klasë, Sylvinho nuk e besoi Muçin asnjëherë. Pilo tha “jo” për të u bërë hero.

March 28, 2026
"Mungesa e tij është e pranishme çdo ditë" / Vajza e Dr. Florit emocionohet në 'Goca & Gra' teksa rememron të atin, gjithashtu diskuton për lojën e Mirit në BBVIP: Ai është i vetmi që…

“Prania e tij mungon çdo ditë”/ Vajza e Dr. Florit emocionohet në ‘Goca & Gra’ teksa e kujton të atin, duke folur gjithashtu për lojën e Mirit në BBVIP: I vetmi që…

March 28, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama prezanton Raportin e BTI: Shqipëria udhëheq në Europën Juglindore për reformat politike dhe qeverisjen.

Rama prezanton Raportin e BTI: Shqipëria udhëheq në Europën Juglindore për reformat politike dhe qeverisjen.

March 28, 2026
“Ky nuk është konflikti ynë”/ Përplasja mes Donald Trump dhe kancelarit Merz në lidhje me situatën në Iran

“Ky nuk është konflikti ynë”/ Përplasja mes Donald Trump dhe kancelarit Merz në lidhje me situatën në Iran

March 28, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al