Monday, June 9, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Ankthi” i Europianit, biletat nga Shqipëria në qytetet gjermane në qershor-korrik i kalojnë 300 euro një drejtim

Editor by Editor
December 6, 2023
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Sport, Vendi
0
“Ankthi” i Europianit, biletat nga Shqipëria në qytetet gjermane në qershor-korrik i kalojnë 300 euro një drejtim
0
SHARES
54
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtare shqiptare shënoi një tjetër arritje historike, duke u kualifikuar për herë të dytë në kampionatin europian, i cili do të zhvillohet në Gjermani nga data 14 qershor deri në 14 korrik.

Interesi për të ndjekur Kombëtaren por dhe ndeshjet e tjera të Europianit natyrshëm që është i madh, por kjo ka një kosto të lartë. Udhëtimi drejt qyteteve gjermane duket tepër i shtrenjtë, ku vetëm vajtja kushton mbi 300 euro dhe kthimi rreth 200 euro, me një total prej 500 euro në dy drejtime.

Shtrenjtimi i biletave duket se është i lidhur me kërkesën e lartë për të udhëtuar drejt Gjermanisë për ndeshjet e Europianit, pasi është specifik vetëm për qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet apo ato afër tyre (më pas mund të udhëtohet me tren në destinacionin e kërkuar), për të udhëtuar psh drejt Italisë në qershor është shumë më lirë, me bileta vajtje-ardhje që mund ti gjesh edhe me 50 euro.

Psh, për të shkuar në Dortmund në datën 14 qershor, një ditë përpara se të zhvillohet ndeshja e parë e Kombëtares me Italinë, bileta në vajtje kushton 309 EURO dhe për kthimin në datën 16 është 254 euro. Në total bileta kushton mbi 500 euro.

Në të njëjtat data, për të shkuar në Milano, psh, bileta vajtje kushtojnë nga 30 euro dhe në kthim gjen edhe me 24 euro.

Dortmundi mbetet i shtrenjtë përgjatë gjithë qershorit, ndonëse pak më i lirë se në ditën e ndeshjes, por sërish çmimet nuk zbresin nën 300 euro vajtje-ardhje.

Në 18 qershor, Kombëtarja ka ndeshjen e dytë të fazës së grupeve me Kroacinë, që do të zhvillohet në Hamburg. Vajtja në 17 qershor kushton 255 euro dhe kthimi në 19 qershor është rreth 190 euro. Ndërsa në 30 qershor, psh vajtja për në Hamburg kushton 550 euro.

Për ndeshjen e 24 qershorit, “Shqipëri- Spanjë” në Dusseldorf, nuk ka linjë direkte drejt këtij qyteti. Dy alternativat më të afërta janë Dortmundi, vajtja drejt të cilit në 23 qershor kushton 230 euro dhe kthimi në 25 kushton deri në 254 euro.

Biletat janë shtrenjtuar dhe në shtete që janë afër Gjermanisë dhe janë të arritshme me tren. Psh, në 14 qershor, një ditë përpara ndeshjes me Italinë vajtja nga Tirana në Einthoven (që është një orë e 50 minuta me tren deri në nga Dusseldorf) është 205 euro. Në fillim të muajit biletat drejt Einthoven luhaten mes 30-60 euro një drejtim. E njëjta tendencë edhe për biletat drejt Brukselit, që është rreth 3 orë larg me tren.

Vitet e fundit biletat e avionëve janë ulur ndjeshëm si rrjedhojë e hyrjes së operatorëve low cost, por për pikun e sezonit si në gusht apo në dhjetor, biletat gjithmonë kërcejnë, duke arritur rekordin për ndeshjet e Europianit.

Aktorët e tregut pohojnë se një nga arsyet e rritjes së çmimeve lidhet edhe me faktin se agjencitë e udhëtimeve kanë parablerë shumë bileta për periudhën e kampionatit, duke i paraprirë kërkesës së lartë që do të ketë për bileta në muajin e europianit. /Monitor

Previous Post

Ekskluzive/ Blendi Teta njihej me vëllezërit Duka që në vitin 2016. Mori shtëpi dhuratë prej tyre që të nxirrte në prite Santiago Malkon

Next Post

Marrëveshja për emigrantët, Balla: Shpenzimet do të mbulohen nga qeveria italiane, do të vijnë rreth 3 mijë refugjatë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Lëndë narkotike në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

Lëndë narkotike në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

June 9, 2025
VIDEO/ Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

VIDEO/ Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

June 9, 2025
Berisha publikon pamjet e transformimit të Spiropalit: Kjo është ‘Metamorfoza’ e vërtetë, jo ajo e Pëllumb Gjokës

Berisha publikon pamjet e transformimit të Spiropalit: Kjo është ‘Metamorfoza’ e vërtetë, jo ajo e Pëllumb Gjokës

June 9, 2025
Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës! Shqipëria është toka e kokainës

AKTUALITET

Lëndë narkotike në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

by Editor
June 9, 2025
0

Ditët e fundit, në plazhin e Shëngjinit është mbajtur festivali i “UNUM”, i cili njihet për “shthurjen” e të rinjëve”,...

Read moreDetails
VIDEO/ Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

VIDEO/ Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

June 9, 2025
Berisha publikon pamjet e transformimit të Spiropalit: Kjo është ‘Metamorfoza’ e vërtetë, jo ajo e Pëllumb Gjokës

Berisha publikon pamjet e transformimit të Spiropalit: Kjo është ‘Metamorfoza’ e vërtetë, jo ajo e Pëllumb Gjokës

June 9, 2025
Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës! Shqipëria është toka e kokainës

Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës! Shqipëria është toka e kokainës

June 9, 2025
“Farsa nuk njihet kurrë”/ Berisha: Këto fakte të pakundërshtueshme delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet

“Farsa nuk njihet kurrë”/ Berisha: Këto fakte të pakundërshtueshme delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet

June 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Lëndë narkotike në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

Lëndë narkotike në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

June 9, 2025
VIDEO/ Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

VIDEO/ Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

June 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al