Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mesazh SPAK-ut? Rama: Ne nuk jemi qiraxhinj, por zotë shtëpie, këtu nuk jemi republikë prokurorësh

Editor by Editor
December 8, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Mesazh SPAK-ut? Rama: Ne nuk jemi qiraxhinj, por zotë shtëpie, këtu nuk jemi republikë prokurorësh
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

21 Janari është peng i drejtësisë së vjetër. Kështu deklaroi Edi Rama nga Kongresi i PS-së ditën e sotme. I kujtoi drejtësisë së re se kjo është Republika e Shqipërisë dhe jo Republika e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kishte një “luftë” për meritat e drejtësisë së re. Tha se meritat i ka Partia Socialiste dhe jo SHBA-së e BE.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F3482527041998237%2F&show_text=false&width=560&t=0

“Gjithçka që po ndodh sot me hetimin, vendosjen në akuzë, për një sërë individësh me profil të lartë, është vetëm zgjimi i një shpirti drejtësie të fjetur prej më shumë se 100 vitesh në koma në nëntokën e shtetit shqiptar. 

Ne do të vazhdojmë ta mbështesim drejtësinë e re, por ka ardhur koha që të bëjmë shumë më tepër me veten dhe pastaj përmes PS-së për ta nxitur dhe ndihmuar të shtrihet në të gjithë organizimin e sistemit të drejtësisë. SPAK-u dhe GJKKO janë një apo dy km nga prokuroria e Tiranës. 

Këtu u fol për 21 Janarin.  Është peng i drejtësisë së vjetër. Nuk ka vajtur drejtësia e re tek prokuroria e Tiranës. Është i mbyllur në ato sundukët e maskarenjve të Shqipërisë. Imagjinoni prokuroritë dhe gjykatat e tjera. 

Kjo është republika e Shqipërisë dhe jo e prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë një pushtet i pavarur, por nuk janë i vetmi i pushtet i pavarur i kësaj republike që ka edhe dy pushtete të tjera të pavarura që nuk varen nga gjyqësori dhe as nuk i japin llogari gjyqësorit. Drejtësia e re të bëhet drejtësi europiane në të gjithë territorin” tha ai.

“Ka dy vite që flitet për një grup propozimesh për ndryshime në reformën në drejtësi, që vjen jo nga ne, por nga vetë sistemi i drejtësisë. Ne këtu nuk jemi qiraxhinj, por zotër shtëpie, që të gjithë së bashku. 

Pushtet e pavarur nuk janë republika në vete dhe Shqipëria nuk është federatë, por Republika është misione se përse këto tre pushtete ekzistojnë. Roli i kuvendit është i përcaktuar dhe rregulluar në ligje. Është Kuvendi qendra e gravitetit dhe jo qeveria. Puna për këtë ndryshim duhet të nisë një orë e më parë nga ne. ” tha ai më tej.

Previous Post

Merret në pyetje Erzen Breçani: E vërteta ime për djalin dhe Ervin Matën

Next Post

Rama: Në 2024 pensionistët do pajisen me kartën e tyre! Do e marrin pensionin në bankë

Next Post
Rama: Në 2024 pensionistët do pajisen me kartën e tyre! Do e marrin pensionin në bankë

Rama: Në 2024 pensionistët do pajisen me kartën e tyre! Do e marrin pensionin në bankë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al