Saturday, March 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shpenzimet për arsimin zbresin në 2,9% të PBB-së në 2022, niveli më i ulët që nga 2011

Editor by Editor
December 8, 2023
in AKTUALITET, Ekonomi, Lajmi Fundit, Vendi
0
Shpenzimet për arsimin zbresin në 2,9% të PBB-së në 2022, niveli më i ulët që nga 2011
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi më shumë të ardhura, shpenzimet publike për sektorët prioritarë të vendit, arsimi dhe shëndetësia kanë shënuar ulje në vitin 2022 si në raport me PBB-në ashtu edhe me shpenzimet e përgjithshme buxhetore.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, në vitin 2022 shpenzimet publike në sektorin e arsimit ishin 62.9 miliardë lekë ose 2,9% e PBB-së. Krahasuar me vitin 2021, shpenzimet publike në arsim shprehur si përqindje ndaj PBB-së kanë shënuar ulje me 0,2 pikë përqindje, ndërkohë shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rënie me 0,1 pikë përqindje.

Gjithashtu shpenzimet publike për shëndetësinë ishin sa 2.98% e PBB-së më 2022 sipas INSTAT. Si përqindje ndaj PBB-së kanë shënuar rënie me 0,44 pikë përqindje në raport me 2021, ndërsa shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rënie me 0,90 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021.

Dy shërbimet themelore publike arsimi dhe shëndetësia janë të nën-financuara në raport me vendet e tjera të Rajonit dhe Europës. Financimet në arsim kanë kthyeshmëri të lartë në krahasim me sektorët e tjerë, pasi rrisin kualitetin dhe aftësitë e kapitalit human. Një forcë pune e mirë-arsimuar është në gjendje të çojë përpara një model më të avancuar ekonomik.

Përgjatë gjithë tre dekadave të tranzicionit shpenzimet në kanë qëndruar në rreth 3 për qind të PBB-së.

Në mënyrë krahasimore, në lidhje me shpenzimet në arsim si përqindje e PPB-se, treguesi i Shqipërisë është poshtë vendeve të rajonit që financojnë 4-5% të PBB për arsimin dhe poshtë vendeve të OECD që financojnë 6-7% të PBB-së tyre për arsimin.

Sakaq sektori i arsimit po tkurret si rrjedhojë e rënies së lindjeve dhe emigracionit të lartë që ka çuar në uljen e nxënësve në klasa. Hapësirat financiare po zgjerohen dhe ekspertët e shohin si mundësi të artë për rritjen e financimeve sidomos për universitet dhe kërkimin shkencor.

Përgjatë tre dekadave të tranzicionit sektorit i arsimit në vend u tkurr me rreth 35%, nga rënia e numrit të nxënësve. Zhvillimet demografike lajmërojnë se gjatë dekadës në vijim do të kemi sërish rënie dhe do të ketë përgjysmim të studentëve.

Rënia e lindjeve emigracioni i përqendruar në moshat e reja pritet të çojë numrin total të studenteve që regjistrohen në vit të parë jo më shumë se 10 mijë në vitin 2032 dhe jo më shumë se 50-60 mijë studentë gjithsej në universitete nga rreth 120 mijë që ishin në vitin akademik 2022-2023. /Monitor

Previous Post

Policia shqiptare arreston “Peshkaqenin”‘ në Tiranë, kush është Princ Dobroshi bosi i drogës në Europë!

Next Post

“Mezi pres të të ritakoj”, humbi jetën në Itali, çfarë shkruante i riu shqiptar për vëllanë që vdiq disa muaj më parë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Armando Broja mbetet në pankinë, Burnley humb në Londër përballë Fulhamit

March 21, 2026
Ngjarje tragjike në Itali/ Orteku masiv shkakton vdekjen e dy individëve, tri persona të tjerë janë të plagosur rëndë

Bundesliga/Bayerni i Mynihut vazhdon rrugën e tij drejt titullit, ‘rrëmujë’ golash në takimin mes FC Köln dhe Borussia Moenchengladbach.

Ministrja Gërvalla shpallet non grata në Shqipëri? Ambasadori Petrit Malaj jep përgjigjen e tij nga Prishtina.

LAJME

by timoni.al
March 21, 2026
0

Transferta e Londrës ishte e hidhur për Burnley dhe Armando Brojën, pasi skuadra u mund me rezultatin 3-1 nga Fulham....

Read moreDetails
Ngjarje tragjike në Itali/ Orteku masiv shkakton vdekjen e dy individëve, tri persona të tjerë janë të plagosur rëndë

Ngjarje tragjike në Itali/ Orteku masiv shkakton vdekjen e dy individëve, tri persona të tjerë janë të plagosur rëndë

March 21, 2026
Bundesliga/Bayerni i Mynihut vazhdon rrugën e tij drejt titullit, ‘rrëmujë’ golash në takimin mes FC Köln dhe Borussia Moenchengladbach.

Bundesliga/Bayerni i Mynihut vazhdon rrugën e tij drejt titullit, ‘rrëmujë’ golash në takimin mes FC Köln dhe Borussia Moenchengladbach.

March 21, 2026
Ministrja Gërvalla shpallet non grata në Shqipëri? Ambasadori Petrit Malaj jep përgjigjen e tij nga Prishtina.

Ministrja Gërvalla shpallet non grata në Shqipëri? Ambasadori Petrit Malaj jep përgjigjen e tij nga Prishtina.

March 21, 2026
Anijet japoneze mund të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, konfirmon Irani: e hapur për vendet që nuk janë armiq.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Armando Broja mbetet në pankinë, Burnley humb në Londër përballë Fulhamit

Armando Broja mbetet në pankinë, Burnley humb në Londër përballë Fulhamit

March 21, 2026
Ngjarje tragjike në Itali/ Orteku masiv shkakton vdekjen e dy individëve, tri persona të tjerë janë të plagosur rëndë

Ngjarje tragjike në Itali/ Orteku masiv shkakton vdekjen e dy individëve, tri persona të tjerë janë të plagosur rëndë

March 21, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al