VAZHDOJNË SKANDALET E KAPTER PEZËS NË RTSH
Herë pas here Ju kemi informuar për sjelljet antiligjore, antietike të kapterit të emëruar në krye të RTSH-së në mënyrë të jashtëligjshme.
Por kapteri vazhdon me kokëfortësi ketë lloj sjelljeje në RTSH të cilën e maskon me propagandën e tij për “një RTSH të madhe dixhitale”.
Tashmë kapter Preza nuk mjaftohet vetëm me largime të personelit të nivelit teknik, por ka kapërcyer çdo imagjinatë normale dhe i është drejtuar personelit drejtues. Kështu më datë 30 Nëntor ka “pezulluar” nga detyra Drejtuesin e Njësisë Teknike me sebepe të denja për nivelin foshnjor të poeto-juristit që mban postin e jashtëligjshëm të Drejtorit Juridik.
Këtë veprim antistatuor, e ka shoqëruar me disa të tjera që janë të denja për roman triller. Kështu ka dhënë urdhër verbal, pra me goje që Drejtuesit të Njësisë Teknike ti hiqet aksesi në ambientet e RTSH-së, ti hiqet aksesi në email-in e institucionit si dhe për finale “horror” ka urdhëruar çetën e tij bashibozuke me në krye Drejtorin e Shërbimëve Mbështetëse Gertian Peqini (ish shoferin personal të tij) që të bllokoje edhe aksesin në zyrë duke ndërruar bravën e derës. Ky veprim i fundit i pa shoqëruar me asnjë procesverbal që do ishte minimumi në këtë rast.
Për të sqaruar lexuesit, pezullimi i Drejtuesit të Njësisë Teknike është veprim antiligjor pasi çdo masë që parashikon statuti i RTSH-së (ku nuk bën pjesë fare pezullimi) mundet vetëm të propozohet nga Drejtori i Përgjithshëm dhe në çdo rast miratohet ose jo nga Këshilli Drejtues i RTSH-së.
Por ku pyet kapteri për ligje apo statutin që rregullojnë veprimtarine e RTSH-së.
Pasi e bëri “përshesh” gjithë personelin krijues (regjizorë, redaktorë, gazetarë, moderatorë) dhe i vuri në krye në mënyrë të jashtëligjshme Bora Xhanijen (mikeshën e zemrës) e cila edhe sot vazhdon të jetë e pamiratuar nga Këshilli Drejtues, pasi u mor me shkatërrimin e pjesës më të mirë sipas tij që ka RTSH-ja, Njësinë Teknike, tashmë spo e mbajnë më nervat dhe urdhëron veprimet e mësipërme që do tja kishin zili edhe hetuesit e kohës së diktaturës. Gjithsesi e ftojmë Këshillin Drejtues të RTSH-së të mos ndërmarrë asnjë veprim, sepse që sot e tutje mendon dhe vepron Kapter Preza për ju.
Kjo për aq kohë sa ju të nderuar anëtarë të Këshillit nuk dilni kundër këtyre veprimeve antiligjore, sepse përndryshe do marri masa që tju ndalohet edhe ju hyrja në institucion dhe deri në largimin apo zëvendësimin tuaj me ushtarë të bindur të tij.
Ne vazhdojmë të nxjerrim në pah fytyrën e vërtetë të kapter Pezës, jashtë “podcasteve” që reklamon se do të realizojë me miqtë e tij të ngushtë e shokë të shokëve. Çdo ditë kapteri shkel dispozitat e Kodit të Punës dhe të kontratave të punës dhe e ka cënuar rëndë parimin e sigurisë juridike.
Kjo reflektohet në një klimë pasigurie dhe frike të lëvizjes në korridoret e RTSH-së pa menduar se mund të flasësh apo të mendosh ndryshe nga veprimet apo sjelljet e Kapterit dhe çetës së tij dallkauke.














